Social Buzz

Hani thonjtë? 5 gjëra që mund të tregojë ky zakon për personalitetin tuaj!

Shkruar nga Anabel

28 Dhjetor 2020

Hani thonjtë? 5 gjëra që mund të tregojë ky zakon

Kafshimi i thonjve zakonisht fillon në fëmijëri. Shumë njerëz që e kanë këtë zakon që të vegjël, kur rriten e kalojnë atë, por për disa të tjerë, mbetet një zakon i përjetshëm.

Kjo sjellje e përsëritur mund të zbulojë disa fakte interesante për ju dhe nuk ka të bëjë vetëm me nivelin tuaj të stresit.

#1 – Ju mund të jeni një profesionist

Sipas një studimi, shumica e njerëzve që hanë thonjtë pëlqejnë të arijnë e të bëjnë më shumë se të tjerët.

Studiuesit anketuan një grup njerëzish, gjysma e të cilëve kishte zakon të kafshonte thonjtë dhe gjysma tjetër jo.

Njerëzit që hanin thonjtë rezultuan të kishin personalitet të tipit A, që do të thotë se ata punonin më shumë seç munden.

#2 - Ju jeni më të zgjuar se sa mendoni

Njerëzit që kafshojnë thonjtë shpesh janë individë të drejtuar nga qëllimi, që nuk kryejnë detyra me një ritëm të zakonshëm. Shumë njerëz kanë një tendencë të kafshojnë thonjtë e tyre gjatë momenteve të përqendrimit intensiv, kur janë duke u përpjekur të zgjidhin një problem.

#3 - Ju mund të jeni të paduruar

Mërzia dhe zhgënjimi mund të jenë shkaktarë të rëndësishëm të kafshimit të thonjve. Sapo të bëhet zakon, mund të bëhet diçka që ju bëni për ta mbajtur veten të zënë, kur jeni të mërzitur ose kur prisni.

#4 – Ju mund të mos jeni të kënaqur me veten tuaj

Ngrënia e thonjve mund të jetë një zakon “nervoz”, që i bën njerëzit të ndihen mirë përkohësisht.

Këta njerëz, shpesh mund të kenë pritshmëri të mëdha për veten, gjë që iu jep atyre stres.

Kur nuk e arrijnë dot qëllimin, ata ndihen të zhgënjyer e të turpëruar nga vetja.

#5 - Mund të ketë lidhje me një problem psikologjik

Ngrënia e thonjve mund të lidhet me çrregullimin obsesiv-kompulsiv, ku njerëzit ndjejnë dëshirën për të bërë diçka pa pushim, si për shembull, të kafshojnë thonjtë-

Sidoqoftë, jo të gjithë njerëzit me këtë gjendje, e kanë këtë zakon.

Burimi: Healthline, Bright Side

MOS I HUMBISNI