Puthja e kujt? E Teas dhe Beartit.
E tha kush? Qarkulluan nëpër rrjete sociale.
Ndonjë provë? Urdhëro.
Hmm, po Tea ka shkruar gjë? Ka hedhur këtë foto disa orë më parë.
Po është i njëjti xhup! Mendon se i ka publikuar vetë për vëmendje? Nuk dihet.
Po Andi ç’ka thënë? “S’po di nga t’ja nis. Nuk kam më fjalë për këtë pjesë. Por shumë shpejt do bëj një live dhe do flasim për të gjitha, se ju detyrohem një shpjegim nga ana morale, ashtu si Tea. Mendoj që sapo të qartësohem dhe unë do ju them se çfarë ka ndodhur se çfarë do të ndodhë. Gjithsesi ju kërkoj shumë falje. Thjesht ju kërkoj shumë falje?” tha në Instagram Stories.
Po sikur Tea dhe Bearti të kenë qenë gjithnjë të lidhur dhe çifti Tea-Andi të jetë stisur për shikueshmëri nga vetë ata ose nga produksioni për shembull? Nuk dihet. S'ka fakte.
Shtanga. Po opinionisti? Burime për “News31” pohojnë se një pastor do të jetë bashkë me Elona Duron të dielën në Për'Puthen Prime. Emri nuk bëhet ende me dij.
Mund të jetë pastor Akil Pano? Ndoshta.