Ndërsa shpërthimi i koronavirusit shkaktoi sfida të paparashikuara dhe na detyroi të ndryshojmë plotësisht mënyrën e të jetuarit, është e kuptueshme që 2020-a ka qenë një vit i vështirë për të gjithë. Të gjithë, përveç Jeff Bezos, Elon Musk, Bill Gates dhe Bernard Arnault (dhe miliarderëve të tjerë).
Pasuria e tyre në total u rrit me 219 miliardë dollarë.
Nuk është surprizë që Bezos të jetë në vendin e parë, si njeriu më i pasur në botë, pasi në një vit kur të gjithë ishin të detyruar të qëndronin në shtëpi, shitjet në Amazon po arrinin kulmin.
Nga data 16 dhjetor 2019 deri në 15 dhjetor 2020, themeluesi i Amazon, pa se si pasuria e tij u rrrit me 61%, sipas “Billionaire Index” nga Bloomberg. Ai shtoi 70 miliardë dollarë në pasurinë e tij gjatë vitit, duke e çuar vlerën totale të saj në 185 miliardë dollarë.
Në vendin e dytë është CEO i SpaceX, Elon Musk, i cili aktualisht po teston raketën Starship, me shpresën se një ditë do i çojë njerëzit në Mars.
Musk shtoi pasurinë e tij duke rritur me 461.6% fitimet në 12 muajt e fundit. Ai tani ka një vlerë totale prej 155 miliardë dollarë.
Pasuria neto e themeluesit të Microsoft, Bill Gates, është rritur me 13.9%, duke fituar 15.7 miliardë dollarë që nga dhjetori i kaluar, ndërsa Bernard Arnault, kryetar dhe CEO i LVMH (Moët Hennessy – Louis Vuitton) e rriti pasurinë e tij neto me 6%, duke shtuar 6.3 miliardë dollarë.
Pasuria neto e Gates qëndron në 129 miliardë dollarë, ndërsa Arnault aktualisht është në 112 miliardë dollarë.
Ky i fundit, kohët e fundit tejkaloi dhe Mark Zuckerberg, CEO-n e Facebook, duke e bërë personin e katërt më të pasur. Mark ka fituar 1.89 miliardë dollarë që prej 13 dhjetorit, 2020. Vlera e pasurisë së tij aktuale është rreth 104 miliardë dollarë.
Në një deklaratë të cituar nga Business Insider, Frank Clemente, drejtori ekzekutiv i Amerikanëve për Drejtësinë e Taksave, foli për 10 miliarderët më të pasur dhe tha se Amerika kurrë më parë “s’ka parë një grumbullim të tillë pasurie në kaq pak duar”.
Ai shtoi:
“Rritja e pasurisë së tyre është aq e madhe sa vetëm ata mund të sigurojnë një pagesë stimulimi prej $3,000 për çdo burrë, grua dhe fëmijë në vend, dhe akoma të jenë më të pasur se nëntë muaj më parë.”
Krahas emrave të lartpërmendur, në listën e 10 njerëzve më të pasur në botë janë edhe Warren Buffet, Larry Page, Sergey Brin, Steve Ballmer dhe Mukesh Ambani.
Burimi: Unilad