Style Tips

6 gjëra që ja vlejnë t'i blini në tregun e rrobave të përdorura

Shkruar nga Anabel

8 Janar 2021

6 gjëra që ja vlejnë t'i blini në tregun e rrobave

Nëse tregoheni të zgjuar, mund ta kurseni një pjesë të mirë të të ardhurave dhe sërish të jeni vajza/djali më stil në qytet! Duhet vetëm të dini çfarë të zgjidhni kur dilni për të blerë. Ku ja vlen të investoni dhe ku jo. Janë disa elemente veshjesh që mund t'i blini tek rrobat e përdorura dhe sërish do të dukeni të veshur shtrenjtë! 

Edhe pse çmimi fillestar i tyre mund të ketë qenë i papërballueshëm fillimisht, në vendet ku tregtohen rroba vintage të përdorura mund të dilni me krahët dhe kuletën plot! Çfarë ja vlen të blini aty?

6 gjëra që ja vlejnë t'i blini në tregun e rrobave

1. Xhinset

Të jeni të sigurt se xhinset që do të blini në tregun e të përdorurave do të kthehen automatikisht në të preferuarat tuaja. Prerja e xhinseve vintage është fantastike dhe mbi të gjitha rrinë perfekt në trup.

6 gjëra që ja vlejnë t'i blini në tregun e rrobave

2. Çizmet e lëkurës

Kjo lloj çizmeje nuk del kurrë nga moda dhe nëse në dyqanet e markave të modës së lartë i gjeni shumë shtrenjtë, hidhini sytë nga tregu i të përdorurave. Do të gjeni lëkurë origjinale, të mirëstrukturuara dhe me një çmim fare të përballueshëm.

6 gjëra që ja vlejnë t'i blini në tregun e rrobave

3. Xhaketat

Nuk është nevoja t'jua themi sesa xhaketa fantastike mund të gjeni në tregun e gjërave të përdorura. Oversize, të ngushta, me kuadrata apo minimaliste. Ka plot mundësi zgjedhjesh!

6 gjëra që ja vlejnë t'i blini në tregun e rrobave

4. Pulovrat e trasha

Vintage, të ngrohta dhe me dizajne që janë ende në modë!

6 gjëra që ja vlejnë t'i blini në tregun e rrobave

5. Këmisha 

Kush kërkon, gjen! Duhet thjesht t'i vendosni vetes synimin që do të blini se s'bën një këmishë mëndafshi që derdhet mrekullisht bukur në trup.

6 gjëra që ja vlejnë t'i blini në tregun e rrobave

6. Pallto kadife

Janë në modë prej një jete, por sërish kushtojnë shumë nëse i blini të reja. Tregohuni të zgjuar dhe nisni kërkimet.

Burimi: Who What Wear

MOS I HUMBISNI