Health

Shenjat që tregojnë se keni personalitet pasivo-agresiv, ndonëse nuk e dini

Shenjat që tregojnë se keni personalitet pasivo-agresiv, ndonëse

Çfarë është sjellja pasivo-agresive?

Njerëzit me sjellje pasivo-agresive i shprehin ndjenjat e tyre negative në mënyrë delikate përmes veprimeve në vend që t'i trajtojnë ato drejtpërdrejt. Kjo krijon një ndarje midis asaj çfarë ata thonë dhe asaj çfarë bëjnë.

Për shembull, supozojmë se dikush propozon një plan në punë. Një person me sjellje pasivo-agresive mund ta kundërshtojë planin, por në vend që të shprehë mendimin e tij, ai thotë se pajtohet me të. Ndonëse është kundër, ai nuk thotë asgjë, por më vonë shkakton probleme.

Një tjetër shembull: Një vajzë po studion me të dashurin e saj në të njëjtën dhomë. Ajo është e mërzitur me të, por në vend që t’ia thotë, vendos muzikë me zë të lartë që ta shqetësojë.

Sjellja pasivo-agresive mund të jetë simptomë e disa çrregullimeve mendore, por nuk konsiderohet të jetë një gjendje e veçantë e shëndetit mendor. Kjo lloj sjelljeje mund të ndikojë në aftësinë e një personi për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie të shëndetshme dhe mund të shkaktojë probleme në punë. Sidoqoftë, ka mënyra për të menaxhuar sjelljen pasivo-agresive në mënyrë që ajo të mos ketë një ndikim negativ në cilësinë e jetës së dikujt.

Shenjat e sjelljes pasivo-agresive

Zakonisht ekziston një ndarje midis asaj çfarë thotë një person me sjellje pasivo-agresive dhe asaj çfarë bën. Sjellja e këtyre njerëzve shpesh zemëron anëtarët e familjes, miqtë dhe bashkëpunëtorët. Sidoqoftë, personi mund të mos jetë i vetëdijshëm për sjelljen e tij.

Shenjat më të zakonshme janë:
- dëshirë për të kritikuar ose për të dalë kundër diçkaje
- kryerja e detyrave në mënyrë joefikase
- veprime armiqësore dhe cinike
- kokërfortësia e tepërt
- të fajësuarit e të tjerëve
- ankesa se nuk vlerësohen
- pakënaqësi ndaj kërkesave të të tjerëve

Shkaqet e sjelljes pasivo-agresive

Shkaku i saktë i sjelljes pasivo-agresive nuk dihet. Sidoqoftë, faktorët biologjikë dhe mjedisorë mund të kontribuojnë në zhvillimin e kësaj sjelljeje.

Studiuesit besojnë se njerëzit që shfaqin sjellje pasivo-agresive fillojnë të sillen kështu që në fëmijëri. Stili i prindërimit, dinamika e familjes dhe ndikimet e tjera të fëmijërisë mund të jenë faktorë kontribues. Abuzimi, neglizhimi dhe ndëshkimi i ashpër i fëmijëve gjithashtu mund të bëjnë që një person të zhvillojë sjellje të tilla.

Kushtet shëndetësore themelore mund të rezultojnë në sjellje që duken të ngjashme me sjelljen pasivo-agresive, të tilla si:
- stresi
- çrregullime ankthi
- depresioni
- çrregullime të sjelljes
- çrregullimi bipolar
- skizofrenia
- varësia ndaj alkoolit dhe substancave narkotike

Identifikimi i sjelljes pasivo-agresive

Sjellja pasivo-agresive nuk është një çrregullim mjekësor, kështu që një mjek nuk mund ta diagnostikojë atë. Sidoqoftë, një profesionist i trajnuar i shëndetit mendor mund të ndihmojë që të identifikohet një sjellje e cila ka nevojë për trajtim. Ata do të bëjnë pyetje në lidhje me simptomat dhe sjelljet, duke përfshirë edhe kohën kur ato filluan dhe efektet që kanë në jetën, punën dhe marrëdhëniet e dikujt.

Artikuj të rekomanduar:

Burimi: Healthline, WebM

REELS

Leku shkon te leku ore ?

Kripë në plagë ?

❣️?

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? ?

Jeni gati për 11 korrik apo jo? ?

Signs that you have a passive-aggressive personality, even though you do not know it

Shenjat që tregojnë se keni personalitet pasivo-agresiv, ndonëse

What is passive-aggressive behavior?

People with passive-aggressive behaviors express their negative feelings subtly through actions rather than addressing them directly. This creates a divide between what they say and what they do.

For example, suppose someone proposes a plan at work. A person with passive-aggressive behavior may oppose the plan, but instead of expressing his opinion, he says he agrees with it. Although he is against it, he says nothing but does what he can to cause trouble.

Another example: A girl is studying with her boyfriend in the same room. She is upset with him, but instead of telling him, she puts on loud music to disturb him.

Passive-aggressive behavior may be a symptom of some mental disorders, but is not considered to be a specific state of mental health. This type of behavior can affect a person’s ability to establish and maintain healthy relationships and can cause problems at work. However, there are ways to manage passive-aggressive behavior so that it does not have a negative impact on one’s quality of life.

Signs of passive-aggressive behavior

There is usually a division between what a person with passive-aggressive behavior says and what he does. The behavior of these people often angers family members, friends and co-workers. However, the person may not be aware of his behavior.

The most common signs are:
- desire to criticize or oppose something
- performing tasks inefficiently
- hostile and cynical actions
- excessive stubbornness
- blaming others
- complaining that they are not appreciated
- dissatisfaction with the demands of OTHERS

Causes of passive-aggressive behavior

The exact cause of passive-aggressive behavior is not known. However, biological and environmental factors may contribute to the development of this behavior.

Studiuesit besojnë se njerëzit që shfaqin sjellje pasivo-agresive fillojnë të sillen kështu që në fëmijëri. Stili i prindërimit, dinamika e familjes dhe ndikimet e tjera të fëmijërisë mund të jenë faktorë kontribues. Abuzimi, neglizhimi dhe ndëshkimi i ashpër i fëmijëve gjithashtu mund të bëjnë që një person të zhvillojë sjellje të tilla.

Kushtet shëndetësore themelore mund të rezultojnë në sjellje që duken të ngjashme me sjelljen pasive-agresive, të tilla si:
- stresi
- çrregullime ankthi
- depresioni
- çrregullime të sjelljes
- çrregullimi bipolar
- skizofrenia
- varësia ndaj alkoolit dhe substancave narkotike

Identifikimi i sjelljes pasive-agresive

Passive-aggressive behavior is not a medical disorder, so a doctor cannot diagnose it. However, a trained mental health professional can help identify a behavior that needs treatment. They will ask questions about symptoms and behaviors, including when they started and the effects they have on someone’s life, work, and relationships.

Source: Healthline, WebM