Showbiz

Top Channel: Anuloje at' Tean!

Top Channel: Anuloje at' Tean!

Pas gjithë zhurmës që bëri trekëndëshi Andi-Tea-Beart në Për'puthen dhe shumë (mos)sqarimeve në Instastory, YouTube dhe në studion e Për'puthen, të gjitha u pasuan me një rënie të ndjekësve në Instagram, të Andit dhe Teas.

Ndërsa, pak orë më parë, profili i kësaj të fundit nuk shfaqet më. Në YouTube nuk duket gjëkundi as videoja e Teas: "E vërteta...". 

Ndërkohë, Tea thotë, nga Instagrami tjetër i saj, ose më i saktë nga Instagrami i përbashkët i Teas dhe qenushit të vet, se pas këtij largimi në rrjetet sociale nuk fshihet ajo.

Në Instastory ajo ka publikuar, njoftimin që ka marrë nga YouTube pasi i është fshirë videoja ku thuhet se "pretendimi është bërë nga: Top-Channel", për çështje të së drejtës së autorit.

Nëpërmjet kompanisë që menaxhon të drejtat e autorit, Top Channel ka të drejtë të raportojë çdo faqe në Instagram apo në një rrjet tjetër social ku cënohet e drejta e pronësisë, qoftë edhe me një foto apo material nga programet e tij (si në rastin e Teas). 

Megjithatë, përveç kësaj, mbyllja e Instagramit mund të ketë ardhur edhe si pasojë e një humbjeje drastike të ndjekësve në profilin e Teas, shumë prej të cilëve mund edhe ta kenë "raportuar" (report) ose t'i kenë bërë block, duke dhënë idenë e një profili të parregullt, spam ose diçka tjetër, që vetë Instagrami ka tendencë t'i fshijë.

Përsa i përket videos së postuar nga Tea, në të shfaqet vetëm ajo, pra asnjë moment nga Për'puthen. Duke marrë parasysh këto, gjasat janë që Tea ta rikthejë videon e saj në YouTube, pasi nuk ka shkelje pronësie. 

Këtë e tregon dhe fakti që videoja gjendet në YouTube, por në kanale të tjera, jo atë të Teas.

Në story-n e radhës, ish-konkurrentja e Për'puthen shkruan:

"Në fillim video në YouTube, tani Instagrami. Çfarë tjetër?" - Duke nënkuptuar se edhe Instagramin ia mbylli Top Channel. [?]

Nga ana tjetër, në profilin e Instagramit të Andit, nuk ka më asnjë gjurmë nga Për'puthen dhe asnjë foto nga studioja e emisionit. Kjo, me siguri për t'i shpëtuar rregullave të pronësisë që u përmendën më lart.

Çfarë tjetër? - Kjo mbetet për t'u parë.

Top Channel: Anuloje at' Tean!

Top Channel: Anuloje at' Tean!

Top Channel: Anuloje at' Tean!

 

 

REELS

Oh so it’s bromance not romance now? Uffaa

Shikim të këndshëm

Gjatë dasmës, Blero kujton mikun e ndjerë Shpat Kasapi, duke vallëzuar me këngën e tij më të njohur.

Edhe une pjesën e brendshme shoh te një mashkull, po atë pjesë dua ta çoj në palestër

Dhe ti akoma s’ke gjetur burrin nr.1 …..

Jennifer Lawrence veshi fustanin më risque ndonjëherë në Golden Globes, i krijuar enkas për të nga Sarah Burton për Givenchy. Lawrence ishte nominuar në kategorinë “Best Actress” për rolin e saj në filmin “Die with it”.

Nikki Glaser nuk kurseu askënd në monologun e saj në Golden Globes 2026 😬 Duke iu drejtuar Leonardo DiCaprio, ajo tha: Çfarë karriere ke pasur, role ikonike, ke punuar me regjisorët më të mëdhenj, ke fituar 3 Golden Globes, një Oscar dhe gjëja më mbresëlënëse është që i ke arritur të gjitha këto para se e dashura jote të mbushte 30 vjeç.” Pastaj Glaser shtoi: “Leo, më vjen keq për shakanë, ishte e lirë por sinqerisht, ne nuk dimë asgjë tjetër për ty. Hap pak zemrën, o burrë.” Madje ajo ironizoi se intervista më e thellë që ka dhënë ndonjëherë DiCaprio ishte në Teen Beat në 1991 🤭

❤️❤️

Kylie Jenner e veshur me Versace dhe diamantë 75 karat.

Kate Middleton mbush sot 44 vjeç dhe, duke thyer traditën, në vend të portretit të zakonshëm që zakonisht postohet, Princesha e Uellsit ka publikuar një video. Episodi i katërt dhe i fundit i “Mother Nature”, një seri videosh të shkurtra që princesha ka ndarë gjatë vitit të kaluar, eksploron lidhjen mes ndryshimit të stinëve dhe shëndetit mendor. Në këtë video, Kate Middleton flet për bukurinë e shërimit dhe mrekullinë e të qenit gjallë 🤍 Kate Middleton njoftoi publikisht në mars të vitit 2024 se ishte diagnostikuar me kancer. Vetëm disa muaj më vonë, Princesha e Uellsit bëri të ditur se kishte përfunduar kimioterapinë. Në janar të vitit 2025, ajo tregoi se simptomat e sëmundjes ishin pakësuar.

Top Channel: Cancel at'Tean!

Top Channel: Anuloje at' Tean!

After all the fuss made by the Andi-Tea-Beart triangle on Per'puthen and many (mis) explanations on Instastory, YouTube and Per'puthen's studio, it was all followed by a drop in followers on Instagram, Andi and Tea.

Whereas, a few hours ago, the profile of the latter is no longer displayed. The "explanatory" video with Tea's "truth" does not appear anywhere on YouTube. 

However, Tea still has something to say from her other Instagram, or more accurately from the shared Instagram of Tea and her puppy.

On Instastory, she published the announcement she received from YouTube after the video was deleted, stating that "the claim was made by: Top-Channel."

In the next story, the former competitor of Për'puthen writes:

"First YouTube video, now Instagram. What else?" - Meaning that social networks were shut down by the production [?]

"That remains to be seen."

Top Channel: Anuloje at' Tean!

Top Channel: Anuloje at' Tean!