Karriera

Rruga drejt suksesit: 9 llojet e njerëzve që ju duhen në jetë

Shkruar nga Anabel

15 Janar 2021

Rruga drejt suksesit: 9 llojet e njerëzve që ju duhen në

Njihet si “rrjeti i suksesit” dhe i referohet njerëzve që na rrethojnë dhe në një mënyrë ose në një tjetër, ndikojnë te suksesi ynë. Ellevate Network, një komunitet global për të angazhuar dhe nxitur barazinë gjinore në vendin e punës, thekson se 9 janë njerëzit që ndikojnë pozitivisht drejt arritjes së qëllimeve tuaja.

1) Bashkë-përpjekësi – Dikush që punon për të arritur diçka të ngjashme me projektin tuaj.

Ky person mund të jetë një lidhje profesionale ose personale. Një bashkë-përpjekës është dikush që mund të lidhet me ju bazuar në një qëllim të përbashkët dhe ju mbështet dhe inkurajon teksa të dy punoni drejt qëllimeve tuaja.

2) Lidhësi – Dikush që i njeh të gjithë dhe të gjithë e njohin.

Ky person do t’ju prezantojë me njerëzit e duhur. Të njohësh dikë të tillëë është e rëndësishme për suksesin në të ardhmen. Ky person ju vendos në kontakt me njerëz me rëndësi, duke zgjeruar mundësitë dhe rrjetin tuaj të kontakteve.

3) Kampioni – Dikush që beson te ju.

Të gjithë kemi nevojë për një njeri të tillë në rrethin tonë të suksesit! Ky person është gjithmonë duke brohoritur rregullisht për ju dhe duke ju mbrojtur, sidomos kur nuk jeni të pranishëm.

4) Ri-gjeneruesi – Dikush të cilin mund ta telefononi kur keni nevojë për energji dhe frymëzim.

Këtë person natyrshëm e telefononi sa herë ndiheni keq, sepse ju bën të ndiheni më të frymëzuar dhe më me energji për të ecur përpara.

5) Këshilltari – Dikush që ndan njohuritë dhe përvojat me ju në mënyrë që të keni sukses.

Një marrëdhënie me një këshilltar/mentor duhet të jetë një marrëdhënie formale, ku ka ndarje të strukturuar për njohuritë, ekspertizat dhe inkurajimet.

6) Sponsori – Një udhëheqës i cili do të marrë përsipër mundësitë që ju të përparoni në karrierë.

Ndryshe nga mentori, një sponsor do të marrë përsipër të investojë te ju. Ata janë kritikë sepse kanë pritshmëri të larta.

7) Komuniteti – Kudo ku përjeton ndjenjën e përkatësisë dhe një hapësirë e sigurt për të qenë vetvetja.

Komuniteti lidhet me ata të cilët i quani “njerëzit tuaj”, një grup ku ndjeni se ju lidh diçka.

8) Përgjegjësi – Dikush që ju mban me këmbë në tokë.

Të paturit afër një person që ju mban me këmbë në tokë rrit gjasat tuaja për të arritur qëllimet.

9) Perspektiva e larmishme – Dikush që është vërtet i shkëlqyer, por nuk është si ju.

Këta njerëz na ndihmojnë të ndërveprojmë me një anë tjetër, ndoshta me të pavetëdijshmen tonë, të zgjerojmë të menduarit dhe të reflektuarit.

Rruga drejt suksesit: 9 llojet e njerëzve që ju duhen në