Kinema & TV

Pushimet e festave të fundvitit: 8 seriale që duhet të shihni!

Shkruar nga Anabel

23 Dhjetor 2020

Pushimet e festave të fundvitit: 8 seriale që duhet të shihni!

Periudha më e bukur e vitit, zakonisht shoqërohet me ca ditë pushim, prandaj tani keni gjithë kohën që ju duhet për të filluar një serial të ri. Nëse nuk dini se çfarë, jeni në vendin e duhur!

#1 - Good Girls

Në nevojë të dëshpëruar për para, tre gra bashkohen për një plan të paligjshëm që do t’ju lehtësojë problemet financiare, por, të reja në botën e krimit, ato do të bëhen pjesë e saj më thellë nga çfarë kishin imagjinuar. E vetmja mënyrë për të dalë, është të jenë së bashku.

#2 - Tiny Little Things

Pasi një sulm rrëzon studenten më të mirë të një shkolle baleti, zëvëndësuesja e saj futet në një botë gënjeshtrash, tradhëtie dhe konkurrence.

#3 - Lost

Të mbijetuarit e një përplasjeje aeroplani gjenden të bllokuar në një ishull misterioz. Ata janë të detyruar të punojnë së bashku për mbijetesën e tyre, por do kuptojnë se nuk janë vetëm në ishull.

#4 - The Alienist

Një thriller psikologjik i vendosur mes pasurisë së madhe, varfërisë ekstreme dhe inovacionit teknologjik të vitit 1896, New York.

#5 - You

Çfarë do bënit për dashurinë? Një menaxher librarie takohet me një vajzë në vendin ku punon dhe përdor gjithë mjetet e mundshme për ta njohur dhe për t’i qëndruar asaj pranë. Deri ku mund të shkojë?

#6 - The Good Place

Eleanor, e gjen veten në një jetë të përtejme si dikush tjetër dhe përpiqet ta fshehë të kaluarën, për të vazhduar të qëndrojë në “parajsë”.

#7 - The 100

Një konflikt bërthamor ka shkatërruar civilizimin. Një shekull më vonë, një anije kozmike që strehon të mbijetuarit e vetëm të njerëzimit, dërgon 100 njerëz në Tokë për të përcaktuar se sa e banueshme është ajo.

#8 - The Crown

Seriali tregon jetën e Mbretëreshës Elizabeth II nga vitet 1940 deri në kohën moderne. Fillon me një vështrim të brendshëm në mbretërimin e hershëm të mbretëreshës, e cila u ngjit në fron në moshën 25 vjeçare, pas vdekjes së babait, mbretit George VI.

Ndërsa dekadat kalojnë, intrigat personale, romancat dhe rivalitetet politike zbulohet se luajtën një rol të madh në ngjarje që formuan vitet e mëvonshme të shekullit 20.

Përzgjedhja e serialeve është punë e redaksisë. Ndalohet ribotimi pa cituar burimin.

Artikujt të rekomanduar: