Celebrity

Kanye tradhtoi Kim me Jeffree Star [?]: YouTuber-i i flet për herë të parë pas thashethemit!

Shkruar nga Anabel

7 Janar 2021

Kanye tradhtoi Kim me Jeffree Star [?]: YouTuber-i i flet për herë

Pas thashethemeve se Kanye West ka tradhtuar Kim Kardashian me Youtuber-in dhe CEO-n e Jeffree Star Cosmetics, ky i fundit ka vendosur të flasë.

Jeffree Star hodhi një foto në Instagram dhe Twitter, ditën e sotme, ku shkruan:

“I'm ready for Sunday Service” (Jam gati për Shërbimin e së Dielës)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jeffree Star (@jeffreestar)

Fjalia, dukshëm i referohet korit fetar dhe grupit të “performancës së lutjeve” të Kanye West, “Sunday Service”.

Reperi, këngëtari, kompozitori, sipërmarrësi, stilisti dhe potencialisht, predikuesi, ka mbajtur evente të tilla në disa vende të SHBA-së.

Aktualisht, nuk ka ende asnjë provë që tregon se Star dhe West janë takuar ndonjëherë bashkë dhe sigurisht, s’ka asnjë provë që ka patur diçka mes tyre, por sidoqoftë, një ngjarje e tillë është bërë virale në rrjetet sociale.

Burimi: Insider

MOS I HUMBISNI