Eja shohim pak Tv

Pse e shohim ‘Love Story’ dhe ‘Për’Puthen’, edhe kur s’na pëlqen

Shkruar nga Anabel

29 Dhjetor 2020

Pse e shohim ‘Love Story’ dhe ‘Për’Puthen’,

Në internet, ka po aq faqe memesh me personazhet e “Për’Puthen” dhe “Love Story” po aq sa ka dhe faqe fansash. Këta njerëz kritikohen, por numërojnë qindra mijëra ndjekës. Takimet e tyre ironizohen, por videot në YouTube kanë miliona klikime. Pra, pse e shihet “Për’Puthen” dhe “Love Story” edhe nga njerëzit që nuk i pëlqejnë?

Trill apo dashuri? E ç’rëndësi ka?!

Amber L. Ferris, profesoreshë në Shkollën e Komunikimit në University of Akron, Ohio, thotë se “tema e romancës gjithmonë u intereson njerëzve”. Dr. Helen Fisher, studiuese në Institutin Kinsey dhe autore e “Anatomy of Love” thotë se “njerëzit janë të shtyrë të kuptojnë dhe dëgjojnë për dashurinë, madje e anashkalojnë artificialitetin”. Ajo përmend rastet e romaneve ose filmave: ngjarjet janë të trilluara, por njerëzit sërish përfshihen.

Pra, nuk ka rëndësi nëse është e vërtetë ose nëse e besojnë, në një mënyrë ose në një tjetër, njerëzit do të jenë sadopak kuriozë për marrëdhënien Tea-Andi, kë do zgjedhë Saimiri në “Love Story”, a do të refuzojë ndonjë vajzë trëndafilin e tij, po Atdheu kë pëlqen vërtet etj.

Pse e shohim ‘Love Story’ dhe ‘Për’Puthen’,

Janë pjesë e realitetit...për mirë ose për keq

Njerëzit nëpër programe të tilla nuk u morën nga hapësira dhe u vendosën qëllimisht në Tokë. Të gjithë kemi njohur tipa të ngjashëm me ta. Për mirë ose për keq, na sjellin më afër një realiteti të caktuar.

Pse e shohim ‘Love Story’ dhe ‘Për’Puthen’,

Ekzagjërohet. Edhe?!

Shfaqje të tilla janë deri-diku versione të ekzagjëruara të marrëdhënieve reale. Djemtë dhurojnë trëndafila, po jo aq sa çunat e “Për’Puthen”; vajzat bëhen xheloze, por jo aq shpesh sa vajzat e “Për’Puthen”; takimet janë romantike, por jo aq të sheqerosura sa ato të Saimirit. Këto programe janë njësoj si çdo prodhim tjetër të cilat i shohim thjesht e vetëm për t’u argëtuar.

Pse e shohim ‘Love Story’ dhe ‘Për’Puthen’,

Dramë. Dramë. Dramë.

Siç e thamë më sipër, ekzagjërimet prodhojnë drama dhe faktori “dramë” është i mjaftueshëm për ta bërë tërheqës një shfaqje. Trill ose jo, ne e shijojmë.

Pse e shohim ‘Love Story’ dhe ‘Për’Puthen’,

Një mundësi arratisjeje

Të gjitha këto dramat herë-herë të panevojshme, a nuk janë një mënyrë për t’u shkëputur për disa momente qetësuese? Në një vit pandemie, më shumë se kurrë njerëzit po kërkojnë të devijojnë nga përditshmëria e lodhshme dhe shohin programe të cilat i bëjnë të mos mendojnë gjatë. Në një situatë ndryshe, kujtdo do t’i bënin përshtypje takimet e para mes lavatriçeve, pajisjeve në palestër ose jacuzzi, por tani jo sepse njerëzit zgjedhin të mos e mendojnë gjatë.

MOS I HUMBISNI