
Letra 1
Pershendetje anabel dhe fansat Kjo tema se si me jep nje ndjesi dhe nje frymezim per te treguar rreth "mistrecit " tim Ai eshte nje njeri shume i cuditshem,,,jemi njohur ne rrethana shume te veshtira per mua. Isha e semur ne spital kur ai vjen bashk me shoqen time te ngushte demek tme takoje mua kjo shoqja por si i thone nje fjale nje rruge e dy pune. "Mistreci" eshte shume i gjate kurse une shume e shkurter. Ne fillim nuk doja ti pranoja dhe i nxirrja pretekstin se ne nuk kombinojme se ti je si hu gardhi e une si milingon pranvere ndersa ai me thoshte prbl eshte se ti do humbasesh neper batenije ky po qe eshte problem. Eshte me te vertete inteligjent,shume i zgjuar,i matur dhe ai te shkrin duke qeshur. "Mistreci" eshte teper i pashem madje une e fiksoj shpesh duke i then ti ke potence mashkullore djale. Ate ma ngacmojn gocat ne rruge i bejne me shenja dhe nje here mbaj mend po pinim kafe bashke dhe njera nga tavolina perballe po i dergonte puthje dhe i kerkonte nr e tel,,ndersa une i thoja pergjigju goces more se ka nje ore qe po t ben me shenja edhe ky qe zgjaste mhb kot me kot e qeshte demek se ai nuk e.kishte pare. E dini pse e adhuroj ate njeri? Sepse ai eshte nder ata persona te pakte qe te rrespekton per vlerat qe ke dhe jo per ato gjera qe duhet te kisha,dhe ai me ka pritur 2 vite deri sa mbarova vitet e shkolles pastaj per te qene bashke.E ka besdi te laje enet me syte e mamit ama kur vjehrra nuk eshte ne shtepi perveq eneve e qan edhe fshesen.me koren Gatuan por un gjithmon ia hedh poshte duke i then qe groshen e qan me lot.Ai cmendet dhe me thote pusho se je me e shkurter pastaj qesh dhe vetem me puth ne ball.Kur vjen nga puna me shkoqet faqet me mjekrren e tij qe un ia urrej ndersa ai thot qe tme vije anash binladeni. Edhe kshu,,,perveq te tjerave une ate e dua se me respekton ne cdo aspekt dhe ai me do sepse ne momentet me te veshtira te tij sidomos kur ai kishte nje prbl serioz tek sa ishim te lidhur,dicka shume delikate me trupin e tij,,me tha qe duhet te gjeja dike tjeter pasi ai nuk ishte i afte te me bente nene por une nuk e lash.Vendosa te vazhdoj me te sepse e doja me gjith pastertin e shpirtit dhe sot ai fale zotit eshte sheruar dhe jemi shume te lumtur. Dhe shprehja e tij qe mua me zgjat jeten eshte : " Tani qe me ndihmove te sherohem do te te dhuroj nje skuader futbolli me femije"
Letra 2
Ai ! Ai eshte dashuria ime ! Partneri qe nuk do ta nderroja me asnje tj ne bote . Eshte ai i cili me ben te ndihem krenare qe jam bashkshortja e tij . Eshte ai i cili ploteson gjysmen e zemres time . I shtrenjti im ! Dashuria ime ! Eshte ai , babai i femijes tim . Ai i cili me ka ber dhuraten me te bukur ne bote , nje princesh te vogel . Ai i cili punon nga mengjesi deri ne darke , duke duruar ankesat e pacienteve gjithe diten , vetem e vetem qe te na plotesoje neve cdo nevoje qe mund te kemi , duke mos na munguar asgje . Ai i cili edhe ate pak kohe qe ka pushim nuk e shfrytezon qe te shplodhet , por e kalon me ne , dalim shetitje . Gjithe te mirat i ka , pooor cti bej o anabel qe ka cik naze ne ushqim . Doja ti thoja : " Aman kur do ti hash ndo1her specat e mbushura, patrixhanet e mbushura , makaronat me salce pikante , peshkun , taven e kosit , rosnicat eh dhe shm te tj , aman se me plasengela duke skuqur veze dhe patate , ka shkuar veza e fresket 350 leke Dhe te luuutem hiqe vesin qe ke ndaj makinave , ngele duke nderruar makina muaj per muaj , sa fiksim i ke te shkretat ... Gjithsesi une te adhuroj dhe keshtu si je . Me pelqen kur me ben te qesh me ato batutat e tua qe nuk i rezistoj dot edhe kur i kam nervat ne max Te adhuroj kur me perqafon fort dhe ajo aroma jote qe me deh shpirtin . Te dua per gjithcka qe ti je ! Te dua me gjithe qenien e shpirtit tim ... E di qe dhe per pak kohe do kem konflikte me bebushen time se princi i kujt do te jesh por , prap nuk ka gje edhe nese je princi i saj per disa kohe , nuk merzitem ,se ne nje te ardhme edhe ajo do gjej nje princ tj qe ti ngjasoj babit te saj . Ne te dyja te adhurojm pafund ! Eh sa kam per te treguar per ty , por do me duhej nje dite - nate e tere qe te mbaroja . Gjithsesi te them dy fjale qe mbartin shume kuptim " TE DUA " ! Sot dhe pergjithmon te dua dhe do te dua pafund ! Te lutem anabel postoje !
Letra 3
Mirembrema Anabel. Pashe temen per partnerin dhe nuk i rezistova dot Se ne femrat vdesim ti mburrim içik ne publik, dhe pse kshu perbrenda mund ti shajme 1 milion here ne dite. Si cdo vajze, njoha dhe une princin tim te kalter. Nuk erdhi me kale, por me biciklete (nga ato te lezetshmet fare, me kosh :D) I gjate, me nje te ecur paksa te cuditshme, me nje grope te lezetshme ne faqe. Floket i mban ne menyre paska te crregullt, dhe e ka shume bezdi tja preke ndokush (e megjithate une ja ngacmoj gjithmone, vdes ta acaroj ^_^) Syte ne ngjyren e whiskeyt, nuk te krijojne ndonje impresion kushedi se cfare kur e shikon per here te pare, e megjithate jane goxha shprehes. (Ose me duken mua se jam e dashuruar, ndoshta) Kendon kenget e Eminemit nderkohe qe eshte ne dush, i urren selfiet e megjithate detyrohet i shkreti te beje shume te tilla, prej meje. I pelqen akullorja me vanilje, mund te haje tonelata te tilla pa shtuar asnje gram. (Sdi si dreqin ja arrin cry emoticon Nejse, kalojme tek nje pike tjeter goxha e rendesishme. Eshte pak pak fare koke6cepsh veriu, spo e them nga ku per te mos hapur polemika Oh jo, nuk eshte lacian me iksgjashte dhe as nuk ben sherre te tipit: "Ca ke qe shef" por eshte goxha impulsiv dhe nxehet shpejt, merr flake si i thone. Dhe pse ne fakt jemi ne femrat qe bejme rolin e goreve shume here me shpesh se keta po hajt mo grin emoticon Ndoshta ai nuk eshte djali perfekt qe kerkon cdo femer, as endrra e cdo vjehrre, ama ndihem e dashuruar cdo dite e me teper me te. Dhe i them qe e dua shume. Faleminderit Anabel smile emoticon
Letra 4
E dashur Anabel pershendetje! Kjo tema e sotshme koicidoi me pervjetorin tone te 5-te ndaj dhe vendosa te te shkruaj dicka nepermjet Anabelit zemra ime! Si fillim dua te falenderoj Zotin qe rruget tona u bashkuan ketu e 5 vjet me pare me dt.18,dhe qe nga ajo dite ti e di shume mire zemra ime qe kemi patur vetem momente te bukura ne jeten tone(ndoshta ndonje merzitje momenti qe ka zgjatur sh pak sepse gjithmone i kemi diskutuar dhe sqaruar gjerat),dhe uroj me gjithe zemer qe keshtu te vazhdojm gjithmone,dhe kjo fale tipit tone transparent ,ti thenit gjerat ashtu sic i ndjejme gjithashtu sinqeriteti dhe respektit qe kemi per nj-tj dhe mbi te gjitha dashurise qe na mban te lumtur gjithmone.Sot i dashur jemi 3 sepse kemi dhe bebushin tone qe na e mbush cdo moment me lumturi.Dhe une dua te te falenderoj me gjithe shpirt per momentet e bukura qe me ben te kaloj ne cdo moment te dites.Tani do te te kujtoj ca nga ato momentet tua qe vlejn per tu kujtuar...te kujtohet ai mengjesi i bukur dhe romantik qe une nuk ngrihesha dot nga gjumi per te ngrene mengjesin me ty perpara se te shkoje ne pune,sepse nuk kishte fjetur bebi gjithe naten...qe me kape nga kembet dhe me terhoqe deri sa rash thes nga krevati dhe te qeshurat tona pafund sa u zgjua dhe ai i vogli i mamait?te kujtohet sigurisht sepse hengrem mengjesin te pregatitur nga ty me aq dashuri.Adhuroj momentet e ndryshme te bukura qe me ke dhuruar por qe nk mund ti permend te gjitha ketu,por ato ditet tona te pushimeve qe kaluam kete vit nuk i harroj kurre,mengjeset e fresketa,cdo dite ne oren 5 qe ngriheshim si te cmendur per te vajtur te deti te gjuanim peshk...ishim te 3 sepse bebushi yne ishte akoma te barku,keto jane dite magjike dhe nuk mund ti harroj kurre,dhe meqe mu kujtua me ke premtuar qe kte vit do me blesh grepin tim per te gjuajtur peshk dhe e duaaa...po kur u semura se me cfar u helmova dhe perkushtimi yt nuk diskutohet por perjashtojm ate momentin qe po vdisje nga gjumi dhe te kerkova te me sjellesh pak uj dhe me the vertet do te pish,e pin dot apo te ta sjell kot,sepse ishe i mbaruar per gjume dhe ste behej te coheshe...qeshim kur e kujtojm..po pervjetori yne i 4-tert qe ishe zgjuar ne mengjes dhe me ato letrat e shenimeve qe ngjiten kishe mbushur gjithe shtepine ,cdo cep te saj me shenime dhe fjalet tona perkedhelese dhe nga mbrapa fletes me germa kishe formuar fjaline:je jeta ime te dua shume smile emoticon etj etj..lulet qe nuk i harron asnjeher ne dt tone te vecante dhe sigurisht raste te tjera te vecanta,nuk po zgjatem me shume por thjesht po te them je jeta jone dhe TE DUA.. EDHE 100 VITE TE LUMTURA BASHKE. Flm ,te lutem postoje ps:mos me quaj fituese por te lutem ma posto.
Letra 5
Ai eshte gjithcka kam Anabel..Eshte njeriu qe qendron gjithmone prane meje kur kam nevoje,ndodhet aty per te me mbeshtetur,apo per te ndare te njejtat gezime..Pertej asaj qe dukshem duket,Ai eshte njeriu me zemren me te madhe qe kam njohur ndonjehere..Ai mbush me, cdo person qe e rrethon,shperndan vetem lumturi.. Me kujtohet para ca kohesh,duke kaluar bashke diku afer ekonomikut,kalon ai djali i vogel qe kerkon 200leksha,dhe "e kercenon" me fjaline e vet klishe "me jep 200lek ose do te tpeshty"..Zemra ime pa arritur te fuste doren ne xhep,i erdhi peshtyma pa e kuptuar dhe perseri ia dha leket,ndryshe nga cdo kishte bere pjesa me e madhe.. Por duke iu permbajtur dhe temes se sotme,dua te them qe Ai per mua eshte nje Perendi.Eshte misherim i Erosit dhe nuk e kuptoj se si me ka zgjedhur mua te jem me te..Ndonjehere mendoj jo rastesisht me therret dele,se para tij,une dele ndihem..Kemi thuajse 2vjet bashke dhe Ai vazhdon te jete po i njejti,me nje ndryshim..Fiziku i tij sa vjen dhe behet me i paperballueshem..Palestra ka bere te veten tek Ai.Shpatullat e tij te gjera e te frikshme ne pamje te pare,behen streha ime,per minuta te tera..Ka nje trup te lidhur,gjithe muskuj dhe ndonjehere ne vend te girave Nuk-e-di-sesa-kilogramshe,vendos te me ngreje mua,dhe une zemra ime,per pak sa nuk pushon..Eshte vertet i fuqishem dhe me levizjen me te vogel te trupit,i vihet re cdo muskul..Eshte i gjate aq sa ndonjehere i them qe ndryshe nga profesioni i arkitektit,duhet te ishte bere ndrrues llampash ? Ky eshte Ai,Eri,i cili me ka marre mendjen,zemren dhe trupin.Cdo dite e falenderoj Zotin qe e solli prane meje.Dhe jo per faktin qe eshte i pashem,po per arsyen se e ben jeten time me te bukur
Letra 6
Fort i dashuri im! I keni parasysh ata persona qe ju acarojne edhe kur vetem marrin fryme? Pikerisht! U njohem ne nje dite si gjithe te tjerat dhe duke menduar qe s'do shiheshim me, nxora nga goja lloj-lloj budalliqesh edhe pse zakonisht jam e turpshme dhe e rezervuar. E cuditshme, ndoshta rimisherimi ekziston dhe ne ishim njohur diku, dikur? Ai s'eshte i bukur dhe as shume i zgjuar. E permenda qe me acaron gjithnje?! O Zot, do doja te me kujtohej ndonje sinonim tani se do me pyesin nese jam seriali frown emoticon Shakate e tij jane aq bajate dhe idiote por qe me gajasin pashpjegueshmerisht. Ndoshta eshte menyra sesi i thote? Ndoshta. Shpeshhere e therrasim njeri-tjetrin me emra te kafsheve dhe insekteve me te shpifura. Shpresoj mos ti lexoje kush bisedat tona. Kurre! Gjithashtu jam e sigurte qe ka probleme me shikimin se me perserit cdo dite qe jam e bukur. Uroj qe mos ta kuptoje se pastaj cdo bej une nese kurohet?!
