Vjet, Elon Musk dhe partnerja e tij Grimes sollën në jetë fëmijën e parë. E kemi fjalën për bebushin me emrin e çuditshëm që vetëm themeluesi i Tesla-s mund ta përdorte për një emër fëmije.
Pavarësisht se të gjithë u lodhëm shumë për të deshifruar emrin X Æ A-12, nuk nxorrëm gjë në dritë, por gjithsesi Grimes ia ka thjeshtësuar punën vetes.
Gjatë një interviste të fundit, ajo tha se e quan të birin X! Thjesht X! Përveç emrit, vogëlushit të çiftit i duhet që edhe prerjen e parë të flokëve ta ketë të çuditshme. Partnerja e Musk ka publikuar një foto të X teksa ajo i pret flokët.
Përfundimi ishte ky dhe me të drejtë do të thoni ç'kuptim ka.
As e ëma nuk e di mirë nëse prerja shkoi siç duhet apo jo, por e sigurt është që bebushi duket si Viking! Frymëzimin për modelin e çuditshëm të flokëve për bebin, Grimes e mori nga seriali The Last Kingdom në Netflix.
E kuptojmë ku donte të dilte dhe vogëlushi duket kaq i lezetshëm, por më mirë mos e provoni në shtëpi!
- Eureka! E gjetëm si shqiptohet emri i bebushit X Æ A-12!
- Partnerja e Elon Musk ka bërë një gabim tek shpjegimi i emrit të bebit
- Emri i djalit të Elon Musk nuk është i paligjshëm, por ligji nuk e njeh
- Partnerja e Elon Musk shpjegon emrin e të birit XÆA-12
- Quiz: E gjeni dot si shqiptohet emri i djalit të Elon Musk?