Celebrity

Ku humbi 'Free Britney'? Na e thotë menaxherja e rrjeteve sociale të këngëtares!

Shkruar nga Anabel

5 Shkurt 2021

Ku humbi 'Free Britney'? Na e thotë menaxherja e rrjeteve sociale

Menaxherja e rrjeteve sociale të Britney Spears ka mohuar teoritë e ndjekësve që thonë se Britney ka nevojë për ndihmë.

Prania e Britney Spears në Instagram dhe TikTok i ka bërë njerëzit të mendojnë se ajo po kërkon ndihmë mes shenjave të koduara në rrjete sociale.

Megjithatë, gruaja e cila është punësuar për të ndihmuar në drejtimin e e rrjeteve sociale të këngëtares, tha se teoritë janë “të pasakta”.

Në një postim në Instagramin e saj të mërkurën, Cassie Petrey, thotë se Spears vendos vetë se çfarë hedh në rrjete sociale, përfshirë videot e saj duke kërcyer, selfiet dhe fotot me lule.

“Britney krijon vetë postimet dhe përshkrimet nën foto. Ajo vendos vetë për gjithçka. Spears thjesht po jeton jetën e saj dhe po përpiqet të argëtohet në Instagram. Ajo ka një ekip për të ndihmuar strategjizimin si çdo njeri i famshëm i madh që e bën këtë gjë në këtë pikë të karrierës.”

Më pas, menaxherja thekson:

“Britney nuk është duke kërkuar ndihmë ose duke lënë mesazhe sekrete në rrjetet e saj sociale.”

Lëvizja #FreeBritney ka tërhequr mbështetje nga të famshëm duke përfshirë Paris Hilton dhe Rose McGowan, dhe qindra mijëra njerëz nënshkruan një peticion verën e kaluar duke i kërkuar Shtëpisë së Bardhë t'i jepte fund kujdestarisë që i ati ka për Britney-n.

Ku humbi 'Free Britney'? Na e thotë menaxherja e rrjeteve sociale

Megjithatë, sipas vajzës që menaxhon rrjetet sociale të këngëtares, të gjitha paskan qenë për asgjë.

Ku humbi 'Free Britney'? Na e thotë menaxherja e rrjeteve sociale

Burimi: Insider

MOS I HUMBISNI