Lëkura

3 irritues sezonalë që mund të jenë duke ju acaruar lëkurën dhe ç’duhet të bëni

Shkruar nga Anabel

12 Dhjetor 2020

3 irritues sezonalë që mund të jenë duke ju acaruar

Çdo stinë e vitit sjell diçka të re dhe të veçantë për t’u vlerësuar.

Fatkeqësisht, ndryshimet sezonale gjithashtu mund të irritojnë lëkurën, veçanërisht nëse keni lëkurë të ndjeshme ose alergji sezonale, që ju bëjnë edhe më të ndjeshëm ndaj këtyre ndryshimeve.

Këto janë 3 prej irrituesve sezonalë më të zakonshëm, që mund të ndikojnë në lëkurën tuaj:

#1 – Ajri i ftohtë

3 irritues sezonalë që mund të jenë duke ju acaruar

Moti i dimrit mund ta bëjë lëkurën shumë të ndjeshme. Ajri i ftohtë mund t’ju thajë lëkurën, duke bërë që ajo të irrritohet më lehtësisht.

Në pjesë të caktuara të lëkurës, më të ekspozuara ndaj të ftohtit, mund t’ju shfaqen dhe njolla të kuqe.

Ç’duhet të bëni: Hidratoni lëkurën! Ri-hidratojeni  sa më shpesh të jetë e mundur, për të qetësuar acarimin. Shamngni dushet e nxehta, edhe pse mund të jenë gjithçka që duam në një mëngjes të ftohtë dimri.

#2 – Poleni

3 irritues sezonalë që mund të jenë duke ju acaruar

Ah, pranvera. Koha fillon të ngrohet, pemët dhe lulet fillojnë të lulëzojnë dhe…hunda juaj fillon të rrjedhë, ndërsa sytë fillojnë t’ju kruhet.

Shumë njerëz me alergji sezonale kanë frikë nga ardhja e pranverës, sepse nivelet e polenit që rriten, acarojnë lëkurën dhe sytë e njerëzve.

Ç’duhet të bëni: Bëni një dush para se të shkroni në shtrat çdo natë. Kështu, lani gjithë polenin e mundshëm nga floku dhe nga lëkura. Përdorni një detergjent rrobash, të krijuar posaçërisht për njerëzit me lëkurë të ndjeshme, për t’u siguruar që rrobat tuaja nuk përmbajnë asnjë grimcë poleni apo solucion që shkakton acarim.

#3 – Drita e diellit

3 irritues sezonalë që mund të jenë duke ju acaruar

Rrezet e diellit mund ta irritojnë lëkurën në një mori mënyrash. Lëkura mund të bëhet më e thatë se zakonisht, të digjet dhe në një kohë afatgjatë, të plaket më shpejt.

Ç’duhet të bëni: Edhe nëse nuk keni ndonjë ndjeshmëri specifike ndaj ekspozimit në diell, ju përsëri duhet ta mbroni lëkurën në çdo moment. Përdorimi i një kremi mbrojtës ndaj diellit, s’duhet të mungojë në rutinën tuaj në çdo stinë të vitit.

Nëse jeni shumë i ndjeshëm ndaj diellit, duhet ta shmangni sa më shumë ekspozimin në ditë të nxehta.

Artikuj të rekomanduar:

Burimi: CNN

MOS I HUMBISNI