Më 21 Dhjetor, planetët do të rreshtohen, duke u shfaqur më afër seç kanë qenë që nga mesjeta, në atë që quhet “Puthja e Krishtlindjeve”.
Këtë vit, të apasionuarit pas yjeve do të kenë mundësinë të shohin një “puthje” ndërplanetare, kur Jupiteri dhe Saturni do të shfaqen më pranë se kurrë dhe më të ndritshëm seç janë dukur në 800 vjet, në një ngjarje të njohur si “bashkimi i madh” (great conjuction).
Çfarë po ndodh dhe sa e rrallë është?
Në solsticin e 21 dhjetorit, planetët do të duken si një yll që shkëlqen, pasi orbitat 12 dhe 29-vjeçare të të Jupiterit dhe Saturnit do i bashkojnë ata.
Lidhja e fundit e madhe ishte në maj të vitit 2000, por pozicioni i tij në qiell e bëri të vështirë për t’u parë.
Bashkimi i madh i vitit 1623 (kur Galileo Galilei ishte ende gjallë) ishte gjithashtu i vështirë për t’u dalluar sepse u shfaq shumë afër dielit, duke “humbur në shkëlqimin e tij”.
Si mund ta shihni?
Në vitin 2020, fenomeni qiellor do të jetë i dukshëm nga kudo në Tokë, por kushtet do të jenë më të mirat pranë ekuatorit.
"Puthja" e Krishtlindjes, siç e ka quajtur astronomi Dr. Brad Tucker nga Universiteti Kombëtar Australian, do të shfaqet për afro një orë pas perëndimit të diellit.
Ju mund ta shihni live këtu:
Burimi: The Guardian, Cambridge Independent