Letra 8
Partneri im??? Ai eshte copa idiotit, eshte m i poshtri po cti besh q e dua moj anabel... U lodha duke i thene t behet m romantik por jo m thot jam realist , po bejme 2 vite t lidhur dhe asgje nk doli sic endrroja nk ishte nga ato historit e filmave q djali thyen qafen x vajzen.... Ky partneri im mj anabel do rrahur dite e nate po ce do them nga njera ane, ky kafsha asgje sdi tbej tamam vetem t haj e t pij x mua kujtohet vetem kur t kete harruar ndonje gje ose kur ka ngel vetem ose kur behet i dhunshem pasi ka pire disa gota m thrret "Arti" nje shok me tcilin urrehet dhe m gjuan me grushta ama as un sja le mangut. Sikur eshte ai filmi dashuri dhe diamante ky do quhet dashuri dhe grushta po do e le mj do e le tongue emoticon se bej shaka anabel partneri im eshte njeriu m dashamires m besniku dhe m i rrespektueshmi ai eshte dashuria ime e pare dhe shpresoj t jete dhe e vetmja . Pervec faktit se jemi t lidhur dhe nrml q kemi dhe shm zenka ne jemi mbi tgjitha shok shume t mire, na pelqen shume shoqeria njeri tjt dhe ai hapet gjithmn me mua x dicka t caktuar, ai ka frike tme humbase dhe nqs ndonje vajze ngacmon ai ma tregon direkt se po e mora vesh nga dikush tjt i ka keq punet. Dhe gjeja q m ben pershtypje kujdeset m shume se vellai madje, ai gjithmn shqetesohet t ha n orar t caktuar, t mbulohem q ms t ftohem dhe sidomos kur jemi bashke dhe pse t jet vap ka deshire tme mberthej deri n fyt. Dua t them q partneri im eshte njeri me zemren m t mire dhe m tmadhe eshte aq i papershkrueshem sa nk kam fjale. Por ajo q m intereson eshte q nk m mungon kurre se respektuari, dhe kjo eshte ajo q duhet n nje miqesi, dashuri lidhje, martese etj... Gjithsesi anabel po iki se kercet druri pastaj nga xhelozia se m xheloz tmadh ska(duhej nje nga shum t metat) se t hyj e t shkruaj x partnerin tim do e ken ngacmuar shume goca, sidomos ate elenen q ms m dalte n rruge se zvarr do e terheq tongue emoticon shaka nk jam ashu femre gjithsesi partneri im eshte fansi juaj dhe i bej thirrje t vij menjehere n shpi se kam gjys ore q e pres , po t shoh nga ktu more tek shtepia komshis mbaje mend cdo tbej sgjete nje m t re po ate! bej shaka shpirti im tdua shum dhe t adhuroj po zbrit poshte se e kam srz q po t pres.... Po e publikove anabel do mbeje nder se ateher do e hap deren ai. I puth tgjithe fanset dhe i pershendes fansat!
Letra 9
Mirmbrema. Po e shkruaj kete leter sepse nisa te lexoja letrat e ardhura deri tani dhe flisnin per meshkuj perfekt, te perkushtuar etj. Nisa te mendoj, po une ckam per te shkruar per te dashurin tim qe kam 2 vjet me te? A ia vlen ai qe une e dua kaq shume? Ai nuk eshte shum i perkushtuar pas meje, nuk me ben komplimenta, nuk me ben premtime. Me thot shpesh qe me do dhe me kontrollon cdo minute te dites se eshte shume posesiv dhe xheloz. Dhuratat e vetme qe kam mar nga ai jane nje varese sermi per shen valentin dhe nje unaze sermi per ditlindjen time. Nuk mendon ndonjeher te me sjelle lule ose ndonje cokollate, as une sja kam kerkuar kurre. Nuk hapet shume me mua per familjen e tij dhe ende sme ka bere asnje premtim nga keto qe duam e enderrojme ne femrat qe do te jemi gjithmon bashke etj. Eshte punetor i thjeshte, nderkohe qe une jam studente, eshte shume i embel dhe i pashem ne fytyre por ne trup ska as muskuj eshte i dobet dhe mesatarisht i gjate. Flen cdo nate heret dhe mua me le te mesoj, ndonjeher ndjehem shume vetem por e kaloj. Ai ma mbyll perhere telefonin kur zihemi dhe e mar une, ne te shumten e rasteve jam une qe ule hunden e para, si i thone dhe e kerkoj se smundem dot te rri e zemeruar me te. Madje ndonjeher kur zihemi edhe me bertet ose me shan, kur i ulen nervat me kerkon falje. Keshtu eshte ai, ato 5 minuta kur i hipin nervat te vret, kurse kur i ulen eshte tjeter njeri si nata me diten dhe ja kam mesuar tani, kur eshte me nerva e le te qetesohet dhe me pas diskutoj. Me mer ne telefon cdo gjysem ore, mesazhe gjate gjithe dites. Edhe pse eshte ne pune e gjen gjithmone kohen per mua, madje une ndonjehere edhe bezdisem. Nuk bene gjera te medha per mua, nuk me shkruan poezi, nuk bene surpriza, nuk me ka prezantuar as ke shoket dhe me bene shum tangarrlik, ndonjeher kur i mungoj me thot pavarsisht ketyre qe bej smundem pa ty dhe une i besoj. Nuk e di nga gjithe cfare pershkrova nese ja vlen ta dua, por di qe e dashuroj kshu pa arsye, pa shpresa, pa interes. E dashuroj pertej cdo pengese dhe diference qe mund te kete midis nesh. Flm Anabel.
Letra 10
Bashkeshorti im sot dhe babushi i djalit tim eshte nje person qe per keto kohera mund te quhet i merzitshem . Per te facebook- u eshte budallik , chek in as qe behet fjale te besh kur je me te , selfie as qe e di ca eshte, e pervec ketyre kur del per "shopping" me te harroje te kalosh nga sektori i veshjeve per femra . Nuk mban mend as ditelindje as pervjetore. Sipas tij shume shoqe nuk kan ca te duhen . Tani ka filluar te vej muzike me usb ne makine dhe vetem ta degjosh ,se nga i ka gjetur ato kenge qe tani si degjon njeri . Me nje fjale eshte shume i dal mode . Pooooor pas gjithe ketij njeriu fshihet nje zemer shume e madhe qe jeton per mua dhe djali tone. Eshte bashkeshorti me i perkushtuar qe u jep rendesi atyre gjerave qe vertet kane rendesi . Rri gjithe naten zgjuar po i thash se nuk ndjehem mire , e bejme me turne dhe mbajtjen e djalit : fle ai e mbaj une , fle une e mban ai . I bie ne mend kur iken ne nje qytet tjeter qe te me kontrolloj a kam dhe leke ne telefon , per cdo rast thot ai . Para cdo gjeje dhe cdo kujt ai vlereson familjen tone te vogel dhe kjo na ben me fat mua dhe birin tim . Te shkrova anabel (anonim nooormal) se e ndjeva dhe jo per ato like-t se ne fund edhe po fitova kush i thot qe kam shkruar mesazh ne nje faqe facebook-u ??? E dua pafuuuund
Letra 11
U marrosa pas buzeqeshjes se tij... Bera, c'bera dhe gjeta menyren te afrohem me te, me sigurine e plote qe do e eklipsoja me natyren time. Djale i edukuar, i komunikueshem e i sjellshem me te gjithe. Mendoja: mund te jete i merzitshem po ka dicka qe me terheq, dua ta njoh... E njoha dhe c'beri: me vuri ne dukje qe isha nje e vetekenaqur, me solli mendjen verdalle, me beri te kuptoj qe njerezit nuk jane ashtu sic duken. Mi ngrinte nervat... Ai me ate pamje aq te rregullt, me fytyren engjellore pse duhet te ishte aq i jashtezakonshem ne gjithcka qe bente lidhur me mua?? Ne takimin tone te pare me puthi ne faqe, me perqafoi, e pas sigurise qe ndjeu qe nuk po me cenon me dha puthjen e vertete. Pasi u lidhem mi zbukuronte ditet me kreativitetin e tij: shkroi nje anagrame ne murin e shkolles me emrin tim; shfaqej tek dera e klases e pervec buzeqeshjes sillte ndo1 trendafil; me shkruante poezi, me dhuronte dhe piktura... Po si cdo medalje e kishte dhe Ai anen tjeter... Me largoi nga gjysma shoqerise, me beri te shmang te dalurat e ta informoj per cdo gje qe bej, me beri te fokusohem vetem tek ai e shkolla, te studioja nje dege qe ai e deshironte, te vija gjithe jeten ne funksion te tij. Ishte e veshtire per nje tip idealist si une, e dija qe ne cdo gje qe bente kishte te drejte, por thjeshte nga fakti qe nuk po vendosja vete krijoja probleme mes nesh, acarime e zenka pa fund. E merja inat, por ne kulmin e inatit ta kepuste shpirtin me deshiren qe kishte per te ndertuar nje mardhenie te bukur, me durimin per te mar cdo gje ne kohen e duhur, me sensin protektiv, me perkushtimin e perditshem!Si perfundim, sdo mjaftonte nje liber per te shkruar per te e detajet qe e karakterizojne: sa fort qe i rreh zemra, sa shum i shkelqejne dhembet kur qesh, sa i fixuar eshte pas flokeve, si ben si indiferent po ve re gjithcka, si nervozohet pa shkak e kur i jep dashuri kthehet ne nje qenie te bute, si zgjohet ne mes te nates duke me rrethuar me batanije qe tmos ftohem, si shqetesohet kur semurem e me gjen menjehere zgjidhje, si kenaqet kur sheh qe une po kenaqem ne gjerat qe bejme, si mundohet ta lehtesoje situaten kur derdh gota a hedh ndo1 pirun neper restorante, si merzitet kur ecim ne rruge e pamendje i leshoj krahun, si mundohet te mbuloje budalleqet qe flas para kujtdo, si terbohet kur nuk i pergjigjem ne tel, si mi ka bere bete me dhjetera here po kur me ka perball zbutet(shyqyr!)...Kemi kaluar 6vjet me peripeci pa fund, e kam kuptuar qe meshkujt jane te veshtire, jane dhe pak kalamaj, po kur te duan, kur te fusin ne familje me dashuri, kur kane dhembshuri e duan qe te jesh e lumtur jane vlen ti duash!Kur dikush te ben ti pohosh kto fjale me zemer eshte i ADHURUESHEM, si AI... (Anonim ju lutem se mezi ma dhane borxh fb)
Letra 12
I dashuri im...jo, jo ai eshte shoku im me i mire! Gezimi i jetes time. Ai eshte babai im ,vellai im, i dashuri im , mashkulli im dhe cdo gje tjeter qe ai mundohet te jete dhe te behet per mua . Per mua eshte engjell dhe pse thote qe nuk eshte dhe nuk mundohet kurre te jete dikush qe nuk eshte. Harxhon aq shume kohe duke u ngrene me ate qe eshte ne te vertete ,sa s'i del kohe te shtiret me fytyra te tjera. Ta dije sa e adhuroj une kur me quan pasqyren e tij . E adhuroj ne cdo qelize qe eshte aq i thjeshte dhe aq zoteri , madje me shume se cdo mashkull qe kam pare verdalle dekaden e fundit . Eshte ndryshe sepse nuk perpiqet te jete kurre ndryshe , eshte nga ata meshkuj qe dine vertete te respektojne nje femer, qe shtratin me nje femer e ndan vetem me veten dhe jo me gjysmen tavolinave te klubeve te Tiranes. Eshte ndryshe ,kur pa problemin me te vogel fillon flet me mua per mode , femije apo gatim , te njejten gje sic bej une me te per futboll ,filma , muzike,libra, shkence apo ate pasionin e njejte qe kemi. Eshte ndryshe sepse i ben femrat e tjera xheloze duke me perkedhelur dhe llastuar mua. Eshte i vecante sepse eshte imi dhe di te qendroje besnik dhe fisnik si te rrallet meshkuj sot. Eshte mashkulli me i bukur , me i embel dhe me kungull qe njoh. tongue emoticon Eshte i adhurueshem ne cdo gje qe ben, e shoh me adhurim dhe ende me behet mishi kokerr si diten e pare , vetem kur i shoh ate buzeqeshje te bute qe eshte vetem e imja. Forma si vishet apo forma aq spontane dhe e thjeshte e te sjellurit te tij . Ja adhuroj faktin qe s'e kam degjuar kurre te mburret me asgje qe ka, me formen si i jep vlere cdo gjeje qe zoteron ne ate formen e tij. Eshte i adhurueshem madje dhe ne menyren e bute si flet e si merr fryme. I adhurueshem kur butesisht dhe duke u ngrene me veten xhelozon apo ne menyren si me kritikon me ate ze prej engjelli nderkohe qe une skuqem ne nerva. S'do jem kurre e mire sa ai , por prania e tij me ben mua njeri me te mire , me largon nga mekatet dhe gjerat e kqija te kesaj jete. Per asnje dite s'me ka premtuar pergjithmone e as me ka zhgenjyer sepse te dy e dime qe pergjithmona jone eshte cdo sekond. Dua me gjithe shpirt, qe nese do kemi nje djale ti ngjaje atij. Dhe jam e sigurte qe nje tjeter femer ne kte planet do jete femra më me fat ne bote. Mandi im. E falenderoj Zotin cdo dite qe te solli ty ne jete dhe ne jeten time. E falenderoj qe me lindi mua qe te te kisha ty. Mrekullite si ti egzistojne. Faleminderit Zot.
