Gigi Hadid dhe Zayn Malik mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një vajzë, në 23 shtator të 2020-ës.
Prej atij momenti, fansat dhe ndjekësit e çiftit kanë dhënë qindra ide se si mund të ishte emri i vajzës së tyre dhe 4 muaj më vonë, Gigi vendosi ta zbulojë atë më në fund.
Në bio-ne Instagramit të modeles shkruhet:
“Khai’s mum” (Mamaja e Khait)
Ndonëse emri "Khai" zakonisht i jepet një djali, origjina arabe e emrit nënkupton “I përzgjedhuri, mbretërori”.
Ndërkohë, origjina vietnameze e tij nënkupton “triumf”.
Pjesa më e madhe e shtatzënisë së modeles është mbajtur private dhe kjo i ka bërë njerëzit edhe më kuriozë për emrin e vajzës.
View this post on Instagram
- Njerëzit s’heqin dorë dhe kanë të tjera ide se si quhet bebushja e Gigi Hadid dhe Zayn Malik
- Njerëzit janë të bindur se Taylor zbuloi emrin e vajzës së Gigi Hadid
- Fotot e papublikuara më parë: Gigi Hadid dhe Zayn Malik siç nuk i kemi parë kurrë
- Duhet të shihni Gigi Hadid në versionin mami: 'Nivel tjetër lodhjeje'
Burimi: Glamour, Ebaby Names, Baby Name Wizard