Elon Musk thotë se një nga startup-et e tij përfshin një majmun me tela që shkojnë në trurin e tij, duke e bërë atë në gjendje të luajë video-lojëra.
"Ai është një majmun i lumtur", tha Musk, shefi ekzekutiv i prodhuesit të automjeteve elektrike Tesla Inc. dhe mbështetës i shumë projekteve të tjera futuriste, duke përfshirë Neuralink Corp, një startup i përqendruar në zhvillimin e një ndërfaqeje tru-kompjuter. Ai tha se video të tyre do të publikohen së shpejti, ndoshta pas një muaji.
Musk po fliste në Clubhouse, një aplikacion privat social ku përdoruesit organizojnë biseda joformale pa doreza.
Megjithëse Clubhouse duket se nuk është asgjë më shumë se një aplikacion për të marrë pjesë në konferenca të ndryshme, ajo është bërë një platformë popullore me rreth 5 milionë përdorues, edhe pse 10 ditë më parë, kishte vetëm 3 milionë.
Sipërmarrësi u pyet për zhvillimet e fundit në Neuralink me bazë në San Francisko, i cili u zbulua në vitin 2017. Musk, i cili themeloi gjithashtu kompaninë e raketave Space Exploration Technologies Corp. dhe tani është personi më i pasur në botë, është i njohur për interesat e tij të gjerë, nga inteligjenca artificiale në autostradat nëntokësore.
“Ne kemi majmunë me një impiant wireless-i në kafkën e tyre, me tela të vegjël që mund të luajnë video-lojëra në mendjen e tyre. Ju nuk mund ta shihni ku është vendosur impianti, por mund të dalloni se ai është një majmun i lumtur. Ne kemi lehtësirat më të mira për majmunët në botë. Duam që ata të luajnë “mind-Pong” me njëri-tjetrin.”
Musk shpjegoi se qëllimi me lidhjen tru-teknologji është adresimi i lëndimeve të trurit dhe shtyllës kurrizore, si dhe krijimi i kapaci
Burimi: Reuters, HitAuto