Astro Fun

Gati për tapetin e kuq? 7 shenjat me më shumë gjasa për t’u bërë të famshëm!

Shkruar nga Anabel

5 Shkurt 2021

Gati për tapetin e kuq? 7 shenjat me më shumë gjasa për

Nëse besoni në astrologji dhe shpesh ju ndodh të pyesni veten a ka ndonjë probabilitet sado të vogël për t’u bërë të famshëm, shihni  listën e mëposhtme dhe zbulojeni:

Luani

Luanët janë kërkuesit e lindur të famës. Ata gjithmonë dëshirojnë vëmendjen dhe janë të aftë ta mbajnë atë. Në fakt, duhet thënë se e meritojnë popullaritetin që dëshirojnë.

Shigjetari

Njerëzit e shenjës së Shigjetarit arrijnë ta marrin gjithnjë vëmendjen dhe s’i tremben aspak asaj. Kjo shenjë zjarri është gjithmonë me vetëbesim të lartë dhe nuk heziton të rrezikojë për të marrë çfarë dëshiron.

Dashi

Dashi është një shenjë zjarri luftëtare me cilësi udhëheqese. Nuk i pëlqen popullariteti i Instagramit, por do gjeni gjithmonë një Dash në një vend me pozitë të fuqishme. Ka të ngjarë t’i futen politikës.

Akrepi

Këta njerëz mund ta çojnë famën e tyre në majë dhe ta mbajnë atë sa të duan. Bëjnë shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe kërkojnë të kenë gjithë vëmendjen.

Gaforrja

Gaforres i pëlqen të qëndrojë në shtëpi dhe të bëhet i famshëm online. Tërheqin vëmendje, thjesht duke hedhur një foto nga shtëpia.

Binjakët

Edhe Binjakëve u pëlqen “të duken”  e të kenë gjithë vëmendjen. Mund të bëhen shumë të famshëm, por kur gjërat shkojnë keq, gjasat janë të mos dijnë ç’të bëjnë me gjithë vëmendjen prej famës.

Virgjëresha

Virgjëreshat e lidhin famën me paratë. U pëlqen vëmendja dhe popullariteti, vetëm nëse këto vijnë të shoqëruara me ca para.

Burimi: Business World

MOS I HUMBISNI