Pasi interneti shpërtheu me foto e çiftit Tea-Beart dhe ky i fundit pranoi se janë bashkë, Tea postoi këtë foto në Instagram (nga udhëtimi (jo dhe aq) sekret i tyre):
Vieë this post on Instagram
Poshtë fotos shkruan:
"Krimi perfekt nuk ekziston, ose ti thjesht lë gjurmë sepse do të kapesh."
Mes shumë komenteve që ka bërë po në këtë postim, Tea thotë se "gjyshi e dinte", se "s'është ide e keqe" të tregojë kontratën me Top-Channel dhe se "çudia më e madhe zgat tre ditë".
Ndërsa, në Instastory, ka postuar një poezi të Dritëro Agollit:
"Në vendin tim e në vendin tënd
E shpojnë lakrën, i hedhin mënd.
Në vendin tim e në vendin tënd
Ty te kruhet, tjetrit i dhëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd
Hënën si petull e pjekin në shkëmb.
Në vendin tim e në vendin tënd
Një i çmendur, një vend e çmend."
Dritëro Agollit, ndjesë pastë, me siguri s'do i kishte shkuar mendja se poezia do i përdorej që një konkurrente të ironizonte 500 mijë ndjekësit e saj në Instagram.
Sidoqoftë, kjo është dita e dytë. Për fat, dita e tretë e çudisë "përputhet" me Për'puthen Prime.
Të paktën, diçka u përputh.