Letra 13
I dashuri im!! Ai me ringjalli!! Para se te une te lidhesha me te,ndihesha e humbur,e trishtuar gjithmon dhe pa arsye te forte per te jetuar.. Pas nje zhgenjimi qe pata nga lidhja ime e pare vendosa qe te mos lidhesha me pa qene e sigurt se ishte i duhuri.. Plot 6 vite kam ndenjur single duke pritur ate! Dhe erdhi Ishte ai qe pak nga pak me risolli buzeqeshjen ne fytyre dhe dita dites po ndihem dhe akoma me e lumtur prane tij! E di qe ndoshta ndonjeher e merzise me kapricot e mija por ai me ate buzeqeshjen e tij dhe me nje puthje te embel qe me jep gjithmon ne situata te tilla arrijne te me zbusi edhe mua,edhe te kapercej merzitjen e vet.. E dua shum,dhe e di qe sido qe te shkoj lidhja mes nesh,ai do jet nje kapitull i rendesishem ne jeten time! Dua ti them,te dua pitush!! You brought me back to life!! Yours,always!!! anonim
Letra 14
Mbrema anabel . Po si ka munsi tgjith kaq perfekt? A vetem mua mpaska taku mashtrus tralltar genjeshtar slen gja pa ba po e mira eshte se pendohet po I perserit prap hahhahaa do thoni ju pse rri me të! Me mire të vdes me të se sa të vdes nga mungesa e tij. E dua per menyren se si me ben të ndihem se si ma rren mendjen dhe kur gabon,e dua sepse sdo gjeja kurr nje tjeter me zemren si të tij, se fundja tgjith gabojn askush seshte perfekt,dhe mua me mjafton qe me ben tlumtur dhe mbetem primare per te sado pjata të ndrroje askush se ze vendin tim ne zemren e tij. Ajo cka do doja nga ai dhe zoti eshte të nisim jeten tone duke len pas cdo gje qe kemi kaluar,të bejm bebushat tan qe aq shume I duam,zot me beko të jem nusja e tij dhe un sdua tja di qe ai nuk eshte aq perfekt,ai ma ben jeten time të bukur me pranin e tij dashurin e tij,e duaaaa me gjith forcen e shpirtit.je jeta ime flori. Anonim e se i prish pun ja marin vesht tdashurat hahahahaaah
Letra 15
anabel te lutem postoje letren time. dua ti them zemres sime qe u zume cik sot per nje budallik qe e dua shume shume shume. Ai eshte zemra ime eshte shpirti im eshte gjysma ime un sdo te mundja te ecja dot pa ty ne krah jeta ime je princi im i kalter edhe pse je shume nevrik dhe merr zjarr shpejt e di qe 5 minuta e ke ate inatin te dua amushi im. anabel te lutem postoje se ai nuk le asnje leter pa lexuar ktu te faqja juaj dhe anonim si gjith te tjeret.
Letra 16 Mirembrema Anabel dhe ju lexues! Te flas per bashkeshortin tim, nuk do me mjaftonte edhe sikur te shkruaja roman. Ai eshte njeriu per te cilin falenderoj Zotin qe e ka sjelle ne jeten time. Nuk eshte perfekt ashtu sikur as une nuk jam perfekte, por adhuroj menyren se si kujdeset qe mos te me lendoje. Kemi 2 vjet te fejuar dhe 5 vjet te martuar. Ne keto 7 vite une kam marre vetem dashuri prej tij. Tani edhe ne si ç'do çift kemi patur zenka (dhe keto per fajin tim) por jemi pajtuar shume shpejt. Ne jemi si dy shoke dhe flasim per gjithcka. E adhuroj menyren se si me respekton dhe me vlereson. Shpesh me dhimbset i shkreti, sepse i duhet te me duroje mua qe jam vertet shume impulsive dhe me mbetet hatri shpejt per gjene me te vogel.......... Po te flas per pamjen e jashtme, do thoja qe per syt e mi, eshte me i bukuri ne bote!!! Me pelqen gjithçka tek ai dhe jam vertet e lumtur qe e kam perkrah. Me merr malli per te edhe kur shkon ne pune. Lumturohem jashte mase ato dite qe eshte pushim dhe ne kalojme me shume kohe bashke. Te them se e dua si diten e pare eshte pak sepse duke e njohur un e dua akoma dhe me shume se ne fillim. Faleminderit nese vendos qe ta postosh Anabel!!! Ju uroj nje mbremje te kendshme!!!
Letra 17
Pershendetje Anabel!edhe pse nga 1 adrese fallso jam 1 lexuese e rregullt e faqes tuaj! po shkruaj dhe une historine time,tani jam 26 vjece u dashurova me te ne moshen 18 vjec,ishte sh i mire u takuam e dolem per 1 vit,ai ishte sh xheloz e kur me kerkoi te fejoheshim per ta ber te ndjehej mire,lash universitetin edhe pse ishte endra ime,kalum 1 vit e gjysem te fejuar me zenka por duheshim shume,u martuam pas 1 viti lindi che djali yne,burri im duke pasur biznesin e vete,lek e makine normal qe kishte sh qe i vinin mbrapa(te gjitha laviret e shqiperise keshtu jane) filloi te largohej nga mua,dilte me shoket e kthehej vone (sa i urrej ato koh)nuk e bezdisja,sepse me shkruante sms se ishte me shoket,sa here ka patur festa dilte me shoket gjithmone e kam toleruar e me vinte keq sepse mendoja qe u martua vetem 23 vjec e nuk e ka shijuar jeten,edhe pse zemra me behej copa,qaja.e nuk flija gjume,kur vinte ai beja sikur flija e qete dhe ai as me fliste as me pershendeste,kur e dashuron dike shuuuuume ste intereson asgje tjeter e vuan sh indiferencen,i beja gjithmone surpriza e prisja deri vone zgjuar sepse i kisha bler lule,cokollata,shampanje,qerinj....aiii bente sikur po ne te vertet knaqej e mendonte sa mire sdo me pyesi ku isha! Sh here ska pas deshire per sh gjera me mua,kaluan keshtu me vujtje e duke ber sikur si kuptoja gjerat 5 vite,familja ime jetonte ne usa,fatmiresisht fitova edhe une llotarine e intervisten,donim edhe 1 muaj te iknim kur une i lexoj sms qe i jam shmangur sh here,kur une shikoj fotot e 1 k... te makina e burrit tim,aty ishte kulmi....1 dhimbje e papare shpirterore,thojaaa pseee????une vetem e kam dashur se kam genjyer e tradhetuar kurre,prap ia fala se mendova kisha dhe cunin ne mes pastaj ai si pranonte gjerat thonte i ka ber shoku im,mbass sh sakrificave e vuajtjesh ikem ne usa,kur hipa avionit edhe pse e doja shqiperine time aq sh,thash: mos ti pafsha me syt,erdhem ktej burri filloi pune,une u futa universitet duke e perkrahur ne cdo gje vazhdonte te ishte indiferent,kishte dit qe nuk me fliste dhe gjithmon e puthja e i thoja une te kuptoj,mos u merzit do te bej njeriun me te lumtur ne bote,por atij i shkruanin shoket e i mungon sh jeta atje por duke qen i lidhur sh me djalin nuk ikte,dhe sot pas 1 zenke te kote ai iku nga shtepia,nuk e di do kthehet apo jooo....une bera sh per te tani eshte radha e tij... anonim te lutem,ju perqafoj te gjitheve.
Letra 18
Pershendetje Anabel. Te flasesh per njeriun tend te zemres mund te duket si dicka e thjeshte, por perkundrazi ka aq shume gjera qe deshiron te ndash rreth tij.. I dashuri im eshte njeriu me zemren me te mire dhe shpirtin me te bute qe kam njohur. Jam njohur krejt rastesisht me te, dhe sic e kemi zakon ne femrat, qe bejme pak te veshtiren, u desh qe ai i shkreti tme mbushte me surpriza domethenese qe une te kuptoja se kisha te beja me nje tip djali qe kisha harruar se ekzistonte ( duke qene se ne njohjet e mia ishin vetem meshkujt me "pordhe" , meshkuj qe i njeh neper club) . Nje djal qe qan kur merzitet, edhe pse ka thjesht 1 muaj qe me njeh dhe nuk i vjen turp per kte. nje djal qe kembenguli ne nje njeri si une edhe pse si pergjigje merrte vetem indiferentizem,por ai arriti te depertonte ne zemren time akullt e ta shkrinte, per ta pasur sot te gjithen per vete. nje nder surprizat qe sdo harroj kurre, sepse ishte permujori yne i pare, ishte kur me coi ne nje lokal te tr ku hahej embelsira , dhe ne copen e tortes qe porositem,brenda ishte futur nje kuti me varese dhurate. E dua shume, ashtu sic nuk kam dashur asnje djale me pare, sepse me ben te ndihem femer ne cdo kuptim, eshte i dashur, me respekton, me duron tekat e nazet keni pare ju djale te dale per shopping me te dashuren e ta lusi provoje kete,provoje dhe ate? ( kur nderkoh shumica qe te dyqani i pare, lodhen e te thojne hajde ikim :@ madje dhe shiteset ma kane gjuajtur disa here me shaka qe ca cuni qe paske qe te vjen kshu per shopping :@ ) E te shkoje diten tjeter te bleje cdo gje qe me ka pelqyer, thjesht per tme bere te ndihem mire, se ato fundja lecka jane. Kemi nje komunikim shume te mire, sepse sinqeriteti dhe ciltersia na karakterizon te dyve. Eshte pak si shume xheloz ( ta shaj pak se mos ma merrni ne sysh ) por shkrihem sa here behet, sepse vdes ta marr me te mira. Eshte ai njeri qe e di qe do me gjendet prane (dhe me eshte gjendur) sa here te kem nevoje, pa hezituar asnje minute. dhe e fundit eshte qe ka sens humor , dhe sado e merzitur dhe me nerva me gjithe boten te jem, do me bej te qesh e do argetohemi se bashku, duke u futur ne boten tone, ku ka vetem dashuri e miresi. Te dua zemer . Faleminderit nqs e poston. Anonime
Letra 19
I dashuri im... Ah i dashuri im e ke bërë botën më të mirë, e ke bërë një botë më të lumtur për mua dhe për shumë të tjerë. Prandaj edhe njëherë faleminderit që ekziston Aldo!
