KORONAVIRUS

Ç’tregojnë studimet për lidhjen mes mësimit fizik në universitete dhe përhapjes së Covid-19

Shkruar nga Anabel

9 Janar 2021

Ç’tregojnë studimet për lidhjen mes mësimit fizik

Qarqet ku kolegjet dhe universitetet e mëdha u hapën për të zhvilluar mësim në klasa gjatë vjeshtës, pësuan një rritje të konsiderueshme të incidencës së Covid-19, sipas një studimi të ri nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Brenda tre javësh nga hapja e kolegjeve ose universiteteve, vendet ku ndodheshin këto institucione "pësuan një rritje prej 56% të incidencës", shkroi ekipi kërkimor i drejtuar nga CDC, në raportin javor të agjensisë.

Ndërkohë, studiuesit zbuluan se incidenca u ul me 5.9% në qarqet pa universitete dhe me 17.9% në ato me universitete që zhvillonin mësim online.

Studiuesit, nga CDC dhe Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore, ekzaminuan oraret e klasave të vjeshtës të postuara në faqet e internetit të kolegjit dhe universiteteve të mëdha në Shtetet e Bashkuara.

Ata panë se cilat institucione zhvilluan orë online dhe se cilat zhvilluan mësim fizik në fillim të shtatorit.

Gjithashtu analizuan vlerësimet e incidencës së Covid-19 në zonat ku bëhëj mësim online, ku bëhej mësim në klasa dhe aty ku nuk kishte universitete.

Studiuesit vunë re se vendet ku mësimi ishte zhvilluar normalisht, kishin më shumë të ngjarë të identifkoheshin si “pika të nxehta”.

Studimi nuk mori në konsideratë strategjitë e zbutjes, të tilla mbajtja e maskave dhe distancimi social.

Nevojiten ende më shumë studime, por në përgjithësi, CDC postoi në faqen e tij zyrtare në Twitter, këtë javë se “studentët, fakulteti dhe stafi duhet të mbajnë një maskë, të qëndrojnë rreth 2 metra larg dhe të shmangin tubimet, për të ngadalësuar përhapjen".

Ç’tregojnë studimet për lidhjen mes mësimit fizik

Burimi: CNN

MOS I HUMBISNI