Lëkura

Gratë po përdorin akull në fytyrë për ‘botox' dhe përfitime të tjera. A funksionon vërtet?

Shkruar nga Anabel

20 Dhjetor 2020

Gratë po përdorin akull në fytyrë për

Vendosja e akullit në një zonë të trupit për qëllime shëndetësore njihet si “terapi e ftohtë” ose krioterapi. Zakonisht përdoret për të lehtësuar dhimbjet pas një lëndimi.

Ndërkohë, “ice facials”, ose trajtimet e fytyrës me akull, njohur dhe si “skin icing” përdoren për:

- Eliminin e syve të fryrë

- Reduktimin e yndyrës

- Lehtësimin e gjendjes së akneve

- Për të qetësuar djegiet nga dielli

- Zvogëlimin e enjtjeve, inflamacionit, përfshirë skuqjet dhe pickimin nga insekte

- Reduktimin e shenjave të plakjes, të tilla si rrudhat

- Rritjen e shkëlqimit të shëndetshëm të lëkurës

Duhet thënë se këto pretendime mbështeten VETËM nga njerëz që e kanë provuar, duke bërë që metoda të bëhet e famshme dhe më shumë njerëz të dëgjojnë për të.

Nuk ka ndonjë hulumtim përfundimtar që tregon se akulli në fytyrë mund të ketë ndikim të rëndësishëm në gjithë pikat e lartpërmendura.

Vazhdoni të lexoni nëse doni të dini më shumë për mënyrat më të mira të aplikimit, përbërësit alternativë etj.

Si të vendosni akull në fytyrë

Sugjerohet që të vendosni 4-5 kuba akulli në një copë të butë pambuku. Me to, masazhoni butësisht fytyrën me lëvizje rrethore për një ose dy minuta.

Masazhi me lëvizje në formë rrathësh mund të kryhet në nofull, mjekër, buzë, hundë, faqe dhe ballë.

Përfitimet (e supozuara) të akullit në fytyrë:

1. Akull për sytë e fryrë

The Mayo Clinic sugjeron që ju mund të zvogëloni “qeskat” poshë syve, duke aplikuar një kompresë të ftohtë në atë zonë për disa minuta, me presion të butë.

Mund të përdorni dhe kuba akulli prej kafeje. Sipas disa hulumtimeve të vitit 2013, kafeina mund të depërtojë në lëkurë dhe të rrisë qarkullimin.

2. Akulll për aknet

Njerëzit që mbrojnë metodën e akullit për aknet thonë se ajo mund të minimizojë poret e lëkurës, për të zvogëluar prodhimin e tepërt të yndyrës.

Nëse përdorni akull për aknet, ndryshojeni copën me të cilën e aplikoni shpesh, për të shmangur përhapjen e baktereve nga një pjesë e fytyrës në tjetrën.

Akulli nuk ka pse të jetë vetëm ujë i ngrirë

Ju mund të provoni kuba akulli me aloe vera, me çaj jeshil apo produkte kozmetike si toniku i fytyrës.

Këshillë:

Para se të provoni vendosjen e akullit në fytyrë, diskutojeni me mjekun ose dermatologun tuaj. Ata mund të kenë disa shqetësime ose sugjerime për gjendjen tuaj të lëkurës, për shembull ilaçe që mund të merrni.

Nëse dermatologët jua lejojnë aplikimin, këtu janë disa këshilla të tjera për t'u ndjekur:

- Përdorni një enë për vendosjen e kubave të akullit vetëm për ju.

- Pastrojeni atë pas çdo përdorimi.

- Gjithmonë lani fytyrën para vendosjes së akullit.

-Mbani një leckë të pastër/peshqir për të fshirë ujin (lëngun) e tepërt që mund t’ju pikojë nga fytyra.

- Shmangni mbajtjen e akullit në fytyrë për një kohë të gjatë. Ekspozimi i zgjatur ngaj temperaturave të ngrirjes mund të rezultojë në djegie.

- Mos e aplikoni më shumë se njëherë në ditë.

Artikuj të rekomanduar:

Burimi: Healthline, Health Shots

MOS I HUMBISNI