Letra 20
Pershendetje Anabel,duke marre shkas nga teme dua te flas dhe un per dashurine e jetes time njohja jone ishte dicka shume e bukur per te dy ne filimet tona te dy ishim shume kokeforte por me kalimin e kohes arritem deri aty qe pas 2 vjetesh beni ndryshime te medha tek njeri tjeteri kuptohet asnje nuk eshte perfekt pasi perfeksioni nuk ekziton ...Ai eshte nje tip shume kokethyer ,por ne brendesi te shpirtit te tij eshte aq i bute dhe i prekshem qe kete mund ta kuptosh vetem pasi e ke njohur shume mire... Ne pamjen e pare te jep pershypjen e nje personi qe nuk kerkon te falur dhe gjerat i zgjidhe me grushte por jo ..Nejse po dal pak nga teme me kete pershkrim Ai eshte per mua me shume se i dashur tek ai njeri arrije te gjej dike qe me degjon me kupton dhe keshillon ...Eshte nje njeri shume i sinqerte dhe ben shume per mua ...Por gjithmone pas cdo lumturie ka stuhi dhe per ne zoti nuk ka rezervuar nje fund te lumtur njeriu i jetes time po lufton me vdekjen dhe kam shume frike se nuk do ja dale dot ..Ai vuan nga kanceri un i kam qendruar shume prane dhe e dua me gjithe shpirte por ai nuk do qe un ta shoh te shkoje drejte vdekjen dhe te vuaj dhe keto kohe me eshte larguar pak eshte shume kokeforte por dhe un nuk ngelem pas dhe pse tashme nuk jemi shume afer nuk ka dite apo sec qe nuk mendojme per njeri -tjetrin cdo nate qe fle i lutem zotit qe te mos jete kjo dita e fundit per te ....Dhe do doja qe kjo te mos ishte e vertete do doja te jetoja dhe shume gjera te tjera prane njeri tjeteri nejse me fal qe e zgjata dhe anonim te lutem
Letra 21
Mirembrema. Nuk e di ne ta quaj leter kete apo jo. Kam lexuar cdo gje qe shkruhet ne kete revist dhe I besoj. Dua te flas per veten time dhe shokun tim te jetes. Jemi shoke ekstrem. E adhuroj dhe ai gjithashtu. Sjemi te dhene pas puthjeve ne buze te gjithe thone qe seshte e vertete por ja qe eshte preferojm te perqafohemi te puthemi fort ne faqe por jo ne buze. Flasim gjate dites me sms pasi nuk na pelqen te flasim ne telefon. Me merr thjesht 2sek per te me degjuar zerin ose per te me thene qe te dal ne ballkon se ai po kalon. Nuk eshte tip romantik qe te me bej supriza por me pelqen. Eshte I sinqert dhe me respekton. Nuk eshte xheloz me le qe te dal me shok shoqe por jo dalje te tepruara. Nuk I tregojm njeri tjetrit ca na pelqen dhe ca jo. Zihemi shume por ai kurre nuk e pranon se ai ben gabime. Gjithmone une duhet ti kerkoj falje. (Ne keto raste mendoj se ka probleme me trurin ) Shoqeria jone nuk eshte e fshehte pasi na pelqen te kalojm kohe jashte qoft dhe duke bere nje shetitje. Bejm thashetheme shume per njerzit qe shohim rruges, ne bare , madje i numerojm dhe oret qe qendrojne jasht Na pelqen te flasim shume kur jemi perball pasi thot qe kur te plakemi kjo do jete gjeja qe do na lumturoj. Ai nuk eshte ideali pasi ideali nuk ekziston. Nuk tregova shume por pak dhe sakt Ju pershendes
Letra 22
I shtrenjti im G! S'ka me bukur se ne vend te poezis se sotme te dedikoj kete shkrim kaq te ndjer ketu te #Anabeli . Edhe pse nuk me pelqen aspak te ndaj me te tjeret sot dua ta bej . S'mund te them qe kam kerkuar boten mbare, jam lodhur a sfilitur deri sa te kam gjetur, ti erdhe tek une! U shfaqe aq bukur, ne momentin e duhur mu gjende aq prane edhe pse mijera kilometra na ndanin fizikisht. Me bere per vete me sjelljen tende, hijeshine dhe karakterin e forte. Ma the mjaft qart: -Ti do jesh e imja lepurushe ! Dhe keshtu ndodhi. Ti je aty kur une zgjohem ne mengjes, je aty dhe kur mbylle diten ne mbremje. Duke me falur shume dashuri, ngrohtesi, perkushtim pakusht e pakufij. E pranoj qe ndjehem mrekullisht mire me ty. Ndryshe nga une ti nuk di te mbash inat edhe pse je ti ai qe flet me ashper . Je ti xhelozi ne marredhenien tone sa dhe nje shoke te me shkruaj te duket se kur i kthej pergjigje po i fal dhe nje pjese timen gjithashtu :@.Me pelqen shume kur te ngacmoj e te merzise nga pak se fillon dhe justifikohesh e per gjerat me te kota e pastaj me flet aq embel . Ndjehem tmerresisht keq qe qofte dhe per nje cast fare te vogel te kam ber te qash .. Per mua s'ka dhimbje me te madhe se te shoh syrin tend te bukur teksa loton. Ehh sa shume ke vuajtur ti per mua, sa shume padrejtesi te jane bere ne emer te dashurise sone por sa bukur ti ke mundur t'u besh balle te gjithave. S'di se c'mund te me japesh me shume se kete force qe ec perpara, kete bote kaq kuptim plote, kete buzeqeshje ne fytyre, kete zemer qe me mban gjalle?! Kam kaq shume per te then per ty sa mendimet shtyjne njera-tjetren qe te arrij t'i shpreh te gjitha . Dashuria jone eshte unike, ne dime ta adhurojme njeri-tjetrin, dime te falim, te bertasim, te ulerasim dhe kur duhet dime te heshtim. Ndoshta modestia ose tipi im pak i mbyllur me privon te bashkohem ne shume cmenduri te tuat por kjo s'do te thote asgje. Ti di te me besh mos t'a ndjej mungesen .. Je thesari im edhe pse nuk te pelqen te therrase keshtu por s'di si te cmoj ndryshe. Kemi pak kohe qe e kemi lidhur jeten bashke jo me unaze e as me kurore por me bes, sinqeritet dhe ndjenje te paster! Publikisht te them qe te kam shume xhan dhe me fal neqoftese keto dite te kam merzitur se tepermi . Ju lutem ma ruani privatsine mbremje te kendshme!
Letra 23
Ah moj anabel,per te nje roman do te shkruja po te kisha mundesi.Isha ne vitin e pare gjimnaz,ne moshen me te bukur kur e njoha ate.Ne fillim mu duk shume serioz,i eger por me terhoqi menyra se si fliste,ehh me beri per vete.Sa here vinte te shkolla e me takonte dhe une e lumtur mezi prisnim te takoheshim e te flisnim per gjerat e dites.Ai me degjonte e nuk merzitej asnjehere nga tekat e mia.Ishte aq i sjellshem e vetem kujdesej per mua. Sa here dilnim bashke pothuajse perdite e nuk merziteshim me njeri tjetrin.Une doja qe koha te ndalte e te rrija me te.Kisha shume turp kur e takoja dhe isha shume e urte ngaqe ishte me i madh dhe ndruhesha prej tij.Por ai me sjelljen e tij me fjalet e embla qe me thonte me beri te ndryshoj e te diskutoja me te per cdo gje. E mbaj mend dhuraten e pare qe mora,kishim vetem nje muaj qe njiheshim dhe une kisha ditelindjen.Kishte zgjedhur nje dhurate shume te bukur e te vecante per mua. Edhe pse Anabel ai ishte shume i serte,nevrikosej per gjene me te vogel.Qeshja kur ai behej xheloz per gjera koti.Por me behej edhe qejfi sepse ai me kishte shume merak.Ishte ai qe me zgjonte ne mengjes dhe e pinim kafen e mengjesit bashke pastaj ai shkonte ne pune e une ne shkolle.Nuk kishte dite qe mos ti harronte cokollatat e te mi sillte.Eh sa here jemi zene e jemi pajtuar,a thua s'kishte ndodhur asgje.Me bente te qeshja kur nuk isha mire.E falenderoja zotin qe isha me te.Bashke kaluam te mira edhe te keqija.Ai me ndejti prane dhe kurre nuk hoqi dore prej meje.E di se me donte ne menyren e tij.Bashke ndejtem tre vite.Tre vite qe mbaruan e iken shpejt.Kisha frike nga ajo lumturi se mos nje dite do ti vinte fundi.Kisha frike nga dashuria e tij.Keshtu per shume arsye vendosa te largohesha,edhe pse e lenduar ai ishte perfekt ne menyren e tij pavaresisht e tepronte me xhelozine e tij.Ai esht mashkulli qe cdokush do te enderronte ta kishte. plzzzz postoje anabel
Letra 24
Eh moj Anabel, Nga t'ia nis per ta pershkruar? ...epo fizikisht skam c'them. Eshte si ato aktoret e filmave thote mami im I fiksuar me palestren. Ka bere gjithe ate trup po ai barku ia hengri shpirtin, nuk po i sheshohet per qamet Ka nje fytyre prej te egri, por ne te vertete eshte shume i embel. Perpiqet me tgjitha menyrat qe tme beje te qesh. Por une perpiqem dyfish sepse ne momentin qe ai buzeqesh, mua me zhduket gjithcka perreth dhe shijoj buzeqeshjen e tij. Me pelqen edhe kur e nevrikos se i rrudh ato vetullat dhe duket si model revistash.. Perpiqet shume te beje romantikun vetem qe tme beje qejfin mua, jo per gje po nuk eshte. Ndonjehere (ne te shumten e rasteve nuk i realizohen) po per mua mjafton qe perpiqet, madje me behet qejfi se do kemi nje batute te re per te qeshur. Nje here do shkruante me flake emrin tim ne nje zone publike ktu ne Tirane , po nuk u be se e ndaloi policia. Nese si tip jam shume e pasigurt per gjithcka, ka vetem nje gje qe une e di me siguri....dashuria e tij per mua. Nuk eshte dhe aq perfekte sa duket, nuk ka vetem momente te bukura e te lumtura. Kemi stuhite tona, kemi zenkat e sharjet por ato fillojne e shuhen ne nje moment. Nuk di ta pershkruaj tamam magjine qe ndjej une kur jam me te por gjithsise mjafton qe 'Bedrana' im me kupton Jam vertete e lumtur dhe njeri me shume fat. Falenderoj ate qe ma mbush jeten me kaq shume dashuri dhe te qeshura.
Letra 25
Epo dy llafe do ti shkruaj edhe unë për të o Anabel, sa për adet edhe pse u mbyll për sonte! Nga 'A'-ja e emrit të tij, fillojnë gjithë alfabetët e mi të ndjesive. Ai është...kanella e shijeve të mia, melodia që ngelet kur shpërbehet muzika, e ëmbla e aromave. E adhuroj të qeshurën time kur jam me të, dashuroj kur më trondit gjithë botën dhe më rri si i pafajshëm...kur më këndon, kur më rrotullon teksa kërcejmë rrugës...kur të folurit me të më bëjnë të kuptoj sesi e lë veten në duart e tij...me sy mbyllur, e ai bën dashuri me fjalë, me sy, me ajrin përreth tij. Më thërret me emrin e një prej vullkaneve më të ri në botë (300.000-600.000 vjet) , më thotë sa 'frëngjisht' e mbaj filxhanin e çajit, se cfarë i kam bërë jetës së tij..por ai se di ç'më ka bërë mua...kur vjen çdo ditë tvetme ndryshe. Biri im mund të ketë emrin më të çuditshëm në botë se do t'ia vendosë mama e vet, por unë dua shumë të jetë si ai, me kaçurrelat dhe me zemrën e tij... Ju përqafoj
Letra 26
Jo se dua te fitoj patjeter ndonje gje (pervecse nese behet fjale per ndonje udhetim ne dubai ) por po shkruaj per kete temen pasi mbase do jet nje menyre per te nxjerr disa fjale nga mendja dhe turbullimi im. Pra partneri im. Aktualisht eshte i dashuri im, dhe qe kur zgjohem lexoj sms e pare nga ai. Nje mesazh i rendomte pa emocion dhe thjesht per inerci te diteve. Me shume zemerohem sesa buzeqesh dhe pse lexoj nje fjale te mire e di qe eshte pa ndjenja. Jam ne nje faze te lidhjes kur nuk flasim me me ore te tera naten zgjuar, kur nuk e gdhijme me bashke duke folur apo chatuar. Gjithmone e shoh me zili shoqen time qe cdo nate gjen dicka per te folur me partnerin e saj dhe nuk pret si une oren 12 qe do i vije ai mesazhi i nates se mire shume korrekt dhe me fjale qe perseri jane pa emocion dhe te perseritura si nje nate me pare vecse per inerci. Mos me keqkuptoni, kjo nuk eshte nje leter ankese kundrejt atij, por mbase reflektimi i nje dite ne lidhjen time dhe me partnerin tim. Ai eshte njeri bujar, gjithmone ndihmon te huajt kur ka dhe mundesine me te vogel. Por qe harron te gjendet prane meje nganjehere. Ai eshte i zgjuar dhe kur i bej pyetje te ndryshme ai i di te gjitha e me duket vetja si femije qe pyes prindin, por pavarsisht zgjuarsine ai me mua sillet nganjehere si nje budalla i vertete. Ai eshte energjik , por zymtesia e ketij vendi dhe shpresat e prera e kane transformuar ne nje njeri pa emocione e pa entuziazem. Ai eshte i dashur, por asnjehere romantik dhe te ma shprehi dashurine as me fjale. Gjithsesi mund te shkruash pafund per dike, por rendesi ka ajo cfare na transmeton. Dhe nese ai do e dinte qe jam une qe po shkruaj kete leter do doja ti thoja qe njerzit duan ta degjojne cdo dite nje fjale te mire, dhe duan ta ndjejne cdo dite nje perqafim dhe puthje. Ta marin si keshille dhe ciftet e tjera. Me fal per vonesen, uroj ta maresh ne konsiderate dhe kete.
