Celebrity

17-vjeçarja JoJo Siwa, përmes një videoje dhe disa fotosh nënkuptuese, pranon se është homoseksuale

Shkruar nga Anabel

23 Janar 2021

17-vjeçarja JoJo Siwa, përmes një videoje dhe disa fotosh

Joelle Joanie “JoJo” Siwa, është një 17-vjeçare që kërcen, këndon dhe ka një kanal të suksesshëm në YouTube, kryesisht për fëmijë.

Pas aludimeve shumë të kritikuara që qarkullojnë në internet prej pak ditësh, JoJo postoi një video në TikTok me këngën “Born This Way”, hiti i Lady Gaga-s, i konsideruar gjerësisht si një himn LGBTQ.

Videoja ka më shumë se 4.8 milionë pëlqime dhe mbi 28 milionë shikime dhe deri tani, është videoja më virale e Siwa-s në TikTok.

Nga mbi 280,000 komente në video, influencers të ndryshëm si James Charles, Colleen Ballinger, Nikkie de Jager, Bretman Rock dhe të tjerë e uruan dhe e vlerësuan për videon.

Të premten, Siwa postoi një foto në Twitter me një bluzë që shkruante “Best Gay Cousin” (Kushërira më e mirë gej), duke thënë se kushërira e saj e bleu për të.

JoJo postoi gjithastu një foto në Instagram, veshur me një xhaketë me ylber Gucci, ku përsëri mori urime nga miqtë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JoJo Siwa (@itsjojosiwa)

JoJo Siwa është e njohur për shfaqjen e saj në dy sezone të “Dance Moms”, në të cilin luan edhe mamaja e saj, si dhe për këngët "Boomerang" dhe “Kid in a Candy Store”. Siwa poston video të jetës së saj të përditshme në  dy kanalet që ka në YouTube, “JoJo Siwa TV” dhe “It’s JoJo Siwa”. Ajo fiton rreth $9.600 çdo ditë, vetëm nga YouTube. Fansat e saj quhen “Siwanatorz”.

Edhe pse 17 vjeç, ndryshe nga adoleshentet e sotme të kësaj moshe, stili i saj është shumë më fëmijënor. Ajo përdor xixa, veshje me ngjyra të ndezura dhe fjongo flokësh shumë shumë të mëdha.

17-vjeçarja JoJo Siwa, përmes një videoje dhe disa fotosh