Çfarë është eko-ankthi?
Gjendja, të cilën Shoqata Amerikane e Psikologjisë (APA) e përshkruan si "një frikë kronike e shkatërrimit të mjedisit", është përhapur. Një sondazh i fundit, i kryer gjithashtu nga APA, zbuloi se 68% e të rriturve amerikanë thonë se kanë të paktën pak eko-ankth - dhe rreth gjysma e atyre midis moshave 18 dhe 34 vjeç thanë se stresi i tyre për ndryshimin e klimës ndikon në jetën e përditshme.
APA shton se eko-ankthi - i njohur edhe si ankthi i klimës ose ankthi i ndryshimit të klimës - mund të shkaktojë efekte akute (zakonisht pas një katastrofe natyrore) dhe efekte kronike (që rezultojnë nga ndryshimi gradual i klimës) në shëndetin mendor. Ato mund të shfaqen si:
- Tronditje dhe trauma
- Çrregullim i stresit post-traumatik
- Stres i komplikuar
- Ankth
- Abuzim me substanca
- Agresion dhe dhunë
- Humbje e kontrollit
- Ndjenjë e mungesës së shpresës, frikës, fatalitetit etj.
Kush preket më shumë nga ankthi i klimës?
Nuk është për t'u habitur, ata që përjetojnë pasoja të drejtpërdrejta të ndryshimit të klimës - zjarret, stuhitë, përmbytjet - janë veçanërisht të prekur.
Shkencëtarët kanë studiuar prej kohësh efektet psikologjike të katastrofave mjedisore për të ditur se ndikimi te shëndeti mendor është shumë real. Pas uraganit Katrina - stuhia e vitit 2005 në SHBA e cila mori mbi 1800 jetë - një në gjashtë të mbijetuar tregoi shenja të çrregullimit të stresit post-traumatik dhe ide vetëvrasjeje.
Ndryshimi i klimës është shkencërisht i pamohueshëm dhe një kërcënim real. Prandaj është racionale të shqetësohesh për të. "Pak ankth mund të jetë një gjë e mirë nëse ekziston një problem i vërtetë", thotë Susan Clayton, bashkëautore e raportit eko-ankthit të APA. "Ankthi është mekanizmi ynë sinjalizues që thotë: Hej, duhet t'i kushtosh vëmendje kësaj çështjeje sepse është kërcënuese.”
Nuk ka ndonjë formë për të lehtësuar ankthin për klimën dhe mjedisin, por kontributi i vazhdueshëm personal ose përmes shoqatave të mbrojtjes së klimës dhe mjedisit ndihmon shumë.
- 8 gjërat më me vlerë që mësoi bota nga pandemia
- Pasojat e ndryshimit të klimës: A do të jetë Mesdheu shumë i nxehtë për turistët?
- Pamjet e rralla dhe shqetësuese: Ja si duket ajsbergu më i madh në botë
- Çfarë është ‘apokalipsi klimatik’ dhe pse po i ndalon njerëzit të bëjnë fëmijë
- Ndikimi i pandemisë te ndryshimi i klimës ishte i papërfillshëm
Burimi: Health, WebMD