Letra 27
Mirembrema miq te Anabel Jam 22 vjece dhe para 4 vjetesh njoha personin qe me ka mbushur jeten me lumturi .Tani them personin qe me ben me te lumtur por para disa kohesh nuk e thoja dot kete sepse ky person me ka bere njekohesit te vuaj dhe te lumturoj. Me ka bere te vuaj ,ta urrej ,te mallkoja diten qe e njoha kur ai bente vetem "gabime" me linte pasdore , me genjete e shume gjera si keto. Shum here kam hequr dore e shume here i jam rikthyer.Jam kthyer sepse vetem nje fjale e tij me bente te lumtur ,se vetem me kapjen e dores me prekte shpirtin.E pranoj qe kam bere shum gabim qe i kam falur shume gjera te pafalshme por nuk mundesha te veproja ndryshe nuk mundesha pa te. Dhe tani?... Tani cdo gje eshte ndryshe ai eshte bere ideali per mua me ben femren me te lumtur ne bote.Ai eshte perfekt ,me ploteson ,me mbush me jete. Ka ndryshuar aq shume sa dhe vete nuk e besoj dhe jam shume krenare per kte .Vertet kam vuajtur nga ai por nuk e kam per turp ta them sepse per dashurine u benka cdo gje.Nuk e mendoj sesi do ja dilja une pa te nqs nuk do e kisha falur ,nuk do kisha njohur lumturine e vertete. Tani jemi te fejuar dhe shume te lumtur .Madje edhe kur i kujtoj gabimet e tij nuk me ben pershtypje asgje , jane vetem disa njolla qe po zbehen shpejt dhe po zevendesohen me dashuri dhe lumturi te plote. Jam krenare per te pavarsisht cdo gjeje.Jam ne lumturi te plote . E dua sepse dhe ai me do.
Letra 28
Kishim dy vjet bashke ! Kidh gjet tenxherja kapakun ! Ja kuptonim gjithmone mendimet njeri tjetri ..dhe kemi qeshur pafund bashke ! Ai me theriste binjaku im ! Kemi bere cmedurira bashke , kemi udhetuar shume vende ! Pothuajse nje vit e kemi kaluar tap ...dilnim ne oren 6 mengjesit dilnim nga clubi dhe pastaj merrnim hotel ...kur coheshim vetem me 10 eu ne xhep o per kafe o per nafte te shkonim ne shtepi dhe kjo gjendje vazhdoj pothuajse cdo dite per nja tre muaj ! Haha me kujtohet kur uleshim gjithmone me shoket e tij apo shoqet e mia plotesonim gjithmone fjalin e njeri tjetri , I zbukuronim dhe I zmadhonim gjerat haha dhe gjithmone shoqeria na ka pas zili.sepse ishim qeveri me vete.. po kur kemi bere dashuri tek boria e anijes ..po shkonim ne nje ishull te greqis...vetem kur na ra boria na u ngriten floket perpjet hahha...bullafiqi im vdisja te perqafoja ate barkun tend qe mundoheshe ta fusje brenda dhe te me mbushje mendjen !! Dhe te ngrija hopaa! Hahaa ...beheshim si femije kur ishim bashke ! Por kam nje jave qe kam marr vendimin qe sdo jemi me bashke per mos ti shkaterruar kujtimet e bukura pasi dashuria jone ishte e pamundur ! Ndoshta sdo te dua asnje me shume se tyy porr te pakten do vazhdoj te jetoj ! Por nje gje eshte e sigurt qe me mungon shume binjaku im Shuuuuuuume! Do te dua pergjithmone ne heshtje
Letra 29
Pershendetje Anabel Mqs sonde qenka nata jone dhe un po shkuaj x dashurin e jetes sime .. Jemi njohur rastesisht ne nje telefononate qe un beja me kushon e atij.Pas disa ditesh ai ma prezantoi, dh kshu gjerat rrodhen njera pas tjetres . U dashuruam si te marre. Pas nje viti lidhje vendosem te kurorzonim dashurin tone .Dhe pse nuk ishte e lehte sepse prinderit e mi nuk ishin dakort.Por ne luftuam x dashurin tone dh ja dolem .. Ai eshte gjithcka x mua ,ben cdo gje qe un te ndihem e plotesuar mgj esht prezenca e tij qe me ploteson.. Ka qene pran meje dh ne castet me te veshtira .Kur me diagnostikuan me kancer gjjri .Nk e besoja , nk ishte e mundur .Beme cdo gje te mundur dh u nisem jasht shtetit .Ka qene pran meje ne cdo hap,ne cdo shikim,ne cdo shtrengim duarsh dhe vszhdon te jete dhe sot e kesaj dite .. Jemi bashk prej pese vitesh,kemi kapercyer cdo penges bashk e do vazhdojm ti kapercejm ..Dua ta falenderoj per mbeshtetjen dh dashurin pa kushte qe me ka falur.. Do te dua gjithmon Dinuja ime . ^-^iAnonim
Letra 30
Nga tja nis? U njohëm rastësisht në ditën e verës e falë Sinan Hoxhës, i takojnë një palë këpucë atij ?? Me thënë të drejtën më ka ndryshuar si njeri, më ka zbut goxha se isha një dhi e egër. Edhe pse shumë shpesh me acaron nervat kur fiksohet mbas ndeshjeve të Inter-it, sidomos tani që kanë blerë Shaqirin , nuk ka intervista ose programe që nuk shef. Është i dobët dreqi edhe pse e mbush me ushqim prapë nuk vë kile, por ka ca addominali që më acarojnë se ndihem keq saqë kam nis tani të bëj ditë për ditë stërvitje por pa rezultat. ??? Ka difekte me bollëk si dhe unë por kemi gjet njeri-tjetrin. A se harrova, gatuan shumë mirë, shyqyr zoti, edhe pjatat me shume i lanë ai sesa unë ???. Hajt boll tani se u bajatem. Natën
Letra 31
Mirmbrema Anabel! Partneri im.... hmm shum pak per te emertuar cdo gje qe ai eshte per mua. Eshte i dashuri im , miku im , udherrefyesim im i besuari im personi i vetem tek i cili mund te mbeshtetem shkurt i mrekullushem dhe fatmirsisht eshte vetem i imi.Kemi plot 5 vjet bashk dhe keto vite qe kemi kaluar duken shum pak krahasuar me ato qe do vin ( keshtu thot ai te pakten) .Nejse kemi kaq shum vite bashk e cdo gje duket si heret e para kur takohesh ....ehh ato takimet kur zemra te rreh aq fort saqe e vetmja qe mendon me vone eshte shpresoj shum te mos kem thene dicka pa lidhje ne takim .Anabel ai eshte i mrekullushem eshte kaq detajist , mundohet shpesh here te me gjendet prane pavarsisht obligimeve te punes qe na ndajne shpesh here fizikisht po kush pyet x largesi sa ekziston skype ... Anabel edhe dicka eshte dhe pak si xheloz pak si nevrik dhe shum pak fare tip prepotent po kjo varion nga marrdheniet qe krijon me njerzit . Hera e par qe te shkruaj ,uroj ta postosh ! Anonim plz
Letra 32
Partneri ideal une e kam gjetur partnerin ideal ose me gjeti ai mua takimi yne ishte i paplanifikuar qe diten qe jam njohur me te e kam kuptuar qe jeta para se ta njihja paska qene kot .. Ai eshte lepurushi im eshte shpirti im i shpirtit tim . Me ben te ndjehem tamam mbreteresh se princesh eshte vajza jone . Ehhh te shkruaj per te duhen ore e nuk mjaftojne fjalet qe i ka zemra smundesh dot ti shkruash . Vetem di te them qe jam femra me e lumtur ne bote . Te adhuroj sepse je i vecant te dashuroj marrezisht .
Letra 33
Ehh moj anabel te filloj te pershkruaj ate me te gjitha detajet neser do mbaroja.. jo se i ka gjithe te mirat ee se i ka dhe ai ato "gabimet" e veta .
Ai eshte personi qe me ben te ndihem e plotesuar ne cdo aspekt, me pelqen shum fakti kur mer mendimin tim per gjera nga me te ndryshmet. Me pelqen shume edhe kur zihemi se gjithmonee acarohet e me pas kur i therret mendjes fillon e te mer me te mira . psh neser sapo tme mari ne mengjes kjo do jet gjeja e pare qe do bej se e ka zen gjumi pa me then natennnn . Gjithsesi gjestet e tij te bukura nuk kan fund gjithmoneee me ben te lumtur, gjithmon me ben te ndjehem e realizuar si femer aq sa nk e kisha menduar ndonjeher qe do gjeja nje person si ai. anonim aman se as ai as un nuk kemi fb ky q po t shkruaj nk eshte i imi. e kemi mbyllur fb me mirkuptim po un ndonjeher futem lexoj historite tuaja mori veshhhh qe kam shkruar ktu me vrau faree shpresoj ta publikosh.
Letra 34
Pershendetje Anabel! Hera e pare qe shkruaj dhe shpresoj te botohet pasi sot ne, une dhe partneri im festojme pervjetorin e 9. Kane kaluar 9 vjet nga dita kur ai hyri ne jeten time dhe e ndryshoi ate! U kthye ne forcen time per te perballuar jeten dhe ne piken time te referimit per cdo gje. Tani dhe asnjehere nuk e imagjinoj dot jeten pa pranine e tij. Do doja ti uroja vetes tone qe te plakemi se bashku dhe ti them se e dua pa mase! Jam me femra me me fat qe kam nje partner si Ai. Te dua pa mase Zemra ime! Te lutem anonim nese e publikon! Faleminderit
Letra 35
Hmmmm, Partneri im,eshte i gjate,brun me sy blu dhe shum i bukur. Eshte mashkulli perfekt, eshte ai qe cdo femer do enderronte ta kishte ne krah. Nuk pi alkool as duhan eshte ne nje pune te mire fiton mjaftueshem per shpenzimet e veta. Eshte mjaft i dashur dhe i sjellshem me mua... Tani me ngelet vetem ta gjej se ku eshte Anonim ?
