Celebrity

Ashley Tisdale flet për përvojën ‘traumatike’ të operacionit në hundë

Shkruar nga Anabel

30 Janar 2021

Ashley Tisdale flet për përvojën ‘traumatike’ të

Përmes një eseje në faqen e saj Frenshe, ylli i Disney-t foli për përvojën me një ndërhyrje në hundë, të cilën e cilësoi si “traumatike”.

“Në atë kohë, nuk më dukej ndonjë punë e madhe sepse ishte një vendim i bazuar në çështje serioze shëndetësore. Të jem e qartë, nuk kishte të bënte me ndryshimin e pamjes sime.” – shkroi ajo.

“Pas disa vizitave të mjeku në lidhje me problemet shëndetësore, më sugjeruan ndërhyrjen në hundë. Unë isha e re dhe s’e kisha menduar, kështu që vendosa, pse jo? Nuk ishte ndonjë punë e madhe dhe nuk është se po ëndërroja për ditën kur do bëja operacionin në hundë.”

Por përgjigjja e mediave ishte “traumatike”. Ajo tha se disa paparacë guxuan edhe i hynë në shtëpi për të kapur foton e parë me hundën e re.

“Kirurgjia plastike, asokohe, nuk ishte e pranuar nga ana kulturore njësoj si tani. Kur bëra [hundën], u vëzhgova, u gjykova dhe më bënë të ndihesha e turpëruar nga vendimi im.”

Për një ide vizuale, ja Ashley para dhe pas:
Ashley Tisdale flet për përvojën ‘traumatike’ të
Ashley Tisdale flet për përvojën ‘traumatike’ të
Pak kohë më parë, edhe Kate Winslet foli për mënyrën si e trajtuan mediat pas suksesit të "Titanic" duke thënë u ndje “e bullizuar”.