Kinema & TV

‘Emily in Paris’ në Golden Globes: Njerëzit pa fjalë, madje edhe vetë skenaristja e serialit

Shkruar nga Anabel

4 Shkurt 2021

‘Emily in Paris’ në Golden Globes: Njerëzit pa fjalë,

Kur nominimet e edicionit të 78 të Golden Globes u bënë publike, njerëzit prisnin shumë gjëra, përveçse të shihnin “Emily in Paris” të nominuar jo një, por dy herë dhe në kategori të rëndësishme.

‘Emily in Paris’ në Golden Globes: Njerëzit pa fjalë,

Prodhimi i Netflix u nominua për “Serialin më të mirë komedi” – ndërkohë që njerëzit në Twitter shkruajnë se askush nuk qeshi – ndërsa aktorja Lily Collins u nominua për “Aktoren më të mirë” – ndërkohë që sërish Twitteri reagoi duke thënë se nuk do shumë mund të “aktrosh si një vajzë e këndshme dhe e famshme në Instagram”.

‘Emily in Paris’ në Golden Globes: Njerëzit pa fjalë,
‘Emily in Paris’ në Golden Globes: Njerëzit pa fjalë,

Të habitur janë edhe njerëzit që realisht e kanë pëlqyer dhe shijuar serialin. Duket se nominimin nuk e ka pritur kurrsesi as Deborah Copaken, e cila është një nga njerëzit që kanë shkruar historinë. Në një artikull, ku rrëfen për habinë teksa mori vesh lajmin, ajo thotë se “patjetër që është e ngazëllyer”, por nga ana tjetër është edhe e zhgënjyer. Sipas saj, “I May Destroy You” duhet të ishte nominuar patjetër.

“’I May Destroy You’ nuk është shfaqja e preferuar e 2020, është e preferuara ime e të gjitha kohërave. Bazohet te një çështje e komplikuar si përdhunimi – unë jam vetë një e mbijetuar e sulmit seksual – dhe mbushet me humor, patos dhe një histori të ndërtuar aq mirë, sa më duhej ta shihja dy herë për ta kuptuar si arriti krijuesja Michaela Coel ta bënte.”

‘Emily in Paris’ në Golden Globes: Njerëzit pa fjalë,
Michaela Coel në "I May Destroy You"

A do të fitojë ndonjë "Emily in Paris" në Golden Globes? Ndoshta. A do të zhgënjehen njerëzit? Patjetër, por ç'të bësh - c'est la vie.

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI