Muaji i kaluar ishte një muaj i madh. Dy planetë të mëdhenj - Jupiteri dhe Saturni - u zhvendosën te Ujori për një qëndrim të gjatë. Jupiteri nuk ka qenë në shenjën tuaj që nga viti 2009 dhe ky është një lajm shumë i mirë, sepse Jupiteri do të punojë për t'ju mbrojtur gjatë pjesës më të madhe të vitit 2021. Saturni do t'ju përgatisë për një rol më të madh në jetë, për të trajtuar qëllime përtej aftësive tuja, Saturni do të jetë me ju deri në mars 2023.
Marsi ka qenë në një shenjë që shkrihet mirë me tuajin, Dashin, sektorin e komunikimit, kështu që mund të keni qenë duke shkruar, folur ose u marrë me emaile dhe ju duket se keni qenë të kënaqur të punoni në projekte të ndryshme të orientuara drejt komunikimit. Tani, më 6 janar, Marsi do të lëvizë nga Dashi.
Fokusi juaj i ri me Marsin te Demi nga 6 janari deri më 3 mars do të jetë në shtëpinë dhe nevojat e familjes. Ka ndonjë numër mënyrash që kjo mund të funksionojë. Mund të transferoheni në një vendbanim të ri. Nëse vendosni të merrni me qira një vilë për pushime, filloni të kërkoni tani. Nëse shtëpia është mirë ashtu siç është, mund ndihmoni një prind ose një familjar të dashur dhe të moshuar.
Pjesën më të madhe të muajit do të punoni prapa skenave, duke mbajtur një profil të ulët. Duket se ju keni qenë duke punuar në një projekt që kërkonte përqendrim. Së shpejti do të jeni në qendër të vëmendjes - në momentin kur Dielli del nga shtëpia e dymbëdhjetë, një zonë e privatësisë dhe punës pas dyerve të mbyllura.
Mbani mend se Mërkuri është gati të shkojë në prapavijë në Ujor nga 30 janari deri më 20 shkurt. Nuk duhet të nënshkruani letra gjatë kësaj kohe. Ujori rregullon epokën dixhitale, kështu që prapavija e ardhshme mund të jetë veçanërisht e vështirë për elektronikën, softuerin dhe makineritë.
Financiarisht po ia dilni mirë, veçanërisht në mes të muajit me projekte dhe oferta që vijnë pas Hënës së re, 12 janar.
Dita juaj më e veçantë do të jetë 28 janari kur Dielli dhe Jupiteri, planeti i fatit të mirë, do të takohen së bashku në Ujor. Kjo duhet të jetë një ditë e lavdishme, sepse ky aspekt është ai që unë e quaj Dita më e Lumtur e Vitit. Do të jeni në qendër të vëmendjes dhe nëse ditëlindja bie në këtë ditë (ose brenda pesë ditëve nga kjo datë), do ta përjetoni dyfish.
Sapo të mbarojë pandemia, do të jeni në gjendje të udhëtoni shumë larg, por tani për tani, jini të durueshëm - pjesa më e mirë është rrugës.
Ju po hyni në vitin tuaj të shkëlqyeshëm. Do t’ja dilni për mrekulli!
Për muaj me radhë, keni pasur një theks të fortë në menaxhimin e parave. Marsi është një planet shumë energjik dhe zakonisht detyron shpenzimet. Mund të jetë dashur të blini shumë gjëra që ju duheshin, por i keni shtyrë, ose ndoshta ju është dashur të blini një send të madh, si makinë për shembull. Mund të jeni i vetëpunësuar dhe të investoni në biznes, ose ndoshta të keni investuar te vetja, për shembull, duke u kthyer në universitet për një diplomë.
Tani, theksi i fortë financiar merr fund. Marsi do të lëvizë nga Dashi, sektori i të ardhurave, në 6 janar dhe nuk do të kthehet për dy vjet. Uff, më në fund!
Keni përparuar në karrierë, një fakt që ka të ngjarë të jetë bërë i dukshëm në eklipsin diellor muajin e kaluar më 14 dhjetor. Ky eklips i Hënës së re do të jetë i fortë për shumë muaj, por është gjithmonë më i fortë afër ditëve që pasojnë drejtpërdrejtë eklipsin . Kjo do të kishte qenë koha e pushimeve, kështu që tani që të gjithë janë kthyer në punë, mund të bëni kërkime delikate, nëse dëshironi, për të ndryshuar punë ose për të zgjedhur një punë dytësore për të shtuar të ardhurat.
Koha do të ishte perfekte në pjesën e parë të janarit, por teksa i afroheni fundit të muajit, Mërkuri do të shkojë në prapavijë nga 30 janari deri në 20 shkurt.
Hëna e plotë e 28 janarit mund të sjellë lajme për një punë të paguar mirë, ose nëse jeni i vetëpunësuar, mund të merrni një biznes të ri fitimprurës. Duket se është një detyrë që do ta shijoni shumë. Nëse projekti që vjen përfshin modën, veprat e bukura të artit, muzikën ose industrin ë e argëtimit, do të ndiheni të dashuruar. Ajo Hënë e plotë do të jetë në Luan dhe lidhet me artin dhe sendet e luksit.
Kjo Hënë e plotë do të përkojë me Ditën më të Lumtur të Vitit, 28 janar, kur Jupiteri me fat do t’i bashkohet Diellit. Mund të ndjeni mjaft presion kur përgjegjësia ju vihet mbi supe. Duket se detyra me të cilën do të merreni do t'ju ndihmojë të shfaqni gamën e talenteve tuaja.
Ndërsa Mërkuri do të shkojë në prapavijë nga 30 janari deri më 20 shkurt, duket e sigurt që dikush nga e kaluara do t'ju telefonojë dhe do t'ju kërkojë të shoqëroheni sërish.
Kur bëhet fjalë për dashurinë, mendoni ditët e fundit të vitit 2020 kur një Hënë e plotë më 29 dhjetor ju nxori në dritë dhe jetën e dashurisë dhe solli një episod romantik që mund ta mbani mend gjatë. Ajo Hënë e plotë ishte e fortë gjatë natës dhe ditës së Vitit të Ri. Nëse po dilni seriozisht, mund të keni marrë (ose dhënë) një propozim për martesë. Edhe nëse nuk e keni bërë (ose nëse jeni tashmë i martuar), ishte prapë një kohë e lumtur. Shpresoj të ndjeni nevojën për privatësi dhe pushim.
Planetet do të vezullojnë me shkëlqim për shoqërinë dhe grupet e tjera. Pjesëmarrja në internet do të jetë më me fat sesa parashikoni.
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.