Muzika

Nis sot ‘Festivali i Këngës’: Ç’duhet të dini

Shkruar nga Anabel

21 Dhjetor 2020

Nis sot ‘Festivali i Këngës’: Ç’duhet të
Foto: @festivali.rtsh.al

Edicioni i 59 i Festivalit të Këngës në RTSH nis mbrëmjen e sotme në orën 21:00.

“Mbrëmja e parë e Fest ‘59 përcjell ballafaqimin e artistëve për herë të parë në interpretimin e tyre live. Rrugëtimi i kësaj nate do të jetë sa muzikor aq edhe social, diktuar nga Covid-19,” shkruan RTSH në Instagram. “Ky festival, sa artistik, është po aq edhe social, nëpërmjet mesazheve të mjekëve, personave me nevoja të veçanta, vullnetarëve të Kryqit të Kuq, si edhe një nevojë shpirtërore për të na bashkuar, në Shqipëri, Kosovë apo kudo ku ka shqiptarë,” shkruhet në faqen zyrtare të RTSH-së.

Festivali, me drejtor Martin Lekën, regjisor Pali Kuken, drejtor muzikor Sokol Marsin dhe producent muzikor Klodian Qafokun, do të moderohet nga Blendi Salaj dhe Jonida Vokshi. Salaj është kujdesur edhe për skenarin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Radio Televizioni Shqiptar (@rtsh.official)

Të gjithë artistët pjesëmarrës do të prezantojnë këngët live në një mjedis të hapur, në Sheshin Italia. Për momentin, është ende e paqartë se sa komode do të jenë kushtet për artistët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Festivali i Këngës në RTSH (@festivali_rtsh)

“Ky vit do të sillte një situatë të pazakontë që nga fillimi  i organizimit të tij dhe dalja jashtë, në Sheshin Italia do të ishte një sfidë për organizatorët, por edhe për artistët, sidomos për këngëtarët të cilët do të interpretojnë në kushte jo të favorshme për vokalin e tyre. E gjithsesi dëshira për të bërë një festival, për të mos humbur një vit të vazhdimësisë së një ngjarjeje kaq të bukur muzikore, do të sfidonte çdo vështirësi sepse ne duhet të mbrojmë muzikën.” – shkruhet në faqen e Festivalit.

Nata e dytë, nesër mbrëma (22 dhjetor), do t’i prezantojë këngët në versionin akustik. Finalja do të mbahet më 23 dhjetor.

MOS I HUMBISNI