Celebrity

Djem në TikTok tregojnë histori abuzimi seksual nga dizajneri i famshëm, Alexander Wang!

Shkruar nga Anabel

29 Dhjetor 2020

Djem në TikTok tregojnë histori abuzimi seksual nga dizajneri i

Alexander Wang, puna e së cilit është parë shpesh te modele si Bella Hadid apo Kendall Jenner, kohët e fundit po e gjen veten në tituj revistash dhe video TikTok-u për arsye aspak të këndshme.

Wang po përballet me akuza të shumta për sulme seksuale. Viktimat e supozuara kanë folur përmes disa videove në TikTok, Instagram dhe Twitter, për të treguar me detaje sjelljen e tij.

Pretendimet u bënë së pari nga modeli Owen Mooney, i cili përshkroi një incident të vitit 2017, ku ai “u prek” nga Wang në një klub nate në New York.

Videoja e tij u bë virale pasi u shpërnda në Instagram nga Shit Model Management (SMM) dhe më pas, nga Diet Prada.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shit Model Management (@shitmodelmgmt)

Individë anonimë me histori të ngjashme, kanë filluar të flasin më pas.

Akuzat variojnë duke thënë se Wang mashtron njerëzit, iu jep drogë ose i detyron të dehen në festa. Ka gjithashtu akuza të përsëritura nga disa gra transgjinore, që thonë se Wang i ka detyruar të ekspozojnë organet gjenitale.

Akuza të ngjashme, janë bërë dhe më herët në Twitter, por ndonëse kanë qenë gjithnjë në të kufizuara vetëm si “aludime”, tani duket se numri i njerëzve që po flasin është në rritje.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Diet Prada ™ (@diet_prada)

Burimi: Input Mag

MOS I HUMBISNI