Lëkura

Një dermatologe thotë dy arsyet pse shkaktohen rrathët e zinj poshtë syve, përveç lodhjes!

Shkruar nga Anabel

18 Dhjetor 2020

Një dermatologe thotë dy arsyet pse shkaktohen rrathët e zinj

Lëkura poshtë syve është më delikatja nga të gjitha në fytyrën tuaj, prandaj edhe është ndër të parat që tregon shenjat e plakjes dhe/ose lodhjes.

Ndërsa mund të mendoni se rraskapitja është faktori kryesor i rrathëve të zinj, në fakt nuk është kështu.

Sipas dermatologes Mona Gohara, ka dy arsye kryesore që shfaqin rrathët:

1. Pigmenti

2. Enët e gjakut

“Ndryshimet e pigmentit nën sy mund të jenë gjenetike dhe janë ndryshe për raca të ndryshme. Ndërkohë, teksa plakemi dhe lëkura e qepallave tona hollohet, enët e gjakut nën lëkurë bëhen më të dukshme dhe ato kanë një ngjyrë të zbehtë, të kaltër, që krijon “njollat” nën sy”, shprehet dr. Gohara.

Për shkak se këta rrathë të errët kanë shkaqe të ndryshme rrënjësore, ato kërkojnë trajtime të ndryshme.

Për rrathët e zinj të shkaktuar nga faktorë gjenetike, ju do t’ju duhet të përdorni përbërës që ndihmojnë me hiperpigmentimin, ndërsa për ata që shkaktohen nga enët e gjakut mund të zgjidhni një produkt me efekt te enët e gjakut.

Për të zbuluar më shumë për rrathët e syve dhe problematikat e tyre, shihni video më poshtë:

 

MOS I HUMBISNI