Celebrity

Vannesa Hudgens ka filmin më të papërshtatshëm për ta ndihmuar të flejë

Shkruar nga Anabel

12 Dhjetor 2020

Vannesa Hudgens ka filmin më të papërshtatshëm për ta

Mendoni ndonjëherë se keni shije të çuditshme për filmat dhe serialet që ndiqni? Epo, nuk jeni vetëm.

Vanessa Hudgens thotë se i pëlqejnë shumë filmat. Ajo mund të kalojë nga një film romantik te një dramë deri te “të fjeturit gjumë me The Exorcist”.

Për ju që nuk e keni parë, ja si duket trailer-i i një prej versioneve të filmit:

Mund t’ju ndihmonte një film i tillë për të fjetur?

Ndoshta po, nëse jeni si Vanessa.

Aktorja e ka shprehur prej vitesh pasionin e saj për çdo gjë të frikshme, që nga festa e Halloween e deri te filmat horror.

Edhe nëse do i duhej të zgjidhte një film për të parë në një takim romantik, ajo përsëri do të zgjidhte një film horror, madje Hudgens rekomandon të shihni filmin “As Above So Below”, që duket kështu:

Fundja, s’ka më mirë se të shtrëngoni fort njeriun që pëlqeni, kur skenat e frikshme po ju tmerrojnë.

Burimi: Cosmopolitan