Planeti

Pasojat e ndryshimit të klimës: A do të jetë Mesdheu shumë i nxehtë për turistët?

Shkruar nga Anabel

19 Dhjetor 2020

Pasojat e ndryshimit të klimës: A do të jetë Mesdheu
Karaburun, Shqipëri

Sezoni tradicional i pushimeve për shumë europinë nga vendet veriore, zakonisht fundi i korrikut dhe gushti, mund të mos jetë më i përshtatshëm për shkak të rritjes së temperaturave. Netët tropikale, ku temperatura nuk zbret më shumë se 20 gradë Celcius, janë në rritje dhe kjo gjë mund të ndikojë negativisht.

Studiues në Spanjë janë të shqetësuar për dëmtimin e industrisë së turizmit dhe po propozojnë që kulmi i sezonit veror të zhvendoset në qershor dhe gusht, për t’u përshtatur me realitetin e ri të klimës.

Pasojat e ndryshimit të klimës: A do të jetë Mesdheu
Isola Bella, Taormina, Siçili

Për shumë njerëz, këto ndryshime janë tashmë një realitet i ri. Pensionistët britanikë, skandinavë dhe gjermanë, prej pak kohësh preferojnë që vendet e Mesdheut, kryesisht Greqi, Spanjë dhe Itali, t’i vizitojnë në pranverë dhe vjeshtë, ku temperaturat nuk janë shumë të larta.

Pasojat e ndryshimit të klimës: A do të jetë Mesdheu
Navagio, Zakinthos, Greqi

Mirëpo problem paraqesin familjet me fëmijë, për shkak të shkollës. Pushimet në shkollë janë vendosur bazuar te moti, por duket se diçka e tillë nuk vlen më. Me rritjen e temperaturave, nuk përjashtohet mundësia që të sezoni i shkollës të ketë ndryshime për t’u përshtatur me klimën.

Burimet: Guardian, El Pais

MOS I HUMBISNI