Ndonjëherë nuk ka rëndësi çfarë, por si! Një krijues i video-lojërave vendosi të tërhiqte vëmendjen e Elon Musk dhe ia doli me sukses. Pas 154 ditëve, ai mori një përgjigje nga CEO i Tesla-s dhe SpaceX.
Programuesi Lyubomir Vladimirov premtoi se do t’i dërgonte Elon Musk të njëjtin mesazh, çdo ditë të vitit. Qëllimi i tij ishte që t’i kërkonte leje Elon-it për të zhvilluar një lojë të frymëzuar nga SpaceX, kompania e tij e eksplorimit të hapësirës.
“I dashur Elon,
Unë jam një krijues lojërash dhe po bëj një lojë për kolonizimin e Marsit me ju dhe SpaceX. Nëse mendoni se është në rregull, gjithë çfarë më duhet është një ‘vazhdo’ për të përdorur emrin dhe logon tuaj. Unë do ta postoj këtë çdo ditë për një vit ose derisa të marr një ‘po’ ose një ‘jo’. 154/365.” – shkruhej në postimin e tij në Twitter.
Pas shumë ditësh, Elon u përgjigj:
“Ti mund ta vjedhësh emrin/logon tonë dhe me shumë mundësi nuk do të të padisim.”
Pasi mori përgjigjen e shumëpritur, Lyubomir u shpreh se 80% e fitimeve të lojës do të shkojnë për SpaceX. Nuk besojmë se Elon – si njeriu më i pasur në botë – ka nevojë, por rëndësi ka gjesti.
Çfarë mësuam: Këmbëngulja shpërblehet!
- 12 fakte interesante që pak njerëz i dinë për Angela Merkel, gruan më të fuqishme në botë
- Rruga drejt suksesit: 9 llojet e njerëzve që ju duhen në jetë
- Nga një fëmijë i bullizuar në njeriun më të pasur në botë: Historia e jashtëzakonshme e Elon Musk
- Reagimi i Elon Musk si ‘Njeriu më i pasur në botë’ është mësim për inteligjencën emocionale