Në fillim të janarit, u tha se Kim dhe Kanye “po përpiqen të mos merret vesh asgjë, por kanë mbaruar punë me njëri-tjetrin”. Por duket se fjalia klishe “Ju lutem respektoni privatësinë” që thuhet shpesh nga njerëzit e famshëm, përfaqësuesit ose burimet pranë tyre, nuk zgjati shumë gjatë.
Burime për Page Six bëjnë me dije se Kim Kardashian ka filmuar problemet e martesës të cilat do të shfaqen në episodet e fundit të "Keeping Up with the Kardashians".
Burimi tha, “Kardashian synojnë të mbyllin serialin me një zhurmë. Ata kanë filmuar Kim duke diskutuar problemet e martesës. Por të gjithë janë përfshirë në një marrëveshje për të mos zbuluar detaje, sepse episodet e fundit nuk do të shfaqen deri vonë gjatë këtij viti”.
Page Six dhe të tjera burime thonë se Kim dhe Kanye janë ndarë dhe po diskutojnë kushtet e divorcit. Ata kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Po i njëjti burim shtoi se “Kanye po e shijon gjithë bujën e divorcit të tij. Ai e di si funksionon makineria e marrëdhënieve me publikun në klanin Kardashian, por mendon se është qesharake që ekipi i saj po fajëson dëshirën e tij për president si arsyen e prishjes së martesës”.
Të kontaktuar nga Page Six, Kim dhe Kanye nuk komentuan.
Për dramat e fundit te familja Kardashian:
- Çfarë po ndodh mes Kim dhe Kanye-s?
- Jeffree Star thotë se reperët 's'po e lënë rehat', pas thashethemit për lidhjen me Kanye West!
- Kim Kardashian iu rikthye zyrtarisht Instagram-it, por kësaj here ndryshe!
- Jeffree Star mohon lidhjen me Kanye West dhe hedh dyshime se pas kësaj qëndron Kris Jenner
- Kanye tradhtoi Kim me Jeffree Star [?]: YouTuber-i i flet për herë të parë pas thashethemit!
- Pas 6 vitesh martesë, thuhet se Kim Kardashian dhe Kanye West janë në prag divorci!