Një vit i ri nënkupton një faqe të re dhe çfarë është më mirë se ta nisësh me me një bllok shënimesh ku të shkruash gjithë planet dhe objektivat e 2021-it?
Me siguri i keni thënë vetes se do të jeni më të organizuar se vitin që shkoi dhe nëse nuk e dinit vendosja e një stilolapsi mbi një bllok shënimesh është hapi i parë drejt integritetit!
Sipas një studimi të kryer pak vite më parë, të shkruash mendimet dhe emocionet ka një ndikim specifik në trurin tonë pasi redukton ndjenja si inati, zemërimi apo mërzia. Duke i shkruar në një ditar apo bllok të thjeshtë, ju ndihmoni trurin të procesojë emocionet dhe në të njëjtën kohë procesoni informacionet me më shumë efektivitet.
Mbajtja e një blloku, të çdo forme, ju bën të ndiheni sikur keni në kontrroll të ardhmen tuaj. Duke shkruar, ju vendosni rregull në mendimet tuaja dhe punoni në gjërat që kanë vërtet rëndësi.
Sa më shumë gjëra përpiqeni të vini në balancë, aq më pak truri juaj ka fuqi të fokusohet. Prandaj duke planfikuar dhe duke vënë disa prioriteti ndihmoni dhe strukturoni veten në arritjen e qëllimeve.
Nëse s'e keni bërë akoma, merrni një bllok shënimesh dhe shkruani. Do të jeni më produktivë dhe më pak ankthioz.
Burimi: Bustle