Dikur, filozofi kanadez Marshall McLuhan theksonte me të drejtë se “kushdo që përpiqet të bëjë një ndarje mes edukimit dhe argëtimit, nuk di asgjë për të dyja rastet”. “Argëtimi dhe edukimi nuk janë të kundërt; argëtimi mund të jetë mënyra më efektive për të mësuar,” evidentonte edhe filozofi gjermano-amerian Herbert Marcuse. Po të njëjën filozofi ndjek edhe Qendra TUMO, që shënjoi një epokë të re digjitale si qendra e kreativitetit teknologjik, e vlerësuar nga revista ndërkombëtare në krye të listave për dhjetë shkollat më të mira në botë.
Siç e kemi theksuar në një tjetër artikull, një ditë në Qendrën TUMO, ambientet e të cilës gjenden në mjediset e Air Albania Stadium, nuk ngjason aspak me një ditë të zakonshme shkollë. Kjo sepse TUMO është i ndërtuar si një mjedis që së pari është frymëzues dhe argëtues, përpara se të jetë edukues.
View this post on Instagram
Pra, TUMO nuk është thjesht një qendër mësimore, por një komunitet që ofron pafund mundësi, ku fëmijët e moshës 12-18 vjeç të socializohen, të njohin miq të rinj dhe të frymëzohen nga puna e njëri-tjetrit. Së fundmi, nxënësit që tashmë janë pjesë e TUMO Tirana morën pjesë në eventin “Christmas Party” me theme “TUMO Winter Wonderland”.
View this post on Instagram
Në atmosferën festive të festës “Christmas Party”, nxënësit panë filma Krishtlindjesh, si “Home Alone”, kënduan karaoke, kërcyen dhe u argëtuan në lojëra si “Treasure Hunt” dhe “Among Us”. Gjatë festës, ata patën rastin të takonin edhe kryetarin e Bashkisë, Z. Erion Veliaj, i cili i inkurajoi nxënësit të ndiqnin ëndrrat dhe pasionet e tyre.
Të gjithë adoleshentët që nuk patën mundësi të jenë pjesë e “Christmas Party” të mos shqetësohen. Gjatë muajit dhjetor, duke uruar festat e fundvitit, qendra fton te gjithë të rinjtë të moshës 12-18 vjeç, që kanë dëshirë të eksplorojnë një eksperiencë ndryshe mësimore, të provojnë 2 sesione pa pagesë në qendër. Seanca e radhës është në datën 22 dhjetor, në orën 15:30 - 17:30. Për të qenë pjesë, mjafton të plotësohet formulari.
Argëtim, miq të mirë, një përvojë ndryshe dhe njohuri të reja – dhurata më e bukur që mund t’u bëni adoleshentëve për festa!
Për t’u informuar më shumë për krijimin e Qendrës TUMO, seancat mësimore, shumëllojshmërinë e fushave të studimit, platformat bashkëkohore etj., klikoni këtu.