Lifestyle

Një listë me ushqime që do të jenë shumë, po shumë të famshme në 2021

Një listë me ushqime që do të jenë shumë, po

Përveç vaksinës së Covid-19, diçka tjetër që do t'ju bëjë të mendoni se 2021 është vit i mbarë, është lista e ushqimeve që do t'i lexoni më poshtë.

Nutricionistët kanë dalë në konkluzionin se ka një listë me superushqime që do të jenë kryefjala e 12 muajve të ardhshëm. Super ushqimet në gjuhën e tyre janë ushqime të shëndetshme, të pasura me antioksidantë, fibra dhe me shumë përfitime për shëndetin tonë. Lajmi tjetër i mirë? Nuk ka asgjë nga lista më poshtë që nuk e hani.

1.Ushqimet e fermentuara

Turshitë, kos, yogurt dhe çdo gjë tjetër brenda një kavanozi.Janë të pasura me probiotikë dhe e ndihmojnë shumë sistemin e tretjes. 

2. Boronicat

Nëse deri dje boronicat nuk gjendeshin brenda frigoriferit tuaj, kjo do të ndryshojë pas janarit. Janë të pasura me antioksidantë dhe fibra, prandaj mos i harroni!

3. Farat

Lloje të ndryshme farash s'duhet të mungojnë në raftet u ushqimeve sepse siç mund ta keni vënë re, fama e tyre do të jetë edhe më e madhe këtë vit. Janë një super mënyrë për t'i shtuar proteina dhe fibra vaktit tuaj.

4. Frutat ekzotike

Të pasura me potasium, antioksidantë dhe fibra. Miksojini dhe pini një lëng frutash për të pasur energji gjithë ditën!

5. Avokadot

Ka disa vite që avokadoja është në krye të listës së ushqimeve të famshme, por jo pa arsye. 

6. Spinaqi dhe çdo gjë tjetër jeshile

Shtojani spinaqin smoothie-it tuaj dhe mos ndani sallatrat! Janë dhe në modë, nëse ju duhej një tjetër arsye për t'u bindur. 

7. Frutat e thata

Në fakt, kanë qenë dhe do të jenë gjithnjë super-ushqim!

8. Salmoni

I pasur me proteina dhe Omega 3, salmoni është gjithnjë zgjedhje e mirë, por sigurohuni të jetë shumë i freskët.

Burimi: Cosmopolitan

REELS

Imagjino sikur kopshti yt të dukej gjithmonë perfekt, pa më të voglin mundim. E po, falë robotit EZVIZ RM600 kjo bëhet realitet: pjerrësitë dhe shiu nuk e ndalin, gjithçka e kontrollon nga telefoni dhe as që do të të bezdisë me zhurma teksa punon! Përse të lodhesh kur rezultati është i garantuar? Lërja në dorë teknologjisë.

Nëse shikoni “tym” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, nuk është zjarr! Banorët e “Big Brother VIP Albania” kanë zgjedhur Geek Bar.💨🔥 #geekbaralbania #evapifyalbania

Se shpejti në Broadway/ New York dhe West End/ Londër.

Shume bukur duket Kiara. Po te ishe te sedilja mbrapa, sa bukur do ndiheshe?

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.