Letra 36
Anabel meqe qenka tema per Partnerin po shprehem dhe une.. Kemi nje vit se bashku edhe pse une kam njohur shume kohe me pare, vetem se nuk e kisha kuptuar se ai kishte qen aty per mua. . Ai eshte i mrekulleshem,,i embel, i dashur, i kuptueshem,i zgjuar, jo shuem romantik :/me zemer te mire, i duruar shuuume.. Ka shume cilesi ne fakt te cilat disa ia kam zili. I pelqejne ca kenge ne fakt qe mua ma shpifin ndersa kenget qe i dergoj mduket si degjon fare but who cares.. Dicka qe kemi te vecante ne eshte se marrim shume gjoba.. Mduket se kem un kte ters te keq se sa her eshte me mua i ndodh. Taksirat e ka kte me mua i shkret ket tersllik. Madje dhe heren e pare qe kemi dal bashke pasi me percolli mua perplasi makine..njs Te rikujtoj nje cast gazmor jo keto te keqijat.. Ishin nje dite ne makin edhe ky po me perkedhelte koken..Nfakt spo ma perkedhelte po sesi po ma ferkonte..Uaa i thash une cpo ma perkedhel koken keshtu si bub?! Ai nisi te qeshte dhe qe atehere me therret BUBI.. dhe keshtu me mbeti BUBI.. PLS postoje se po e ze gjumi tani..Ta lexoje kete ete fleje rehat..Anonim se sjam me fb timin..PUC
Letra 37
Dashuria ime. Moj anabel nk di nga tja nis moj e shkret. Ai eshte nxires i jetes sime po e nxin bkr ama, e ben veper arti. Ai me ben nevrat kacurrel po jo vtm nervat por dhe floket me ate rast, kshu qe e kam parukjer profesional dhe PERSONAL mbi te gjitha.Ai eshte i kunderti atij qe un kam enderruar gjith jeten, imagjino mo dhe per te shkruajtur shkruan me te majten aq i "mbar" eshte. Ai eshte talent ne muzik moj me kendon cdo nat ne tel kenge te ndryshme sidomos ate All of me e qan fare, me ben dhe mua per te qare madje...nga te qeshurat:p.Ai me ka ndryshuar mua mj..nga nje vajze e mbare qe ndiqte leksionet dhe 10 kurse , me ka bere 1 agjente 007 ose FBI sic me quan ai sps e ndjek ne cdo hap qe ben ai, madje dje zbulova qe ajo edukatorja e nipit ishte e martuar shyqyr zotit... Po meqe mu dha rasti doja ta falenderoja qe me dhuron aq sh lumturi cdo dite dhe i premtoj qe nk do jem aq xheloze dhe do ta lej te luaje kalceto me shoket nga 1 here ne muaj ne 2 here ne muaj.(shaka) Te dua Lulu.
Letra 38
Sme besohet q do shkruaj dhe un ktu.....gjithss per te ja vlen :))) N fakt ai vjen n jeten time n nje moment pak t veshtir, moment konfuz q n fakt nk kisha deshir per aagje....gjithss ky djali im m qetesoj shpirtin N fakt takimi par me kte ishte komplet rastesor dhe komik...perplasemi shifemi qeshim dhe mirupafshim....por mbas ca ditesh vejm re q ishim n nje shkoll (un n vit t par ai n vit t fundit t universitetit)gjithcka nisi kshu kot, me ndjek me flet nk mla rehat deri sa ja dhash mundesin q t shoqeroheshim bashk n fillim me frik por sot kuptoj q kam ber zgjedhjen m t mir n jeten time.....njs pa u zgjatur shuum dhe pa e ekzagjeruar ai eshte qetsija ime antistresi im edhe pse un cdo 5 sek I them m acarove m acarove m acaroveeee :pp gjithss mbrapa I hidhem direkt n qaf dhe e puth.....sot kemi 4 vjet bashk dhe vetem per nje gje m vjen keq, q un nk lej robi pa I tregu sa I mrekullueshem eshte ai dhe sa e dua ate dhe atij vet spara ja them kto fjal por gjithss ja them me veprime :)) anabel nk e di a isha brenda temes por per te dua vetem t flas, e duaa :))) Flm nese e publikom dhe anonim tlt
Letra 39
Mirmbrema Anabel po shkruaj dhe un njeher ndoshta ma publikon ,se ngela vetem duke lexuar letrat e dynjase Dibrani im eshte mashkulli me perfekt per mua qe ekziston , gjith te mirat ka ai djale i bukur ,serioz ,i dashur .. nje mashkull qe bie ne sy dhe neperkat gati ne sulm po jam e lumtur qe vemendja e tij eshte ndaj meje , ndihem e sigurt ,e respektuar krah tij e adhuroj ... bekuar qofte ajo date 8 netor kur e kam njohur dhe qe jam pjese e jetes se tij per mua kaq mjafon edhe nese lidhja jone merr fund per arsyet te shumta , te njihja kingun e Dibres eshte gjeja me e bukur qe me ka ndodhur ne jete kam realizuar endrren time duke pasur nje mashkull te tille ne krah sa e priviligjuar ndjehem me ate shpirt njeriu .. fjalet e bukura per ate driten e jetes time nuk kane fund falenderoj zotin qe e solli ne jeten time ... te quiero mucho mi 'Kendji' i te exstranio cada dia mas mi guapo
Letra 40
Eshte ai mashkulli i mrekullueshem, me ka dhene gjithcka,me ka mesuar ceshte jeta e njerezit, eshte ai qe pranon cdo teke timen dhe me plotson cdo deshire..e adhuroj per menyren si me trajton, eshte ai romantiku qe di te beje edhe surpriza..Eshte ai partner qe gjithkush do ta donte ,.por eshte dhe do ngelet vetem i imi. Te dua B dhe Faleminderit per gjithcka !
(Shkurt ,qarte,paster nga anonimja
Letra 41
Ah moj Anabel. Zemra Ime erdhi atehere kur nuk e prisja. Sapo kisha mbaruar universitetin dhe po kerkohesha per pune. Ku mendja per dashuricka. Jetonim te dy jashte Shqiperise, ne shtete te ndryshme. Kur me thane : po ti fol nje here me te se nuk I dihet.Si nuk me ka ikur truri. Kaq keq qenkam? Nuk e gjej dot vet nje burre? Duhet te ma njohin te tjeret? U faleminderit nje mije here atyre qe kembengulen se sot une jam me ate njeri dhe kemi dy engjej te mrekullueshem. Kujtoj gjithmone takimin tone te pare. Sa mire jam ndjere prane tij. Me dukej sikur kisha vite qe e njihja. Biles kur me puthi shkarazi heren e pare I kam thene: e ben dhe nje here se nuk e kisha mendjen. Jemi bashke per me shume se 5 vjet. Jane vitet me te lumtur te jetes sime. Eshte njeriu me I mire qe ekziston. Mundohet gjithmone te me kenaqi dhe te plotesoje deshirat e mia dhe te femijeve tane. Te mos na mungoje asgje. Gjithmone sajon nje udhetim ditor ne diten e tij te pushimit, edhe pse une I them te rrime qe shtepi qe te shplodhesh dhe ti. Edhe pse punon gjithe diten dhe vjen ne darke vone ne shtepi, ai prap mundohet te qetesoje femijet kur zgjohen naten, vetem e vetem qe une te mos zgjohem. Eshte baba , vella, shok, bashkeshort i shkelqyer. Dhe mbi te gjitha gatuan dhe shume mire. Me zor pres diten e pushimit te tij qe te gatuaj ai dicka te mire, ndryshe nga supet, gjellet dhe tavat qe bej une ditet e tjera. Dua te gjej nje te keqe te tij, po nuk e gjej dot (se kam hall se mos ma marrin m'sysh anabelistet moj, a m'kuptove???) eshte njeriu me I mire, me I dhimbshur dhe me I dashur qe kam njohur. Jam e bekuar qe Zoti ma dergoi, apo qe kembengulen te tjeret, merre si te duash. Eshte njeriu qe e dua me gjithe qenien time.
Letra 42
E kam edhe une ate... dashurine e madhe te jetes, qe me cmend me nje shikim, me nje fjale te vetme. Tani pas 8 vitesh, kjo ndjenje eshte bere me e forte shuuumm e forte. Fjalet e tij "une jam mashkulli i vetem ne bote per ty" me joshin ne pafundesi. Me kujtohet sikur te jete tani njohja me te.E mes te tjerash ajo dite kur erdhi e u ul pa thene fare ne nje tavoline me ne (une isha per kafe me shoqen e ngushte) "u bera legen mashkull duke te ardhur nga pas" tha. Lutjet e gjata qe une te dilja ta takoja dhe kokefortesia ime, vazhdon edhe sot me thote "kokemushke". Une qe i thoja qe asnjehere skam per te qene me ty ehh sa e bindur qe isha... puthjet qe mi rrembente dhe une vazhdoja i thoja as mos e mendo qe jemi bashke. Derisa i ktheva puthjen,nuk mund ti rezistoja dot me. Eshte fiks tipi im,nuk ka asgje mbi normalen, por eshte ai qe dua une. Arrijme e kuptohemi me nje fjale te vetme, me nje shikim. Pas kaq shume vitesh e njohim njeri tjetrin me detaje ne imtesi, e dime qe dashuria jone ka triumfuar dhe do jemi bashke gjithmone. Eshte bukur ta di qe jam dashuria e madhe e dikujt dhe ky dikush eshte ai. Debatet zgjasin pak, sepse ai nuk me merr asnjehere inat dhe nuk nxehet me mua,aq sa inatci mund te jete me te tjere me mua joo kurre. Nuk kam per te harruar naten kur une flisja ne tel me motren jashte vendit dhe ai ngaqe telefonata po zgjaste shume i binte tel pa pushim, u tregua pak mosbesues kur i thashe se me ke po flisja. nga inati lashe tel pa zile dhe se preka me dore gjithe naten... kur cohem ne oren 6 per ne pune pashe qe ai vazhdonte ti binte nr tim... cmenduri, e kish gdhire gjithe naten. Koha me e bukur e kaluar se bashku po quaj kete te javes se fundit, sepse kishim nje vit pa u takuar,ka shkuar jashte dhe ne pamundesi per te ardhur vajta une andej. Nuk me shqiste syte, dalloja adhurimin, mallin dhe dashurine ne ate shikim... e duuaaa e dashuroj dhe sa here qe ia them me thote une me shume!!! Postoje Anabel,te lutem
Letra 43
Ai … E kam quajtur shume here ajer,yll,drite,qiell,por ai nuk eshte keshtu. Nuk eshte ajer sepse nuk I jep jete te gjitheve por vetem mua,nuk eshte yll sepse bukurin e tij e admiroj vetem une jo te tjeret, nuk eshte drite sepse vetem une e shikoj,nuk eshte qiell sepse perqafimet e tij me mbuojne vetem mua,qielli na mbulon te gjitheve. E kam dashur ate njeri deri heren e pare qe e kam veshtruar dhe cdo dite ne vazhdim me zhyti me shume ne humneren e lumturis. U dashurova me buzeqeshjen e tij,me shikimet e fshehta qe I hidhnim njeri-tjetrit,me tingullin e zerit,me syte e zinj,me pranin dhe mungesen e tij. U marrosa pas atij njeriu pa I folur asnjehere,pa e perqafuar,pa I ditur emrin,pa ditur se nga vinte. Ishte nje dashuri verore ,por qe do kthehej ne dashurine e jetes time. Pasi mbaroj vera kaloj nje kohe e gjate derisa e gjeta kush ishte dhe e kontaktova. Folem per nje kohe te gjate dhe nje dite te bukur filluam nje lidhje te bukur . Kane kaluar 2 vjet bashke dhe cdo dite jam dashuruar me shume,pavaresisht problemeve qe na ndjekin kudo
Letra 44
Edhe une kam ate,super nevrikun tim , por nga jugu . Eshte nevriku me i bukur, me i zgjuar , madje edhe me i embel qe ekziston ne bote. Boo sa i embel eshte... Ka nje shikim o Anabel , qe cte te them. Nje shikim super feminor qe percon vetem dashuri. Po behen 4 vite qe e kam ne jeten time dhe e dua cdo dite e me shume. Mezi po pres te kaloje edhe ca kohe, te martohemi, te kemi nje shtepi tonen , nje beb vetem tonin qe ja kemi menduar emrin , gjinine , dhomen e gjumit, rrobat, madje edhe shkollen ku do ta cojme e kemi menduar E adhuroj kur e shikoj aq te entuziazmuar per te ardhmen tone sebashku. Ju betohem qe kjo eshte gjeja me e adhurueshme tek ai. Eshte kaq i cilter sa kur e kam njohur per here te pare i kam thene shoqes sime : " Nuk ben per mua ky se duhet te genjeje robi cik " . Po sesi me beri per vete ai zhulsi, as vete nuk e di. Ama jam kaq e lumtur qe e ka bere ate gje , sepse fale tij , jeta ime eshte me e plote, me e bukur , me e gjalle. Eshte nje jete plot dashuri. PS: Nqs ai e kupton qe jam une i them vetem dicka . Je perfekt, po ate vallezimin mesoje o burre
Letra 45
Sigurisht qe ai nuk eshte perfekt.Nuk eshte i gjate, me sy qe te lene pa mend,me mjeker,fashion dhe qe degjon muzike trendy. Nuk e ka sensin e kohes dhe shpeshhere dergon mesazh ne dy te nates " miremengjes ".Nuk me thote gjate gjithe kohes qe me do edhe pse e di qe vdes per mua.Me thote shemtaraqe,retard dhe qe e vetmja gje e mire tek une,eshte prapanica. Ai shkallon per femrat me floke te zeza dhe te drejta.Une ? Nje kacurrelse geshtenje e embel sic thote ai.Nuk me dergon mesazh i pari kurre dhe nuk me ben dhurata te shtrenjta.Nuk i pelqejne udhetimet.Nuk eshte aventurier. Ai ka qejf te kalojme ore te tera se bashku duke biseduar dhe sigurisht duke ngrene.Ai vdes per ushqimin. Ha sa nje derr. Dhe pastaj ia fut nje loje basketboll, nje ore palester ne darke dhe konstrukti i tij eshte per mrekulli.Sinqerisht,ai nuk eshte i bukuri i dheut. Por dreqin , eshte kaq i embel.E pyes " sa me do "? (Pyetja tipike e vajzave ). "Fare "-pergjigjet. Pastaj me leshon nje shikim sikur do te me perpije te teren dhe une padyshim nuk jam aq idiote sa ta pyes per te dyten here apo te merzitem. Skenojme me mendjet tona skena idiote me shoqet e mia qe i kane floket te zeza. Madje, nje shoqe e imja,tani se fundmi i beri floket e zeza.Sic mund ta merrni me mend , ata kane me shume se dy muaj pa u takuar Ai studion ekonomik dhe e urren ate cka studion. Ajo qe do te beje ne jete eshte "basketboll,gjume,ushqim dhe nje super motorr nga ata te zinjte te medhenjte qe jane sh cool ". Une jam e pesta ne liste. Por as qe me intereson. Nje arsye ka pse po ne po bejme tani 3 vite se bashku. Ne kaluam gjysmen e gjimnazit se bashku dhe mendoj se po i mbijetojme edhe ndryshimeve te universitetit. Oh i dashur,absolutisht qe nuk je perfekti. Por te dua kaq shume. Dhe e di qe me do po kaq, ne mos me shume. Dhe kjo eshte ajo qe ka rendesi apo jo ? Apo jo ? PS-> Nuk do zgjatem me shume se nuk dua ta kuptoje qe kjo jam une
Letra 46
Nuk e di pse e dua, di vetem qe e dua.. Nuk e dua per romanticitetin e tij sepse nuk eshte romantik. Por prape e dua.. Nuk e dua per bukurine e tij mahnitese sepse nuk shquhet per bukuri. Por prape e dua.. Nuk e dua per tolerancen e tij sepse shpesh here nuk me kupton. Por prape e dua.. Nuk e dua per...per...per... Por perseri e dua! Eshte nje shprehje qe thote "nese nuk e di perse e do nje njeri, atehere eshte dashuri" .. Besoj se eshte rasti im...
