Metropolitan

Sipas Lana Del Rey-it, bota ka një problem të madh: Narcizmin!

Sipas Lana Del Rey-it, bota ka një problem të madh: Narcizmin!

Lana Del Rey mendon se Donald Trump është thjesht "reflektimi i problemit më të madh që ka bota jonë".

Gjatë një interviste të fundit për BBC Radio 1, këngëtarja e pyetur se si e përballoi 2020-ën, tha se gjithnjë kishte menduar se diçka e tillë si kjo pandemi do të ndodhte shpejt. 

"Unë jam shumë fataliste. Trembem shpejt, prandaj e kisha menduar që diçka e tillë do të ndodhte."

Këngëtarja gjatë deklaratës së saj foli edhe për situatën aktuale politike në SHBA, duke e quajtur "çmendurinë e Trump-it" si të nevojshme për të ndodhur.

Sipas Lana Del Rey-it, bota ka një problem të madh: Narcizmin!

"Çmenduria e tij, sado e keqe është, duhet të ndodhte. Ne na duhej një reflektim i  problemit më të madh të botës, që nuk mendoj se është ndryshimi i klimës, por narcizmi dhe sociopatia. Veçanërisht në Amerikë, ky problem do ta vrasë botën. Nuk është kapitalizmi, është narcisizmi. Isha e surprizuar që s'kishim një personazh televiziv psikopat dhe të çmendur për president shumë kohë më parë sepse kjo është ajo që shohim në TV dhe Instagram gjithë kohës. Shumë "blogerë" të fiksuar pas vetes...Nuk po them që nuk ka nga ata që janë të lezetshëm, apo që me të vërtet të mësojnë diçka dhe ndikojnë tek jeta jote."

Del Rey shtoi se përveç numrit të tmerrshëm të vdekjeve, pandemia dhe ngjarjet e fundit kanë qenë një thirrje për zgjim. 

"Jeta nuk është lloji i këpucëve që ble, nuk është studimi në Harvard apo Oxford, është lloji i njeriut që je."- vazhdoi ajo.

Përsa i përket ngjarjes së fundit në Capitol, Lana u shpreh se Trump as nuk e ka ditur se çfarë ishte duke nxitur me fjalët e tij sepse ai vuan nga deliri i madhështisë.

Gjithsesi, pas atij icidenti me pasoja tragjike, sipas saj njerëzit do të jenë më të qartë për çfarë do të ndodhë në vazhdim.

REELS

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Lana Del Rey on Trump: 'It's a reflection of the world's biggest problem'

Sipas Lana Del Rey-it, bota ka një problem të madh: Narcizmin!

Lana Del Rey thinks Donald Trump is simply "a reflection of the biggest problem our world has."

In a recent interview with BBC Radio 1, the singer, when asked how she coped with 2020, said she had always thought that something like this pandemic would happen soon. 

"I'm very fatalistic. I'm scared fast, so I thought something like this would happen."

The singer during her statement also spoke about the current political situation in the US, calling "Trump's madness" necessary to happen.

"His madness, no matter how bad it is, had to happen. We needed a reflection of the world's biggest problem, which I don't think is climate change, but narcissism and sociopathy. Especially in America, this problem will kill him." It's not capitalism, it's narcissism.I was surprised we didn't have a psychopathic and crazy TV personality long ago because that's what we see on TV and Instagram all the time.Many "bloggers" obsessed with themselves ... I'm not saying that there are no people who are delightful, or who really learn something and influence your life. "

Del Rey added that in addition to the horrific death toll, the pandemic and recent events have been a wake-up call. 

"Life is not the kind of shoes you buy, it's not studying at Harvard or Oxford, it's the kind of person you are," she continued.

As for the recent event at the Capitol, Lana said that Trump did not even know what he was inciting with his words because he suffers from the delirium of greatness.

However, after that incident with tragic consequences, according to her, people will be clearer about what will happen next.