Pasuria e Elon Musk pësoi rritje marramendëse në muajt e fundit, duke e bërë njeriun më të pasur në botë.
Raportin, fillimisht e publikoi Bloomberg, ndërsa Forbes tha se sipas vlerësimeve, Musk nuk ishte ende më i pasur se Jeff Bezos, CEO i Amazon.
Sidoqoftë, pas disa orësh, rivlerësimi i azhornuar i Forbes e shpall Elon Musk si njeriun më të pasur në planet.
Pas fitimeve të tij të fundit, Musk e rriti vlerën e pasurisë së tij neto me 9.8 miliardë dollarë, duke e çuar në $175.2 miliardë. Kjo e bën “$22 miliardë” më të pasur se personi i tretë më i pasur i planetit, francezi Bernard Arnault.
Pasuria neto e Musk është rritur me hapa tmerrësisht të shpejtë gjatë vitit të kaluar. Ai ka shtuar gati 150 miliardë dollarë që nga marsi i vitit 2020.
Pjesa më e madhe e këtij fitimi vjen nga çmimi në rritje i aksioneve të Tesla-s, i cili u rrit më shumë se 720% në vitin 2020.
Musk zotëron rreth 21% të aksioneve të Tesla-s, plus një aksion në kompaninë private të raketave SpaceX.
Aksionet e saj vazhdojnë të qëndrojnë në nivele rekord dhe kompania miliarda dollarëshe mbetet kompania e makinave më e vlefshme në botë.