Letra 47
Nuk e dashuroj... Hmmm shiko ai djale nuk eshte ndonje bukurosh , e kam sinqerisht ... Ska ndonje fizik te bukur , kocke e lekure eshte sa kam frike ndonje dite do ta marre era te shkretin. Ta shikosh keshu me sy nese do uleshe nje dite nkafe me te nuk tjep premisa se nje dite mund ta dashurosh... Ka sy vertet te bukur , shyqyr zoti se kishte dhe operacion e doli mire Te fal respekt dhe eshte vertet i dhene pas miqeve. Eshte njeriu me gallat ,me gazmor qe kam njohur ne jete . I do shume kafshet ...vdes te haj supen e ngroht qe i gatuan mami.Mban ere te mire ,nuk kalon asnjehere me te kuqe dhe mban gjithmon orbita me shije molle me vete..... Eshte njeriu qe tmbush me pozitivitet me batutat e tij ,por edhe kur sflet shume . Ky esht partneri i zemres time prej shume kohesh ,por ai kurre nuk dashurohet me shoqet e ngushta.... Une nuk e dashuroj....
Letra 48
Opo burre kam vete une . Eshte i fejuari im por jetojme bashke sic eshte bere zakon tani e kete vere do bejme dasmen. Ah dasma qe gjithe fisi mezi po e pret e ai fare po fareee ama. E ce do dasmen? Per te harxhuar leket kot? Per njerez qe do vijne do hajne do pijne dhe ne fund do thone, mish nuk kishte! Jo po lokali sbente! Nuk na lane radhe te kercejme... Per kete te bej dasem? Eeeh kurse mua me pelqen fustani i bardhe.. E ndersa ai, ai jo se i dhimbsen leket, por se e di vete si i ka fituar ato leke duke punuar per mamin dhe vellezerit qe kur ishte 13 vjec kur asnje nuk iu gjend prane per ta ndihmuar ne ato momente te veshtira. Por prape nuk do te ma prishi qejfin mua per asgje. Ai qe asnjehere nuk mendon per veten por per te tjeret, qe nuk kerkon meshire, nuk kerkon ndihme por eshte ai qe ndihmon te tjeret. Ai qe kupton me nje shikim kedo. Ne pamje jemi komplet te kundert, une nje bjonde nordike e ai nje brun maroken, por aq te afert. "Kush ishte ai mjeshter qe me njohu me ty? Me ty arrij te kuptohem ne perfeksion" - me tha pasi me dha puthjen e pare. Ishte shume i bukur fillimi i lidhjes. Nuk isha argetuar kurre me shume ne jeten time sesa me te. Une ajo vajza serioze e rritur me gjithe te mirat , e shkolluar, e edukuar, nuk isha argetuar kurre me shume se me pak dhe aventurat qe benim...eh...ckemi hequr per te bindur tim ate...edhe kur u fejuam per te me percjelle per ne shkolle ne tirane dergonte edhe vellain e vogel me ne.. Nuk e kisha menduar ndonjehere se do e beja tirane- x qytet dy here me makine ne oren 12 te nates. Ai arrin te me argetoje dhe nuk me ben te merzitem ne asnje moment. Madje edhe kur me acaron nervat prape me batutat e tij eshte e pamundur te mos qesh. (Ok te gjitha nuk e mbajme dot te qeshuren kur ai na ngacmon kur jemi me nerva) Lumturia ime eshte prioriteti i tij. Kur me sheh te lumtur vetem ateher ndihet i qete. Por e prish pak muhabetin me genjeshtrat e tij. Eshte paaaak mashtrues..aq mashtrues sa ndonjehere me corienton ? eshte ne natyren e tij ti zbukuroje historite qe te duken sa me interesante. E dua sepse edhe kur ia them ne sy te te tjereve qe boll mashtrove ose boll u mburre prap ai vazhdon te mbroje tezen e vet ?. Eeeh te tjeret! Te tjeret vdesin nga xhelozia kur na shohin te lumtur. Kur zihemi esht vetem per faj te tyre Me pelqen sepse nuk dorezohet asnjehere. Eshte i shkathet, karizmatik, nuk pushon se foluri, por njekohesisht nuk te lodh asnjehere. Di gjithmone te thoje fjalet e duhura ne vendin e duhur, i pjekur dhe njekohesisht femije, fiks tipi qe mua me terheq. Vetem nje te mete ka..vdeees per lojerat online..sa ndonjehere me duket sikur do ato me shume se mua Kur e pyes pse me do, me pelqen sepse me thote qe me do se i kam te gjitha . Pune e madhe nese i kam apo jo, rendesi ka qe ne syte e tij jam perfekte dhe ai me ben te nxjerr me te miren. Ndihem ne formen me te mire kur jam afer tij. Ju uroj te gjeni nje njeri qe te nxjerri ne pah anen tuaj me te mire vajza, kjo eshte me e rendesishmja dhe...ndiqni zemren, vetem ajo mund tju tregoje kush eshte i duhuri.. Flm po e postove Anabel
Letra 49
Mirmbrema Anabel!Besoj te gjithe e njihni Tom & Jerry ? Epo un jam ai luani qe del ne fillim.Burri im eshte perfekt se me do mua .Jo jo sjam modeste them me do mua sepse un ia acaroj nervat aq shumme dhe e bej me qellim kte gje.Edhe cfare ben ai ? fillon me perkedhel derisa un ta harroj qellimin tim dhe te filloj ta bej xhan.Ai eshte kaq jgbdjfkdbgsjjddhdfjkrs dhe une e dua ________________________ kaq shume .U beme pese vjet bashke dhe nuk e dua si diten e pare jo se dhe ai aty i ka hallet e veta por meqe tema eshte per lavdrimin e burrave sonte shava veten Naten e mire .
Letra 50
Buzeqeshja ime, ashtu siç une i kam vendosur pseudonimin atij kur gjithmone e therras. AI, i cili me ben te hidhem drejt çmendurive, pa patur frike asgje. Kur jam me te skam frike nga shpejtesia, lartesia, erresira sepse ai eshte mbrojtja, mbeshtetja, forca dhe lumturia ime. Dashuria ime eshte nje tip i qeshur, i çilter, qe edhe pse eshte i pari per sherr ska ndroje t qaj para te gjithve, sepse te dy ne bejme ate qe ndjejme dhe jetojme pa llogaritur askend, jetojme veç per njeri- tjetrin. Bashke ne jemi si 2 femij qe kur behemi bashke nisemi drejt aventurave ashtu siç nisi dhe kjo lidhje, si nje aventure por qe ne momentin e pare donim te binim ne dashuri me tjetrin dhe keshtu ndodhi. Thyem çdo rregull, nuk u lidhem, fejuam apo i thame dikujt, vendosem te bashkjetonim e te ndertonim jeten bashke. Tani jemi te lumtur qe kemi njeri- tjetrin. Ai eshte plotesia ime. Sa mir qe te kam buzeqeshja ime Anonim te lutem
Letra 51
Ai...ai eshte Dielli im,ai eshte ylli me i shndritshem ne qiell ,eshte ai flladi i lehte,qe me mbeshtjell.. Kemi nje vit bashke, nje vit i mbushur me fitore per ne e per dashurine tone ...! U dashuruam e gjithcka rrodhi si uji , papritur ishim bashke,nuk ndaheshim dot me nga njeri-tjetri,peshperitem "Te dua" per here te pare ,shtrenguam duart fort e qeshem teksa shiheshim ne sy e me thoshte qe jam engjelli i tij ! E dua ! Me dashuron ! E dua per gjithcka qe eshte ! E dua per syte e zinj me bisht,per shikimin serioz qe merr kur mendohet, per buzeqeshjen e tij,per zerin e tij qe eshte mjalti i shpirtit tim,e dua per shpirtin e madh ,qe ka ... Ai eshte dashuri ! Eshte ai njeri,me te cilin nuk kam frike te jem une me gabimet e mia ,eshte i gatshem te me mesoje ,te me ndihmoje...eshte prane meje. Ai nuk ka frike te jete i vertete e te shfaqe cdo emocion natyrisht ! E dua,kur qesh ,kur e puth e kilikoset ^^ E dua,kur mendoj se me ka pushtuar gjjthe qenien ,se ne gjaku im perbehet nga overdoza dashuri ! Po,kam qare per te,prej tij ,ka gabuar e kam gabuar,por nuk heqim dore ,ka patur edhe plot njerez e ende ka qe duan te na ndajne,po kujt i intereson ? Ne nuk ndahemi, jam gjysma e tij e ai eshte imi. Ai eshte gjithckaja ime, eshte ai qe me ben te kem deshire te jem nje njeri me i mire ! E dashuroj...me cdo qelize,me cdo rrahje zemre ,e dashuroj me teper ne cdo zgjim dhe ne cdo "naten e mire" thur endrra per familjen tone ! C'eshte dashuria... ! Eshte embelsi,ngrohtesi shpirti,eshte buzqeshje, mallkim i embel,trishtim i gezuar, eshte te duash dike aq sa per te cilin te jesh i gatshem te japesh jeten... Dashuria eshte ai, Parajsa ime eshte ai ! anonim nese denjoni ta lexoni ^^
Letra 52
Uroj qe ai mos ta kuptoje qe jam une se ndryshe do me grij dhe do me thoje ate shprehjen tone"zemer ne cfare menyre te ka pelqyer te ekzekutohesh?" Po cfare te them une per ate "pocin" tim,qe kur jemi njohur ne menyren me te cuditshme te mundshme grriceshim se kishim te njejtin tip,pastaj fillonim dhe benim si filozofa e derisa perfundonim duke folur per dashurine e aty ishim 100%vetvetja... Kjo fjala "poc"na ka bere te na rrihte zemra fort ishte batuta e bukur qe thoshim e dukej sikur kishim thene gjithcka ne ate moment. Grindemi se sna rrihet rehat e pastaj une si e "keqe" qe jam llastohem bej si bebe e ai me merr me te mira sa pajtohemi.Me ate kam qeshur me shume se me cdo njeri tjeter,gjithcka eshte kaq ndryshe. Me shikon dhe syte i shkelqejne si i cmendur,une bej si bebe e ai ne ato momente me merr me perqafon e sillet si i marr. Per mua eshte me i bukuri ne bote,eshte inteligjente dhe kjo ka qene gjeja qe mka terhequr me shume ne fillim,me kupton ashtu si askush ska bere me pare,eshte ilaci im sa here semurem,kujdeset per mua ashtu sic nuk ben per vete.. E dua per gjithcka qe eshte dhe dua gjithcka qe kam ndertuar me ate. Ok ok ka dhe dicka qe sme pelqen,kjo ceshtja qe do te bejm 4femije na ben te grricemi. Ia shpjegoj ne 100menyra qe eshte me mire dy,por ai kembngul 4 Por e di cfare eshte e rendesishme? Qe ai me mesoi cfare ishte dashuria,me mesoi se cfare do te thote te jesh e lumtur... Shume faleminderit qe je ne jeten time dhe mben te ndihem ne kete menyre! Askush nuk duhet te presi per dashurine e vertet,te gjithe kane dike ne jete qe do vij atehere kur nuk e pret dhe do tregoje se jeni e gjithe bota per te. Te gjithe meritojne te kene dike qe i do me pasterti... Mbremje te kendshme !
