Metropolitan

Më falni, mos ish-i thumboi Taylor Swift në mes të festivalit? o.O

Më falni, mos ish-i thumboi Taylor Swift në mes të festivalit?
Getty Images

Grupi The 1975 zhvilluan performancën e tyre të parë në skenë Pyramid në Glastonbury, çka për ta ishte një rikthim në shtëpi (pas performancave në 2014-ën dhe 2016-ën), por për Matty Healy, ish-in e Taylor Swift, moment ideal për të hedhur një thumb.

Sa për kontekst: Taylor publikoi albumin e nominuar për Grammy, “The Tortured Poets Department”, pranverën e kaluar. Mendohet gjerësisht se shumica e këngëve janë frymëzuar nga marrëdhënia e ndërlikuar me këngëtarin e “Love It If We Made It”, ndaj ai s’e kurseu një kunjë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift)

Në një video të publikuar nga Variety, muzikanti ngre një gotë birrë, si dolli për publikun përpara se të mbajë një fjalim të shkurtër:

“Ajo që po kuptoj nga ky moment është se ndoshta jam… ndoshta jam tekstshkruesi më i mirë i brezit tim. Më i miri, si të themi, poet! Zonja dhe zotërinj, jam një poet!”, u shpreh ai.

Pas përfundimit të marrëdhënies 6-vjeçare të Taylor me Joe Alwyn, ajo dhe Matty thuhet se kanë qenë në një lidhje nga maji deri në qershor të vitit 2023. Ai, jo vetëm që mori pjesë në disa koncerte të turneut “ERAS” të Taylor, por patën edhe disa shkëmbime, ku i dedikonin njëri-tjetrit këngë nga turnetë e tyre.

Më falni, mos ish-i thumboi Taylor Swift në mes të festivalit?

Kur “The Tortured Poets Department” u publikua, Us Weekly raportoi se vokalisti i The 1975 ishte “plotësisht i befasuar” nga ky projekt dhe kishte “ndjenja të përziera” për të.

“Ai e do gjithë këtë vëmendje që i ka sjellë albumi, por mendon gjithashtu se është qesharake sepse në asnjë moment nuk ka qenë aq serioze sa për të thënë gjëra për bebe, jetesën e përbashkët etj. Ai thotë se këto as nuk janë përmendur kurrë dhe po e merr me sportivitet”.

Sot, Taylor është e lidhur me Travis Kelce, ama presim të shohim nëse do të ketë ndonjë kundërpërgjigje.

 

REELS

Java e Modës: Vajzat në rrugët e Milanos shkëlqejnë ✨ 🤩

Qani pak!

Kemi zbuluar një retinooool të ri dhe duam ta ndajmë me ju! Provojeni! @jeclaire.al @ledismile_estetike @dr_ledi

Super trailer! Kamera e fshehte

Tag burrit 😩

May this love finds you

Po Kresha, ç’pati?! 👀

Shantazhet me foto intime përbëjnë një ndër fenomenet sociale më të vështirë të kohës së rrjeteve sociale, gjë e cila prek gjithë vendet e botës, përfshirë Shqipërinë. Duket si një temë për të cilën nuk flitet mjaftueshëm. Si e gjykoni?

Bota e kinemasë humbi një nga yjet e saj më të ndritshëm. Claudia Cardinale, aktorja italiane legjendare, ka vdekur në moshën 87-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi që do të qëndrojë përtej kohës. E njohur për hijeshinë e saj klasike dhe talentin e jashtëzakonshëm, Cardinale u bë simbol i elegancës italiane, duke magjepsur audiencat që nga vitet ’60 deri në ditët e sotme.

Presidenti francez Emmanuel Macron u ndalua nga policia në rrugët e New York-ut, teksa po kalonte kortezhi i Donald Trump. Më vonë Macron e telefonoi Trump-in, duke bërë shaka për situatën. Momenti u kap në video nga gazetari i Brut., Rémy Buisine.