Horoscope

Nga ç'sëmundje rrezikoheni, bazuar në muajin e lindjes

Nga ç'sëmundje rrezikoheni, bazuar në muajin e lindjes

E dini që shumë pak foshnja lindin midis nëntorit dhe marsit dhe shumë të tjerë mes shtatorit dhe qershorit?

Sipas të dhënave të mbledhura për një kohë të gjatë kjo tregon se nënat kanë filluar ta planifikojnë muajin e lindjes së fëmijës.

Pse?

Fëmijët e lindur në vjeshtë dhe dimër janë më të prirur për të zhvilluar alergji ndaj ushqimeve. Edhe pse shkencatarët nuk mund të shpjegojnë se përse ndodh, astma është më e zakonshme tek fëmijët e lindur në vjeshtë. Një prej teorive thotë se fëmijët janë të ekspozuar ndaj alergeneve si për shembull pluhurat e merimangave në muajt e parë të lindjes kur ata rrinë më shumë në shtëpi dhe në ambiente të mbyllura.

Për sëmundjet e frymëmarrjes, ato riprodhuese dhe neurologjike, fëmijët e lindur në tetor dhe nëntor janë më të rrezikuar. Për problemet kardiovaskulare të lindurit nga shtatori e deri në nëntor janë më të mbrojtur. Ndërkohë të lindurit në janar dhe në dhjetor janë më të rrezikuar. Duke parë numrin e madh të njerëzve që humbin jetën për shkak të sëmundjeve kardiovaskulare, ata që lindin në vjeshtë janë më të prirur të jetojnë më gjatë. Ndërkohë nënat që i lindin fëmijët e tyre në verë i kanë më të larta nivelet e vitaminës D e cila ndikon në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës.

Edhe në studimet e mëparshme duket se është parë një lidhje midis shëndetit të fëmijës dhe muajit të lindjes. Studiuesit kanë ende shumë paqartësi për lidhjen që ka midis muajit të lindjes dhe shëndetit, por ata kanë vënë re qartësisht këto ndryshime në bazë të statistikave të mbajtura prej kohësh.

Burimi: Independent

REELS

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Shën Valentini po afron. Pëlqimet romantike mund të ndryshojnë, por veshja jote jo. Ne kemi zgjedhur kombinimet që bien në sy, dhe po, disa prej tyre janë me ulje në dyqan! Vajzë e ëmbël, vajzë e guximshme apo në qendër të vëmendjes? Ka ende kohë të gjesh dhuratën perfekte te @fashionandfriends_al Bëji screenshot dhe dërgoja atij. 😉

Paske bërë shumë shtytje me shtangë

@albanskenderaj x @miriamcani në koncertin “Motiv” në Londër 🥰

Kur Billie Eilish u takua për herë të parë me Justin Bieber në Coachella 2019, ai moment ishte një nga çastet më emocionuese dhe më simbolike të jetës së saj. Billie ka qenë fanse e çmendur e Justin-it në fëmijëri: këndonte këngët e tij, mbushte muret me postera dhe ëndërronte ditën kur ndoshta do ta takonte. Dhe kur Justin iu afrua, ëndrra e fëmijërisë u bë realitet. Billie shpërtheu menjëherë në lot, ndërsa Justin e përqafoi dhe e qetësoi, duke e lënë të qante mbi supin e tij. Për Billie-n, nuk ishte thjesht takimi me një idhull, por ishte një takim me njeriun që kishte formësuar rrugëtimin e saj muzikor. Ndërsa për Justin-in, ishte momenti kur pa një artiste të re, të cilën e admironte, të rritej dhe të krijonte identitetin e vet. Më vonë ai i tha se ishte krenar për gjithçka që kishte arritur Billie dhe se e meritonte plotësisht çdo sukses. Një vajzë që dikur adhuronte idhullin e saj, tani qëndronte përkrah tij si e barabartë në industri. Një moment emocionues dhe një provë se sa larg mund të të çojë një ëndërr. ❤️

Dashuria ka shije më të ëmbël këtë Shën Valentin falë @pasticerivittoria !🍰 Red velvet në formë zemre apo tortë profiteroli të rrethuar me simbole romantike…kë të zgjedhim këtë 14 shkurt? 🥰✨

Mommy & mini edition nga @perla.shop.albania ka “çmendur” rrjetin këto ditë! I krijuar për atë dashuri që s’ka nevojë për fjalë. Shkarkoni aplikacionin Perla në App/Play Store për të rezervuar. P.S.: Kanë menduar edhe për baballarët!🫠

What disease are you at risk of, based on the month of birth

Nga ç'sëmundje rrezikoheni, bazuar në muajin e lindjes

Did you know that very few babies are born between November and March and many more between September and June?

According to data collected for a long time this shows that mothers have begun to plan the month of childbirth.

Why?

Babies born in the fall and winter are more likely to develop food allergies. Although scientists can not explain why it occurs, asthma is more common in children born in the fall. One theory is that babies are exposed to allergens such as spider mites in the first few months of life when they are more indoors and outdoors.

For respiratory, reproductive and neurological diseases, children born in October and November are most at risk. For cardiovascular problems born from September to November are more protected. Those born in January and December are more at risk. Seeing the large number of people losing their lives due to cardiovascular disease, those born in the fall are more likely to live longer. Meanwhile, mothers who give birth to their children in the summer have higher levels of vitamin D which affects the growth and development of the child.

Even in previous studies it seems that a link has been seen between the health of the baby and the month of birth. Researchers still have a lot of uncertainty about the link between birth month and health, but they have clearly noticed these differences based on long-held statistics.

Source: Independent