Style Tips

6 blerje të zgjuara për t'i veshur tani dhe gjatë gjithë pranverës

Shkruar nga Anabel

2 Shkurt 2021

6 blerje të zgjuara për t'i veshur tani dhe gjatë

Jemi ende në mes të dimrit, por pranvera vjen aq shpejt sa pa e kuptuar gjendeni para fjalisë ikonike: "S'kam asgjë për të veshur!"

Merreni me qetësi dhe filloni të blini me zgjuarësi që tani. Qëllimi kryesor për momentin është të ndiheni ngrohtë dhe të dukeni bukur dhe mund t'ja dilni, nëse zgjidhni me kujdes veshje që mund t'i përdorni deri në fund të pranverës.

6 blerje të zgjuara për t'i veshur tani dhe gjatë

1. Këtë pallto!

Ju mban ngrohtë, dukeni e veshur shtrenjtë dhe mbi të gjitha mund ta përdorni për shumë gjatë!

6 blerje të zgjuara për t'i veshur tani dhe gjatë

2. Kominoshet!

Në dimër mund t'i vishni me një pallto lart, në pranverë tregojini botës sa bukur ju rrinë. Mund t'i vishni në çdo orë të ditës dhe të bini po njësoj në sy.

6 blerje të zgjuara për t'i veshur tani dhe gjatë

3. Pantallonat e lëkurës

Janë MUST! Ju e dini që s'bëni dot pa to, prandaj një palë pantallona lëkure s'duhet të mungojnë kurrsesi në dollap. Ndryshojnë komplet veshjen dhe mund t'i përdorni deri në fund të prillit!

6 blerje të zgjuara për t'i veshur tani dhe gjatë

4. Jeleku i leshtë

Gjëja që shihni më shumë në Instagram kohët e fundit. Ka shumë mënyra për ta kombinuar, por klasikja është kjo.

6 blerje të zgjuara për t'i veshur tani dhe gjatë

6 blerje të zgjuara për t'i veshur tani dhe gjatë

5. Fustan i plotë treçereksh

Sa i zakonshëm aq edhe i veçantë nëse e kombinoni me finesë.

6 blerje të zgjuara për t'i veshur tani dhe gjatë

6. Këmishat me kuadrata

Trendi i ditëve të fundit! Sa sportive aq edhe elegante! Këmishat praktike mund t'i vishni tani poshtë palltos/xhupit dhe në pranverë kështu!

Burimi: Who What Wear

MOS I HUMBISNI