
Janë disa faqe në internet për rë cilat nuk e di që ke nevojë, derisa një ditë e gjen veten duke kërkuar sa andej-këtej në internet. Në vijim kemi krijuar një listë me 6 website për të cilët nuk flitet shpesh, por zgjidhin shumë punë në një situatë të caktuar.
Boil the Frog – krijon një playlist këngësh për ju thjesht duke vendosur dy artistët tuaj të preferuar.

What The F*ck Should I Make For Dinner? – shumë e thjeshtë, ju sugjeron se ç’të gatuani për drekë.

WornOnTv – gjen veshjet e aktorëve dhe ndodh të shfaqë edhe modele të ngjashme, me më pak kosto.

FutureMe – i shkruan një letër vetes dhe më pas FutureMe ta dërgon në email në datën që ti përcakton.

The Noun Project – krijon logo, simbole dhe ikona.

Removebg – heq sfondin nëpër foto.
