Celebrity

Kim ka gati gjithë planet që do t'i duhen pas ndarjes nga Kanye

Shkruar nga Anabel

27 Janar 2021

Kim ka gati gjithë planet që do t'i duhen pas ndarjes nga Kanye

Kim Kardashian është ndoshta njeriu më i kthjellët nga gjithë të tjerët që preken nga divorci i saj me Kanye West. Burime për Us Weekly thonë se "shumë gjëra po ndodhin në prapaskenë" dhe prej kohësh ajo është në biseda me këshilltarët e saj financiarë.

Duke qenë se divorci është diçka e sigurt, Kim do që në planin përfundimtar e gjithë familja të jetë e lumtur. Thënë ndryshe, po kujdeset të ndajë siç duhet pasurinë e saj dhe atë të reperit.

"Kim e ka bërë gati ndarjen e financave dhe pronave kur gjithçka të përfundojë, është një marrëveshje e drejtë për të gjithë. Të gjithë miqtë e saj menduan se divorci do të firmosej në shtator, por nuk ndodhi. Donte të priste dhe pak."

Ende nuk dihen arsyet apo një kohë e saktë për fundin e martesës së famshme, por çfarë është e sigurt është se çifti ka ndaluar terapinë në çift. Kanye është i vendosur për t'u divorcuar dhe Kim është dakord. Fundi i një epoke.

Kim ka gati gjithë planet që do t'i duhen pas ndarjes nga Kanye

Burimi: Cosmopolitan

MOS I HUMBISNI