Letra 53
Anabel une e gjeta princin tim te kalter,ishte ai qe kisha enderruar gjithmone ishte king,sapo kishte mbushur 40 vjec po dukej si 30 kishte nji sens humori te papar,une isha kukulla e tij ylli i tij fryma e tij dhe pse ai 40 e une 35 u dashuruam marrezisht si dy adoleshenta Ai ishte dashuria e jetes time Donim te martoheshim por gjithcka mori fund ate e vrane dhe bashke me te vdiq dhe nji pjese e imja M je gjithmone ne zemren time Te lutem postoje Anabel
Letra 54
Ai eshte personi per te cilin bej gjithcka. Jemi njohur ne vitin e pare ne gjimnaz dhe si cdo vajze gjeja e pare qe me pelqeu ishte pamja e jashtme pasi karakterin nuk ja njihja. Po flas pak per pamjen e tij. Eshte nje djale me buze te trasha te formuara aq mire sa as nje piktor nuk do mundte dot ti bente.. Cjane buzet e angelina jolie para buzeve te tij?? Po buzeqeshja??? Ehhh syte i ka ngjyre kaf vetullat paksa te trasha dhe qerpiket te zinj dhe te gjate sikur tja kesh lyer me rimel. Eshte dy pellemba me i gjate se une. Dmth 1,75 dhe paksa i dobet.. Vishet bukur dhe me shije gje qe me pelqen shum. Nuk del nga shpia pa u parfumosur mire e mire, por ajo ku dua te ndalem eshte karakteri i tij.. O zot nuk ka mashkull me perfekt se ai.. ai moj motrani eshte tipi qe mban mbi kurriz me mijera e miljona probleme dhe akoma arrin te buzeqeshe sikur nuk ka ndodhur asgje. Perkujdeset per mua me aq embelsi sa nena per femijen e saj. Eshte tip i dashur me te gjithe, sidomos me femijet.. Oh i adhuron ata. Ka nje nip pas te cilit le koken. Pavarsisht gjithckaje nuk i perzien asnjehere problemet me familjen me problemet ne lidhje. Eshte aq i duruar aq i kuptueshem me te gjithe sa ne fillim me dha pershtypjen se do ishte nga ata tipa te cileve nuk u degjohej fjala. Por jo. Perkundrazi ka arritur te krijoje nje vend te rendesishem ne jeten e kujtdo qe e njeh. Eshte i zoti i vetes ne cdo gje.. Dua aq shum te flas akoma per te por nga ana tjeter nuk dua te zgjatem. Me pak fjale eshte idhulli im. Cdo dite i jam mirnjohese zotit qe e solli ne jeten time nje njeri te tille. E adhuroj oj oj oj.
Letra 55
Thonë që dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria e tij ishte më e pastra & më e magjishmja që po përjetoja. Ai ishte njeriu më i mirë që kisha njohur. Kishte një zemër të madhe plot dashuri. Ishte njeri i drejtë, i thjeshtë, nuk tregonte asnjehere mendjemadhësi dhe nuk kërkonte të ishte në qendër të vemendjes. Fliste pak. Ishte i mbyllur në atë botën e tij të vogël ku kishte vetëm veten e tij. Unë hyra në jetën e tij, në momentin më të përshtatshëm besoj. Sepse ai vuante nga diçka, ai ishte i varur nga diçka, ai luftonte me diçka. Ai ishte i varur nga DROGA.. Ndoshta vetë kjo fjalë të bën të mendosh fjalë nga më të këqijat për atë njeri, por jo. Ai ishte pikërisht siç e tregova unë në fillim. Nuk isha e verbuar nga dashuria sepse unë nuk e doja atëherë. Koha kaloi dhe ai më tha që më donte. Unë e dija 'problemin' e tij, por gjate kesaj kohe une kisha rënë në dashuri me atë njeri. E doja shumë për atë çka ishte, për atë çka isha unë kur isha me të. Gjithmonë kisha qenë një person i fortë dhe përpara atij që doja do isha akoma më e fortë. I kisha vënë synim vetes që do e ndihmoja që nuk do ta braktisja sepse ai kishte nevojë për mua! Kishte nevojë për mua më shumë se kurrë! Sepse ai më donte shumë, për të isha ajo vogëlushja e cila e kisha mbështetur për çdo gjë. U përpoqa shumë, i flisja se çfarë pasojash kishte. I dërgoja informacione të ndryshme nga interneti për efektet që shkaktonte droga, i qëndroja afër, i dhuroja dashuri. Bëja çdo gjë vetëm që te hiqte dorë.. .Mërzitesha me të vetëm që ta prekja thellë që mos të konsumonte më. Filloi duke më thene qe nuk lihej pernjehere, sepse kishte tentuar shumë herë edhe nuk kishte mundur, por duke u reduktuar dita ditës. Isha e ndërgjegjshme që duhej shumë vullnet, duhej durim, forcë, guxim. Nuk më mungonin ,edhe pse isha e vogel ne moshe , por kishte raste që lodhesha, qaja me orë të tëra sepse doja që ai të hiqte dorë, ta bënte për mua, për dashurinë tonë, për familjen që do krijonim. I tregoja shumë herë që nëse nuk hiqte dorë, askush nuk do e lejonte që të përfundonte me mua. Edhe ai ishte i dobët, mallkonte veten që nuk po mundte të hiqte dore përfundimisht. E kam parë të qaj shumë herë, kjo më bente ta mbeshtesja edhe më shumë. Shumë muaj 'lufte' , kurajoje, dhimbjeje, presioni. (Dikush që e ka përjetuar, e di që nuk është fare e lehtë). Nuk dija ç'te bëja më, dhe i vura kusht që nëse vazhdonte përsëri,mua do më humbte. E vendosa perballe nje zgjedhjeje. O mua, o "atë". Nuk kisha zgjidhje tjeter. I kisha folur për qendrat e reabilitimit për këtë problem, por nuk doja ta beja të ndihej keq, t'i dukej vetja si një i sëmur, kur në fakt ashtu ashtu ishte .. Ka pasur raste qe kam reaguar keq , jemi zene shume here ,por gjithmone e kemi gjetur nje arsye per te qene prap bashke . Arsyeja ishte dashuria jone, qe arriti te mposhte gjithcka. Ajo ishte me e forte se asgje tjeter . Ajo beri qe ai te ishte ky qe eshte tani . Po ai njeri i thjeshte , i sinqerte , i drejte , i dashur , por tashme me nje qellim te ri . Me nje arsye te forte per t`ja dale , sepse ai JA DOLI .Arriti te hiqte dore , fillimisht per shendetin e tij , pastaj per mua !! Ndihem shume krenare per ate. Ai eshte mbeshtetja ime me e madhe . Ai eshte arsyeja e buzeqeshjes time.. . Eshte ai qe kujdeset cdo kohe per mua . Eshte AI . Shoku im i ngushte i jetes !!
Letra 56
Thonë që dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria e tij ishte më e pastra & më e magjishmja që po përjetoja. Ai ishte njeriu më i mirë që kisha njohur. Kishte një zemër të madhe plot dashuri. Ishte njeri i drejtë, i thjeshtë, nuk tregonte asnjehere mendjemadhësi dhe nuk kërkonte të ishte në qendër të vemendjes. Fliste pak. Ishte i mbyllur në atë botën e tij të vogël ku kishte vetëm veten e tij. Unë hyra në jetën e tij, në momentin më të përshtatshëm besoj. Sepse ai vuante nga diçka, ai ishte i varur nga diçka, ai luftonte me diçka. Ai ishte i varur nga DROGA.. Ndoshta vetë kjo fjalë të bën të mendosh fjalë nga më të këqijat për atë njeri, por jo. Ai ishte pikërisht siç e tregova unë në fillim. Nuk isha e verbuar nga dashuria sepse unë nuk e doja atëherë. Koha kaloi dhe ai më tha që më donte. Unë e dija 'problemin' e tij, por gjate kesaj kohe une kisha rënë në dashuri me atë njeri. E doja shumë për atë çka ishte, për atë çka isha unë kur isha me të. Gjithmonë kisha qenë një person i fortë dhe përpara atij që doja do isha akoma më e fortë. I kisha vënë synim vetes që do e ndihmoja që nuk do ta braktisja sepse ai kishte nevojë për mua! Kishte nevojë për mua më shumë se kurrë! Sepse ai më donte shumë, për të isha ajo vogëlushja e cila e kisha mbështetur për çdo gjë. U përpoqa shumë, i flisja se çfarë pasojash kishte. I dërgoja informacione të ndryshme nga interneti për efektet që shkaktonte droga, i qëndroja afër, i dhuroja dashuri. Bëja çdo gjë vetëm që te hiqte dorë.. .Mërzitesha me të vetëm që ta prekja thellë që mos të konsumonte më. Filloi duke më thene qe nuk lihej pernjehere, sepse kishte tentuar shumë herë edhe nuk kishte mundur, por duke u reduktuar dita ditës. Isha e ndërgjegjshme që duhej shumë vullnet, duhej durim, forcë, guxim. Nuk më mungonin ,edhe pse isha e vogel ne moshe , por kishte raste që lodhesha, qaja me orë të tëra sepse doja që ai të hiqte dorë, ta bënte për mua, për dashurinë tonë, për familjen që do krijonim. I tregoja shumë herë që nëse nuk hiqte dorë, askush nuk do e lejonte që të përfundonte me mua. Edhe ai ishte i dobët, mallkonte veten që nuk po mundte të hiqte dore përfundimisht. E kam parë të qaj shumë herë, kjo më bente ta mbeshtesja edhe më shumë. Shumë muaj 'lufte' , kurajoje, dhimbjeje, presioni. (Dikush që e ka përjetuar, e di që nuk është fare e lehtë). Nuk dija ç'te bëja më, dhe i vura kusht që nëse vazhdonte përsëri,mua do më humbte. E vendosa perballe nje zgjedhjeje. O mua, o "atë". Nuk kisha zgjidhje tjeter. I kisha folur për qendrat e reabilitimit për këtë problem, por nuk doja ta beja të ndihej keq, t'i dukej vetja si një i sëmur, kur në fakt ashtu ashtu ishte .. Ka pasur raste qe kam reaguar keq , jemi zene shume here ,por gjithmone e kemi gjetur nje arsye per te qene prap bashke . Arsyeja ishte dashuria jone, qe arriti te mposhte gjithcka. Ajo ishte me e forte se asgje tjeter . Ajo beri qe ai te ishte ky qe eshte tani . Po ai njeri i thjeshte , i sinqerte , i drejte , i dashur , por tashme me nje qellim te ri . Me nje arsye te forte per t`ja dale , sepse ai JA DOLI .Arriti te hiqte dore , fillimisht per shendetin e tij , pastaj per mua !! Ndihem shume krenare per ate. Ai eshte mbeshtetja ime me e madhe . Ai eshte arsyeja e buzeqeshjes time.. . Eshte ai qe kujdeset cdo kohe per mua . Eshte AI . Shoku im i ngushte i jetes !!
Letra 57
Anabel jo vetem bukuria e tij fizike me cmendi, i gjate syjeshil , trup i bukur , por bukuria e tij shpirterore eshte edhe me e bukur, mund te them se jam femra me e lumtur me bashkeshortin tim, tashme un pres edhe nje femije nga tim shoq , asnjehere sdo mund ta tradhetoja ate , sepse nese e tradhetoj do jete njelloj si te tradhetoj veten time ! E dua po aq sa veten time , ai eshte ideali qe cdo femer do kishte dashur ta kishte ne krahe ! Falenderoj zotin qe me dha nje familje te tille dhe jam e gatshme ta mbroj familjen time nga cdo gje ! flm nese e lexuat ! Ju pershendes nga larg !