Sipas Variety, një serial "Harry Potter" është në zhvillim e sipër në HBO Max.
Thashethemet për lajmin kanë qarkulluar prej kohësh, por vetëm tani ka diçka më konkrete, edhe pse nuk ka ende emra specifikë për skenaristë apo të tjerë talente.
Librat "Harry Potter" janë ndër më të njohurit e të gjitha kohërave me 7 seri dhe me më shumë se 500 milionë kopje të shitura në gjithë botën. Ato më pas u përshtatën në filma, që kanë fituar miliarda dollarë ndër vite.
Adhuruesit e këtyre filmave dhe librave, janë më entuziast se kurrë për një tjetër rikrijim. Sidoqoftë, seritë e reja kërkojnë ende kohë dhe punë për të rifilluar.
Burmi: Variety