Nëse mendoni se jeni të vetmit që ju është dashur të përballeni me një episod të çuditshëm, paranormal apo valë të frikshme energjie, e keni gabim. Atje jashtë janë me qindra njerëz që kanë përjetuar situata nga më të ndryshmet, të cilave thjesht s'i japin dot shpjegim.
1.
"Një mëngjes, mami po na çonte në shkollë mua dhe vëllezërit e mi. Sapo ishte gdhirë, por ishte ende pak errësirë dhe s'kishte njerëz rrugëve. Sapo kaluam semaforin, unë pashë diçka shumë të bardhë, një burrë si hije kalon para makinës tonë. Nuk patëm kohë të thonim asgjë në atë moment, por pastaj nëna tha: E pe dhe ti atë që pashë unë? Motra dhe vëllai im ishin gjithashtu në shtëpi, por nuk kishin vënë re asgjë. Kanë kaluar 10 vite dhe unë bashkë me mamin e mbajmë mend fiks atë që pamë dhe pse e kemi të pamundur ta shpjegojmë saktë."
2.
"E dashura ime doli nga dushi dhe më thirri të shkoja në banjë për të më treguar diçka. Pamë shenja gishtërinjsh nëpër pasqyrë. Kam jetuar vetëm dhe ajo ishte e vetmja e rritur që kishte qenë në shtëpinë time gjatë atyre dy viteve. Ai lloj shkrimi s'ishte i joni dhe ende sot s'e kemi idenë si përfundoi aty."
3.
"Kam patur një kujtim shumë të gjallë të Statujës së Lirisë kur isha fëmijë, mbi shpatullat e tim eti në Neë York. Mbaj mend varkën e vogël që morëm dhe drekën që hëngrëm atë ditë. E kam diskutuar gjithmonë me familjen time këtë ditë, por ata thonë që unë s'kam qenë kurrë në Neë York aq i vogël. Për herë të parë kam qenë 23-vjeç, por unë kujtoja gjithçka si ishte kur kam qenë për herë të parë me tim atë."
4.
"Betohem që vëllai im 4-vjeçar mund të lexojë mëndjen ose të jetë në një valë mendimi me mua. Përshembull, kur mua më vjen në mendje një ushqim i caktuar, ai vjen dhe e kërkon të njëjtin ushqim me zë të lartë. Ose, sa herë unë mendoj për mamin, ai do të më pyesë nëse mund të shkojmë tek gjyshja.
5.
"Njëherë, u ktheva nga dikush të cilin e njoh shumë pak dhe i thashë që motra ime do të martohet tani. S'kisha fare qëllim t'i flisja. Me shumë mirësjellje, më pyeti përse e thashë këtë dhe unë vetëm tunda kokën, si për t'i thënë që s'e di. Pak ditë më vonë, mësova se fiks në të njëjtin moment, në anën tjetër të botës motra ime i kishte thënë "Po" dikujt. Unë as që e dija se ajo po dilte me dikë."
6.
"Disa herë në vit, më ndodhë të mendoj sesa shumë kohë kam pa folur me një shoqe, apo kushërirë. Menjëherë pas këtij mendimi më vjen një mesazh, email apo një telefonatë nga ai njeri që mendova. S'e shpjegoj dot, por s'ja tregoj kurrë atyre nga frika se mos e humbas këtë aftësi që kam."
Përshtatur nga BuzzFeed