Për disa gra, muskujt vaginalë në mënyrë të pavullnetshme ose këmbëngulëse tkurren kur ndodh penetrimi vaginal. Kjo quhet vaginizëm (vaginismum). Kontraktimet mund të parandalojnë marrëdhëniet seksuale ose ta bëjnë atë shumë të dhimbshme.
Kjo mund të ndodhë:
- teksa partneri përpiqet të penetrojë
- kur një grua vendos një tampon
- kur një grua preket afër zonës intime
Vaginizmi nuk ndikon te dëshira seksuale, por mund të ndalojë penetrimin. Ky mosfunksionimi seksual mund të ndodhë si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat dhe zakonisht mund të kurohet.
Nuk është faji juaj dhe nuk është asgjë për t’u turpëruar. Sidoqoftë, këto çrregullime mund të ndikojnë te marrëdhënia dhe cilësinë e jetës suaj.
Ekspertët nuk e dinë saktësisht se sa gra kanë vaginizëm, por gjendja konsiderohet të jetë e pazakontë.
Llojet e vaginizmit
Vaginizmi klasifikohet në dy lloje:
- primar: kur penetrimi vaginal nuk është arritur kurrë
- sekondar: kur penetrimi vaginal është arritur një herë, por nuk është më i mundur
Disa gra përjetojnë vaginizëm pas menopauzës. Kur nivelet e estrogjenit bien, mungesa e lubrifikimit dhe elasticitetit vaginal e bën marrëdhënien të dhimbshme, stresuese ose të pamundur.
Shkaqet e vaginizmit
Jo gjithmonë ka një arsye. Gjendja mund të lidhet me:
- abuzimin seksual ose trauma të kaluara
- marrëdhënie të dhimbshme të mëparshme
- faktorë emocionalë
Në disa raste, nuk gjendet një shkak i drejtpërdrejtë. Për të dhënë një diagnozë, mjeku do të bëjë një test fizik dhe do të pyesë për historinë mjekësore dhe seksuale.
Simptomat e vaginizmit
Shtrëngimi i pavullnetshëm i muskujve të vaginës është simptoma kryesore e vaginizmit, por ashpërsia e gjendjes ndryshon midis grave. Në të gjitha rastet, shtrëngimi i vaginës e bën penetrimin e vështirë ose të pamundur.
Nëse keni vaginizëm, nuk mund të kontrolloni ose të ndaloni tkurrjet e muskujve të vaginës. Vaginizmi mund të ketë simptoma shtesë, duke përfshirë frikën nga penetrimi i vaginës dhe dëshira e zvogëluar seksuale.
Gratë me vaginizëm shpesh raportojnë një dhimbje djegieje ose pickimi.
Nëse keni vaginizëm, nuk do të thotë që do të pushoni së shijuari aktivitetet seksuale fare. Gratë që kanë këtë gjendje mund të ndiejnë kënaqësi seksuale dhe të kenë orgazma.
Shumë aktivitete seksuale nuk përfshijnë penetrim, duke përfshirë:
- seks oral
- masazh
- masturbim
Diagnostikimi i vaginizmit
Simptomat shpesh ndryshojnë nga një grua në tjetrën dhe mjeku mund të pyesë:
- kur e keni vënë re për herë të parë problemin
- sa shpesh ndodh
- çfarë duket sikur e shkakton
Mundësitë e trajtimit të vaginizmit
1. Terapi dhe këshillim seksual: Edukimi zakonisht përfshin të mësosh rreth anatomisë tënde dhe çfarë ndodh gjatë kënaqësisë dhe marrëdhënies seksuale. Merrni informacione edhe për muskujt e përfshirë në vaginizëm. Kjo mund t'ju ndihmojë të kuptoni se si funksionojnë pjesët e trupit dhe se si trupi juaj përgjigjet. Këshillimi mund t'ju përfshijë vetëm ose me partnerin.
2. Zgjeruesit e vaginës: Mjeku mund t’ju rekomandojë të mësoni si të përdorni zgjeruesit e vaginës.
3. Fizioterapi: Nëse e keni të vështirë të përdorni zgjeruesit e vaginës, këshillohuni me fizioterapistë që janë të specializuar për zonën e legenit.
Të jetosh me vaginizëm
Është e rëndësishme të mbani mend që nuk ka asgjë për t'u turpëruar. Biseda me partnerin për ndjenjat dhe frikën tuaj mbi marrëdhëniet seksuale mund t'ju ndihmojë të ndiheni më të qetësuar. Mjeku dhe terapisti mund t’ju ofrojë metoda relaksuese. Eksperimentoni dhe kuptoni se çfarë funksionon për ju.
Burimet: Healthline, WebMD