KORONAVIRUS

Kryeministri Rama dhe shefja e Infektivit, Najada Çomo, vaksinohen të parët

Shkruar nga Anabel

11 Janar 2021

Kryeministri Rama dhe shefja e Infektivit, Najada Çomo, vaksinohen

Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk dëshironte të hynte në radhën e askujt, por në mënyrë që të rriste besimin e njerëzve ndaj vaksinës, vendosi të vaksinohej.

E para që u vaksinua ishte shefja e Infektivit në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Najada Çomo, ndjekur nga kryeministri, epidemiologu Pëllumb Pipero dhe mjeku dhe profesori i sëmundjeve infektive, Tritan Kalo.

Kryeministri Rama dhe shefja e Infektivit, Najada Çomo, vaksinohen

Pas vaksinimit, Rama doli nga qendra e vaksinimit në “Air Albania” dhe shkurtimisht tha: “Është e sigurt që vaksina i lë ilirët ilirë dhe nuk futet çip në trup për të përgjuar thashethemet e kafeneve.” Kryeministri sqaroi se vaksina do të jetë e këshillueshme, por jo e detyrueshme.

Nën moton "Shqipëria Buzëqesh", procesi i vaksinimit do të kryhet në ambientet e stadiumit "Air Albania" dhe të parët që do të vaksinohen janë mjekët, si më të rrezikuarit ndaj virusit. Procesi i vaksinimit do të jetë çdo ditë për 8 deri në 10 orë dhe nisur nga parashikimet pritet të vaksinohen 60 persona brenda 1 ore.

Burimet: Euronews, Agjencia Telegrafike Shqiptare

MOS I HUMBISNI