News

Kjo grua urren sa shumë fiton Jeff Bezos ndaj krijoi ‘Jo Amazon’

Kjo grua urren sa shumë fiton Jeff Bezos ndaj krijoi ‘Jo

Teksa bizneset e vogla dhe shitësit lokalë përballen me bllokime dhe kufizime, gjigandët e tregtisë elektronike si Amazon kanë arritur në miliarda fitime shtesë. Kjo pabarazi në rritje, e sjellë nga pandemia, nxiti një grua kanadeze të provojë të luftojë.

"Unë thjesht e urrej [faktin se] Jeff Bezos dhe Amazon po bëjnë miliarda nga kurrizi i njerëzve të klasës punëtore", tha Ali Haberstroh. "Më duket se ata po vendosin paratë përpara mirëqenies së njerëzve."

Haberstroh e ktheu zemërimin e saj në “Not Amazon” (Jo Amazon), një dritare e re për bizneset e pavarura kanadeze, e cila rendit gati 4,000 shitës me pakicë në Toronto, Halifax, Calgary dhe Vancouver.

Kjo grua urren sa shumë fiton Jeff Bezos ndaj krijoi ‘Jo
Ali Haberstroh

Më shumë se 350,000 njerëz kanë vizituar faqen, e cila jo vetëm që ndihmon pronarët e dyqaneve, por tregon zhgënjimin në rritje për ndikimin e kompanive gjigante në internet.

"Në fillim nisi si shaka, me emrin, por së shpejti doja vërtet ta bëja si Amazon, duke pasur gjithçka në një vend. Unë nuk doja që njerëzit të kishin një justifikim për të mos blerë te bizneset lokale."

Ajo bleu domain-in Not-Amazon.ca për 2,99 dollarë kanadezë. Shumë dyqane, të cilat më parë rrezikonin të falimentonin, kanë patur shitje që kur u vendosën në Not Amazon. Vetë modeli i biznesit e mundëson këtë. Pronarët e Green Jar, një dyqan furnizimesh shtëpie dhe pastrimi me seli në Toronto, thanë se shitjet në internet janë rritur më shumë se 500% që kur janë të listuar në Not Amazon.

"Pritja nga bizneset ka qenë absolutisht e mahnitshme. Kam marrë mesazhe që më bëjnë të qaj çdo ditë."

Burimi: Guardian

REELS

😂😂😂

Më 3 mars, në skenën madhështore të Palais Garnier në Paris, mes shkëlqimit dhe solemnitetit të modës së lartë, një 10-vjeçar do të ngjitej në pasarelë për të sfiduar çdo pritshmëri. Në mesin e pëlhurave prej mëndafshi, xhaketave, fustaneve të qepura deri në detaj dhe vrullit të ethshëm të prapaskenës, ishte edhe Max Alexander. Rrugëtimi i tij nisi pothuajse shtatë vite më parë. Në një kohë kur mezi formonte shkronja në fletore, gishtat e tij të vegjël dinin të palosnin, të qepnin dhe të krijonin. Fillimisht, e ëma mendoi se ishte një fazë kalimtare, ku fëmijët priren të ëndërrojnë, por rezultoi se po rriste një talent. I lindur në Kaliforni nga Jack Alexander dhe Sherri Madison, Max gjeti frymëzimi te motra e tij, Samantha, sot 14 vjeçe. Ajo u bë muza dhe modelja e tij e parë. “Rrobat e para i krijova për të. Kur e shihja t’i vishte, ndihesha më i lumturi në botë,” tha ai në një intervistë për NDTV, me sytë që i ndriçonin nga entuziazmi. Sot, ndërsa shumë bashkëmoshatarë të tij sapo zbulojnë pasionet e para, Max Alexander po hyn në tempullin e modës botërore, duke dëshmuar se talenti nuk njeh moshë, por vetëm përkushtim, guxim, imagjinatë dhe pakëz bekim nga Perëndia.

E mbani mend besoj 🤨🤨🤨

Le të themi se interneti nuk e priti edhe aq mirë 🤓 🎥 : Friends Keep Secrets Podcast

Asnjë luftë nuk fiton më shumë se sa humbet njerëzimi.

Michael B. Jordan fitoi çmimin për Performancën më të Mirë nga një Aktor në Rol Kryesor, ndërsa reagimi në sallë ishte i jashtëzakonshëm. Megjithatë, dukej se askush nuk ishte më i emocionuar për fitoren e tij sesa Viola Davis.

🤓

Kelly Osborne (41-vjeç) , vajza e artistit të ndjerë Ozzy Osborne, tronditi të gjithë me pamjen e saj në Brit Awards

Një nga momentet më të përfolura të BRIT Awards 2026 ishte paraqitja surprizë e Dua Lipa-s, e cila u ngjit papritur në skenën e Co-op Arena në Manchester dhe elektrizoi publikun. Ylli i muzikës iu bashkua Mark Ronson gjatë performancës së tij, duke kënduar këngën “Dance the Night”.

This woman hates how much Jeff Bezos earns to create 'No Amazon'

Kjo grua urren sa shumë fiton Jeff Bezos ndaj krijoi ‘Jo

As small businesses and local retailers face blockages and restrictions, e-commerce giants like Amazon have made billions in extra profits . This growing inequality, brought about by the pandemic, prompted a Canadian woman to try to fight.

"I just hate [the fact that] Jeff Bezos and Amazon are making billions at the expense of working-class people," said Ali Haberstroh. "It seems to me that they are putting money ahead of people's well-being."

Haberstroh turned her anger on "Not Amazon," a new window on Canadian independent businesses that lists nearly 4,000 retailers in Toronto, Halifax, Calgary and Vancouver.

Kjo grua urren sa shumë fiton Jeff Bezos ndaj krijoi ‘Jo
Ali Haberstroh

More than 350,000 people have visited the site, which not only helps store owners, but shows growing frustration with the impact of giant online companies.

"At first it started as a joke, with the name, but soon I really wanted to do it like Amazon, having everything in one place. I didn't want people to have an excuse not to buy at local businesses."

She bought the Not-Amazon.ca domain for C $ 2.99. Many stores, which previously risked bankruptcy, have had sales since they settled on Not Amazon. The business model itself enables this. The owners of Green Jar, a Toronto-based home improvement and cleaning store, said online sales have grown more than 500% since they were listed on Not Amazon.

"The reception from the businesses has been absolutely amazing. I have received messages that make me cry every day."

Source: Guardian