Bota

Trump humbet ‘megafonin’ e tij të preferuar

Shkruar nga Anabel

9 Janar 2021

Trump humbet ‘megafonin’ e tij të preferuar

Që nga postimi i parë i vitit 2017, në ditën e inagurimit të tij si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e deri te postimi i fundit, ku njoftoi se nuk do të merrte pjesë në inagurimin e pasardhësit të tij, llogaria personale e Donald Trump në Twitter ka shërbyer si platforma zyrtare e presidentit. Për momentin, ai nuk e zotëron më as këtë llogari, e cila përgjithësisht ka shërbyer si megafoni i preferuar.

Twitter pezulloi llogarinë e Trump duke përmendur "rrezikun e nxitjes së mëtejshme të dhunës". Llogaria do të qëndrojë e bllokuar për një kohë të pacaktuar. Largimi i tij nga Twitter po shihet si një censurim simbolik i një presidenti, i cili përhapi gënjeshtra dhe pakënaqësi, nxiti protestat dhe dhunën.

Facebook e ka bllokuar gjithashtu llogarinë e Trump për të paktën dy javë duke bërë që ai nuk do të ketë qasje në llogarinë personale për pjesën tjetër të mandatit.

Bllokimi nga Twitter acaroi mbështetësite tij, të cilët kanë akuzuar prej kohësh platformat e mediave sociale për paragjykim. Donald Trump Jr, djali i tij i madh, e dënoi vendimin dhe u shpreh se fjala e lirë ka vdekur në Amerikë.

Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, Trump tha:

“Parashikova që kjo do të ndodhte. Ne kemi negociuar me site të ndryshme të tjera dhe do të kemi një njoftim të madh së shpejti dhe gjithashtu shohim mundësitë e ndërtimit të platformës sonë në të ardhmen e afërt.”

Senatori Mark Warner, kryetari i ardhshëm i komitetit të inteligjencës së Senatit, e cilësoi vendimin e Twitter si një "hap të vonuar" dhe tha se problemi i keqinformimit dhe ekstremizmit në internet ishte "shumë më i madh se një person". Bëhet fjalë për një ekosistem të tërë që lejon keqinformimin dhe urrejtjen të përhapet dhe të mos kontrollohet", shkroi ai.

Trump humbet ‘megafonin’ e tij të preferuar

Burimet: Guardian, Reuters

MOS I HUMBISNI