Dating

Arjan Konomi reagon i prekur rreth skandalit të Për'Puthen

Shkruar nga Anabel

31 Janar 2021

Arjan Konomi reagon i prekur rreth skandalit të Për'Puthen

Drama e ditëve të fundit Andi-Tea-Beart ka kthyer pjesën më të madhe të publikut kundër personazheve në fjalë dhe gjithë programit të Për'puthen. Njerëzit (siç mund ta shihni edhe nga komentet që lënë në faqen zyrtare të spektaklit dhe jo vetëm), ndihen të fyer, të dhunuar dhe të gënjyer nga e gjithë kjo histori, që mesa duket rezultoi asgjë më shumë sesa një skenar jetëshkurtër i bazuar në hiçgjë. 

Pas reagimit të Andit, Beartit dhe Teas, së fundmi edhe opinionisti Arjan Konomi e ka parë me vend të shprehë publikisht qëndrimin e tij. Përmes një videoje të postuar në Instagram ai thotë se nuk ka qenë në dijeni për çiftin e sajuar Andi-Tea.

"Që të gjithë ju me të drejtë prisni edhe një reagim nga unë. Në mijëra mesazhe dhe komente që janë bërë në të cilat jepen shumë versione, presin një sqarim nga unë. Ajo që ndjej si detyrë për veten dhe ndershmërinë time si dhe për atë që jam unë, është shumë e rëndësishme. Unë nuk kam pasur absolutisht as dijeninë më të vogël dhe as dyshimin më minimal që mund të ekzistonte kjo e vërtetë që keni marrë vesh këto ditë.

Nëse kam patur dyshime, kanë qenë dyshime për pëlqime në momente të caktuara, por përveç këtyre kam qenë totalisht në mungesë të plotë të çdo dijenie apo informacioni deri në momentin që do ishte Për'puthen Prime, ku Tea dhe Andi do të largoheshin nga ai emision. Këtë jua them me ndershmëri për të gjithë ata që kanë besuar tek fjala dhe tek personi im."- shprehet Konomi gati i përlotur. 

Arjan Konomi reagon i prekur rreth skandalit të Për'Puthen

Opinionisti ka ndarë gjithashtu në Instastory një pjesë të shkëputur nga takimi Andi-Tea ku kjo e fundit i pohon se ka patur "një ndjesi të fortë për një nga takimet me dikë që s'është më pjesë e programit (Beartin)".

Arjan Konomi reagon i prekur rreth skandalit të Për'Puthen

Ndërkohë faqja zyrtare e Për'puthen njoftoi pak më herët në Instagram se ditën e nesërme (e hënë, 1 shkurt) do të transmetohet një program dedikuar vetëm për skandalin në fjalë.

Arjan Konomi reagon i prekur rreth skandalit të Për'Puthen